Home

Lajme

Dëmet e mëdha të rrjeteve sociale

No Comments Lajme Teknologji

Dëmet nga përdorimi i rrjeteve sociale janë të shumta. Sipas studimit të fundit që mbërrin nga institucionet londineze, janë një sërë simptomash që lidhen me shëndetin mendor, ndër të cilat renditen ankth, pagjumësi, stres kronik, inferioriteti ndaj vetës, mungesë e aktivitetit sportiv dhe depresion. Dhe kjo është më e dukshme dhe ndikuese tek adoleshentët që i përdorin në mënyrë konstante rrjetet sociale.

Në kërkimin studimor janë analizuar 10 mijë adoleshentë të moshave nga 13-16 vjeç dhe sjelljet e tyre në lidhje me to. Rezulton se janë vajzat ato që vuajnë më tepër këto simptoma dhe 60% e tyre kanë një impakt psikologjik negativ që mbërrin nga niveli i lartë i ekspozimit, me pasojë bullizmin dhe mungesën e aktiviteteve të shëndetshme.

Ndërsa në radhët e djemve, vetëm 12% e tyre ngarkohen negativisht në anën psikologjike si pasojë e përdorimit të rrjeteve sociale.

Klan Plus

Nga erdhi emri celular?

No Comments Lajme Teknologji

E keni vrarë mendjen nga erdhi emri celular dhe kush e bëri bisedën e parë me një telefon të tillë?
E keni vrarë mendjen nga erdhi emri celular dhe kush e bëri bisedën e parë me një telefon të tillë?
Deri në vitet 70 fjala celular nuk kishte fare të bënte me elektronikën apo telefoninë.
Mes përdorimeve të zakonshme, përveç atyre referuar qelizave (biologjike), ishte ai i furgonit të policisë për transportin e të burgosurve.
Fjala filloi të përdorej për telefonin e lëvizshëm në 1979, kur “The Bell System Technical Journal”, një revistë që shkruante për zhvillimet teknologjike, publikoi një artikull të titulluar “Koncepti i celularit” nga V.H. MacDonald. MacDonald.
Aty përshkruhet skema e një rrjeti telefonik të lëvizshëm që përbëhet nga qeliza, me mekanizmat elektronikë të vendosur në një distancë precize nga njëri-tjetri.
Në këtë mënyrë sinjali qëndronte konstant edhe kur telefoni lëvizte.
Por shpikja e skemës kishte ndodhur më parë.
Që në 1947 Douglas H. Ring dhe W. Rae Young, inxhinierë në “Bell Labs” dizajnuan një rrjetë me mekanizma elektronikë që e quajtën “skema celular”, sepse çdo mekanizëm elektronik me zonën e vet të mbulimit i ngjante një qelize biologjike.
Një rrjet i konceptuar kaq mirë, në praktikë, lejonte që telefonatat të zhvendoseshin nga një qelizë të tjetra, duke ndenjur në të njëjtin kanal.
Kjo është arsyeja se përse në fund, telefonat e lëvizshëm që përdorin rrjetë pa tela, u quajtën celularë.
Telefonata e parë me celular u bë në rrugët e Nju Jorkut më 3 prill të 1973-it, nga Martin Cooper (në foto), shpikësi i telefonit të lëvizshëm “AT & T”.
Fjalët e para të asaj bisede ishin: “Joel, po të telefonoj nga një telefon celular, një telefon i vërtetë celular, një pajisje e lëvizshme që mbahet në dorë, një telefon celular prej vërteti”.
Për të bërë atë telefonatë që hyri në histori përdori një aparat “Dyna-Tac” të peshës 1,3 kg, i pajisur me një bateri që mbante vetëm 30 minuta.

Si të keni shumë ndjekës në rrjete sociale

No Comments Lajme Teknologji

Të gjithë e dimë sa e fuqishme është loja e Instagramit – për një LIKE më shumë. Po si mund të kesh më shumë ndjekës? Mund të kesh dëgjuar edhe nga kushëriri i vogël 12-vjeҫar që njerëzit paguajnë për të pasur më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Por nuk është kjo ajo që do të bësh. Në varësi të faqes së Instagramit që ke për të menaxhuar, ka disa hapa që të sigurosh më shumë ndjekës – falas.
Bëhu një pëlqyes besnik
Kjo është një pikë shumë e rëndësishme – një fillim i mirë. Jo vetëm të pëlqesh fotot apo komentet e fotove që ke postuar në profilin tënd, por të ndash dashuri edhe me njerëzit që jo domosdoshmërish janë ndjekësit e tu. Po ashtu mund të pëlqesh edhe fotot apo postimet e miqve që nuk i njeh edhe aq mirë. Thjeshtë shiko dhe shumë shpejt, gjithҫka do të të kthehet mbrapsht.
Zgjidhi hashtag-ët me menҫuri
Në profilet sociale, është shumë e rëndësishme edhe zgjedhja e hashtag-ëve. Një zgjedhje e mirë e tyre përkthehet në më shumë pëlqime në mediat sociale dhe rrjedhimisht edhe më shumë ndjekës. Kështu, ndërsa zgjedh të përdorësh një hashtag, merr parasysh që të ketë një lloj “kodi”për të tërhequr fansa. (#FF + Follow Friday, #LB = like back, #l4l = like for like), por edhe më populloret (#love, #instagood), të cilat përdoren më shumë në Instagram (do të shihen nga shumë njerëz që e përdorin Instagramin).

Rriten çmimet për makinat e Teslas

No Comments Lajme Teknologji

Tashmë që kanë arritur një pëlqyeshmëri të lartë kompania e makinave elektrike Tesla ka dalë në vendimin për të rritur çmimin e makinave.

Tesla kishte deklaruar më herët gjatë këtij muaji se do ta bëjë mbylljen e një numri të pacaktuar të dyqaneve për ta mbuluar uljen e çmimit të veturës “Model 3” në 35 mijë dollarë. Tash kompania do t’i mbyllë vetëm gjysmën e dyqaneve që ishin planifikuar më herët.

Ky prodhues, i themeluar nga Elon Musk, ka thënë se mbajtja e dyqaneve hapur shtron nevojën për rritje të çmimit të veturave për mesatarisht 3 për qind në tërë botën.

Kjo kompani i ka 378 dyqane dhe qendra të shërbimit në botë, por nuk ka dhënë informata se cilat prej tyre do të mbyllen.

“Gjatë dy javëve të fundit e kemi analizuar secilin dyqan të Teslas dhe tashmë kemi vendosur që ta mbyllim një numër më të vogël të dyqaneve sesa ishte planifikuar më parë”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Tesla është duke punuar që të realizojë shitje “online”, duke thënë se blerësit do të informohen në dyqanet e kompanisë se si ta porosisin blerjen e një veture përmes telefonit. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, procesi i blerjes së veturës përmes internetit do të zgjasë vetëm disa minuta, shkruan “BBC”.

© SYRI.net

Facebook ndryshon rrënjësisht, ja vendimi

No Comments Lajme Teknologji

Skandalet e shumta që përfshinë Facebook vitin e kaluar ka bërë që drejtuesit të ndërmarrin ndryshime të mëdha.

Është skandali i publikimit të të dhënave të 87 milion përdoruesve bëri që gjigandi social të bëjë një kthesë të rëndësishme.

“Përgjatë 15 viteve të fundit, Facebook dhe Instagram kanë ndihmuar njerëzit të lidhen me miq, bashkësi e interesa, në sheshin e qytetit dixhital. Por njerëzit gjithnjë e më shumë kërkojnë të lidhen privatisht në dhomën e tyre digjitale. Kur mendoj për të ardhmen e internetit, besoj se platformat e komunikimit të fokusuara drejt privatësisë do të jetë më të rëndësishme se platformat e hapura që janë sot”, tha Zuckerberg.

Zuckerberg zotëron edhe aplikacionet Messenger e Ëhatsapp, ku mesazhet e kriptuara nuk i lejojnë Facebookut të përfitojë nga fushata publicitare.

Ekspertët teknologjikë shpjegojnë se këto ndryshime do të përbëjnë një drejtim krejtësisht të ri të politikave të Facebook. Një nga misionet e gjigantit teknologjik është shkëmbimi i informacioneve të caktuara dhe fshirja e tyre pas një kohe të shkurtër, si në rastin e aplikacionit Snapchat, të cilin Zuckerberg ka tentuar disa herë ta blejë.

© SYRI.net