Home

Lajme

Armand Duka – I dashur Taulant!

No Comments Lajme Sport

E lexova letrën tënde dhe më beso që më emocionoi shumë. Gjatë leximit më kalonte në mendje historia jonë në Kombëtare. Një histori lufte, përpjekjesh, triumfi dhe vuatjesh. Një histori njerëzore në të gjitha dimensionet e saj.
Ti ke qenë një motorr për ekipin, një luftëtar i vërtetë, një djalë i përkryer (në fakt, do vazhdosh të jesh por jo më si lojtar). Për fat të keq, për këtë rol, nuk e kemi një zëvendësues. Por shpresoj shumë që performanca jote gjatë këtyre viteve të shërbejë si model dhe si shembull për të gjithë futbollistët e të gjitha niveleve të ekipeve kombëtare.
Edukata familjare, ajo profesionale dhe ato që përmenda më lart, u bënë bashkë, u “kapën përdore” dhe prodhuan këtë personalitet dhe njeri, këtë luftëtar dhe profesionist, që do të më mungojë.
Në këtë botë miku im, ajo që mbetet është kontributi për të arritur suksesin dhe emri i mirë. Ti këto i ke arritur. Prandaj, kontributi yt, mund të quhet “mision i përmbushur”.
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, se çdo rrugëtim, sado i gjatë të jetë, e ka një fund. Për këtë kontribut të gjatë dhe tepër të vlerësuar, ti miku im, ke hyrë në librin e historisë dhe hollin e famës së futbollit shqiptar. Si dashamirës futbolli, si bashkëudhëtar i suksesit tënd dhe si President i FSHF, jam shumë i lumtur ta konfirmoj këtë.
I dashur Taulant! Mua personalisht do të më kesh gjithmonë një mik të përjetshëm. Besnik dhe krenar për miqësinë tonë.
Të perqafoj.
Armand Duka
President i FSHF

Burimi/Facebook

Shqipëria dhe shqiptarët afër realizimit të ëndrrës – Botërorit të parë në histori

No Comments Sport

Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës, kualifikimit për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror. “Kuqezinjtë” triumfuan sonte minimalisht 0:1 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.

Ishte Armando Broja, heroi për Shqipërinë duke e shënuar golin në minutën e 80-të, 14 minuta pas inkuadrimit në lojë. Broja ishte shpëtimtari i Shqipërisë në ndeshjen e parë me Hungarinë në këto eliminatore, duke e shënuar golin e fitores, edhe atëherë duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Kjo fitore është prej më të rëndësishmeve për Shqipërinë, pasi shkojnë në kuotën e 15 pikëve, diçka që nuk e kishin arritur asnjëherë në eliminatoret për Botëror.

Anglia prin momentalisht me 19 pikë në vendin e parë, kurse pas saj vjen menjëherë Shqipëria me 15 pikë. Synimi i “Kuqezinjëve” është vendi i dytë i cili dërgon në play-off për kualifikim në Botëror.

Por, rival direkt për Shqipërinë është Polonia, e cila ka një pikë më pak se ta, me 14 gjithsej.

Të martën me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania Stadium”, Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen jetike për objektivin, vendin e dytë.

“Kuqezinjtë” luajnë me Poloninë në stadiumin e mbushur plot e përplot, të cilët do jenë lojtari i 12-të i vendasve.

Me fitore eventuale të martën, Shqipëria do ta blindonte pozitën e dytë në grupin I dhe do të shkonte në play-off për kualifikim për Kupën e Botës 2022, hapi i fundit për realizimin e ëndrrës së shumëpritur.

Shqipëria arriti kualifikimin në një garë madhore në vitin 2016, kur u kualifikua në Kampionatin Evropian që u mbajt në Paris, teksa arritën një fitore dhe patën paraqitje dinjitoze, por pa arritur ta kalonin grupin.

Burimi/fan-page.al/

Na bëri të gjithëve krenar, Broja : Për Shqipërinë jap gjithçka

No Comments Sport

Armando Broja u bë sërish heroi i Kombëtares.

20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror. Pas ndeshjes, Broja u shpreh: PARASHIKIMI: Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qef të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën.
Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë.

TITULLAR: Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë.

VENDI I DYTË: Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.

Burimi/fan-page.al/

Çun Dreli – Distria e Dardanisë

No Comments Lajme Sport

Dikund ku s’humbësh jam, ku s’të brenë vetmia, as ajo miza e verdhë, që Anadollit i brente shqiptarët e përndjekun!
Dikund ku t’gjenë e të nxjerrë nga humnera spiralja e Teutës spartane, që i përmbyti romakët n’det për nji Agron, si Distria e fisit të fisëm, që kurrizin ia puthi me tokën e saj japonezës, e Dardaninë e mbushi me lot gëzimi, tue ba me krah!
Edhe mua, t’humbunin, n’ranën e prusht, mi mbushi mushknitë jod e oksigjen fitorja e nji vashe, me emën t’madh, e shpërtheva gëzimit: Kurrë mos t’humbët bima jote moj dorë e hekurit që din edhe djepin me përkundë!
Dikund ku s’të lanë gjinkallat me t’shurdhua vetmia, e deti t’zbardhon me krypë, m’gjenë spartanja Distria e spartaku Driton, që gjumin gjum s’e bani tue i tregua se si i thehet kurrizi t’fortit, e si bahesh krejt e art e lumtunie thërras: Sa e madhe je Kosovë e sa t’vogël t’kujtuen ata që provuen me t’thye si arrat!

Burimi/Facebook

Për herë të parë në Evropian, katër shqiptarët refuzojnë të këndojnë himnin maqedonas

No Comments Lajme Sport

Futbollistet me origjine shqiptare nuk kenduan himnin e Maqedonise se Veriut .

Himni i Maqedonisë së Veriut u këndua për herë të parë në një kompeticion madhështor si Europiani, pikërisht ditën e sotme, në stadiumin e Bukureshtit, ku skuadra e trajnerit Angelovski, kishte përballë Austrinë.

Ata që ra në sy gjatë ekzekutimit të himnit maqedonas, ishin 4 futbollistët shqiptarë, Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musiu, që zgjodhën të mos këndonin, duke respektuar në një farë mënyre edhe origjinën e tyre.

Të katërt këta futbollistë u graduan titullarë nga trajneri Angelovski, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve, e kënduan himnin, në këtë ndeshje historike për shtetin e tyre. Në stol janë Bejtullai dhe Hasani.

Burimi/fanpage.al/

“Poet i futbollit”/ Papa Françesku homazh për vdekjen e legjendës Diego Maradona

No Comments Lajme Sport

Papa Francesku ka publikuar sot një mesazh të ndjerë për vdekjen e bashkëkombasit të tij Diego Armando Maradona, duke e quajtur atë “poet të futbollit”.

Papa Françesku, i lindur me emrin Jorge Mario Bergoglio, ne llogarine zytare te Vatikanit shkruante: “Vdiq Maradona, poeti i futbollit. Papa Françesku e perfshin në lutje. Bota e futbollit është në zi për vdekjen e futbollistit legjendar argjentinas Diego Armando Maradona, i konsideruar nga shumica si futbollisti më i madh i të gjitha koëhrave.“

“Papa Francesku kujton me dashuri takimin e tij me Maradonën në 2014, me rastin e Ndeshjes së Paqes dhe më pas përsëri në 2015, në kuadër të iniciativës promovuese të sportit Scholas Occurentes.”

Burimi/Top Channel

Dyshja shqiptare bën spektakël edhe në Australi

No Comments Lajme Sport

Një spektakël i vërtetë ishte ai që erdhi në derbin e shqiptarëve në Australi. Melbourne Victory është ekipi ku aktivizohet Migjen Basha, i cili ka luajtur nga minuta e parë përballë Western United.

Tek miqtë aktivizohet Besart Berisha, që la gjurmën e tij në këtë takim. Te goli i dytë për Western United topi në rrjetë u dërgua nga sulmuesi, megjithëse u cilësua zyrtarisht si një autogol.

U duk gjithçka e lehtë për ekipin e mesfushorit shqiptar që në minutën e 6 dhe të 7 kaluan Melbourne Victory në avantazhin 2-0 me realzimet e Toivonen dhe Dobras. Ndërkohë Diamanti, autogoli i Donachie dhe McDonald në minutën e 51 kthyen edhe shifrat në 2-3./zeri/

FOTO/ Bes Kallaku në mbështetje të kombëtareve: Suksese Shqiptarisë sot!

No Comments Lajme Sport

Shqipëria dhe Kosova do të përballen respektivisht me Islandën dhe Anglinë, në kuadër të eliminatoreve të EURO2020.

Për t’i dhënë më shumë zemër djemve tanë ka menduar dhe aktori i mirënjohur i estradës, Bes Kallaku.

Aktori përmes një postimi në rrjetin social Instagram, u ka uruar fat në kombëtareve mbrëmjen e sotme.

“Suksese përfaqësueseve të Shqiptarisë sot. Shqipëri, Kosovë.”, ka shkruar ai.

Image

© SYRI.net

Kampioni botëror i futbollit i shkruan Ilda Bejlerit, publikohet biseda private

No Comments Lajme Sport

Ilda Bejleri është në kontakt të vazhdueshëm me yje të futbollit të kombëtares shqiptare, por jo vetëm. Moderatorja ka publikuar ditën e sotme në ‘Instastory’ një bisedë të shkurtër me futbollistin e njohur, Lukas Podolski.

Kohë më parë, ajo dhe Xherdan Shaqiri kanë realizuar një intervistë, ku i pranishëm ka qenë dhe Lukas. Pamjet e kësaj interviste, Ilda i ka publikuar si një kujtim. Futbollisti i kishte kthyer përgjigje nëpërmjet disa ‘emoji’ duke qeshur, ndërsa moderatorja e kishte ftuar për një intervistë të dytë.

“Kur Lukas Podolski të kthen përgjigje”, ka shkruar moderatorja mbi foton e bisedës, duke e cilësuar atë si një kampion botëror. Kujtojmë se së fundmi, Ilda tërhoqi vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj në stadiumin e Prishtinës.

Ifoshqip.me

Historia e Maradonës, babait me fëmijë nga Italia në Kubë!

No Comments Lajme Sport

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes Diego Armando Maradona. Shumë shpejt mund të ketë një skuadër futbolli, të gjithë të vetën. Skuadër futbolli me fëmijët e tij kudo që ndodhen. Lajmi i fundit që ka të bëjë me këtë gjë është se: ish-futbollisti i famshëm nuk ka 5 fëmijë, por 8.

Një gjë të tillë e ka thënë avokati i tij Matias Morla, i cili ka rrëfyer në një television argjentinas se si “Pibe de Oro” ka edhe 3 fëmijë të tjerë nga dy gra të ndryshme në Kubë, gjatë qëndrimeve të tij të gjata në ishull, pas ndarjes nga Claudia Villafane, qëndrime të cilat shpesh ndaheshin me diktatorin Fidel Castro.

Morla ka thënë se një nga fëmijët deri tani të panjohur, është 18 vjeç dhe shpejt do njihet me babain e tij, trajneri actual i ‘Dorados de Sinaloa’.

“Gjithçka do sistemohet shumë shpejt. Maradona do të shkojë në Kubë për të bërë testet e ADS-së, por gjithçka duket në rregull. Diego dëgjohet rregullisht me të gjithë fëmijët prej kohësh tashmë dhe ka ndër mend të marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë që i takojnë.”

Deri më tani, fëmijë ‘zyrtarë’ të Maradonës janë 5: Dalma dhe Giannina, nga martesa me Claudia Villafane (Giannina e ka bërë gjysh me Benjamin, kur ishte e martuar me El Kun Aguero).

Diego Armando Junior lindur nga marrëdhënia me Cristiana Sinagra (edhe Diego junior ka një fëmijë, i quajtur Diego Matias).

Jana, e bija e Valeria Sabalain dhe e njohur nga i ati në 2007-ën dhe në fund Diego Fernando, i cili erdhi nga marrëdhënia me Ojeda.

Pikërisht Giannina, vajza e dytë, ka gjetur mënyrën për të komentuar në mënyrë sa ironike, edhe të zemëruar lajmin për tre vëllezër të tjerë.

Ajo postoi në profiling e saj në Instagram një karikaturë dhe këtë frazë, drejtuar të atit: “Na mungonin vetëm 3 për të bërë një skuadër me 11. Ti mund ta bësh.”

Një mënyrë ‘e sjellshme’ për t’i tërhequr vërejtje prindit, edhe pse në një intervistë, gjeti mënyrën për ta ‘rritur pak dozën’ duke thënë: “Nuk më habit më asgjë. Kam mësuar se nuk duhet të diskutoj më me askënd dhe të mos i besoj askujt.”

Gazeta Shqip