Duke numëruar vitet e mia kam kuptuar se kam më pak kohë për të jetuar nga këtu e tutje sesa kam jetuar tashmë .. Ndihem si ai fëmija që fitoi një kuti me karamele dhe të parat i hëngri shpejt , por kur vuri re që kishin mbetur pak, ai filloi t’i shijojë ato me qetësi … Tani e tutje nuk kam kohë të duroj njerëz absurdë që pavarësisht moshës së tyre nuk janë rritur ende… Nuk i duroj manipuluesit dhe oportunistët… Jam mërzitur nga urrejtësit, të cilët përpiqen të diskreditojnë ata qe jane më të aftë për të ruajtur dhe pershtatur per vete vendet qe nuk ju takojne…dua të jetoj pranë njerëzve shumë njerëzorë,qe dine të buzëqeshin me gabimet e veta,qe nuk fryhen me “fitoret”e tyre,qe nuk e konsiderojne veten “të perzgjedhur” përpara se t’i zgjedhim ne,qe nuk ju ikin përgjegjësive të veta, qe mbrojne dinjitetin njerëzor, që duan te jene në anën e së vërtetës dhe të ndershmërisë dhe per te cilet gjëja me thelbësore është ajo që e bën jetën t’ja vlejë për të jetuar… Po … Unë nxitoj të jetoj jeten me intensitetin qe vetëm pjekuria mund të më japë… Kërkoj të mos harxhoj asnjë “karamele”të vetme nga ato qe me kane mbetur pa i shijuar Koha që kemi ne dispozicion është e lirë ,por nuk ka çmim. Ju nuk mund ta zotëroni , por mund ta përdorni ate! Ju nuk mund ta mbani , por mund ta shpenzoni ate! Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurrë me! Qëllimi im është që më në fund të kënaqem në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time. Shpresoj edhe ju … sepse në një mënyrë apo në një tjetër te gjithe luftojme për një të ardhme më të mirë … Dhe gjithmonë kujtoni: Para se të diskutoni, merrni frymë! Para se të flisni, dëgjoni! Para se të kritikoni, shikoni veten! Para se të shkruani, mendoni! Para se të lëndoni, ndjejeni atë! Para se të hiqni dorë, provoni! Para se të vdisni, jetoni!
Covid-19 është gdhendur në vetëdijen tonë kolektive, dhe efektet e tij do të zgjasin edhe për shumë kohë pasi të ketë mbaruar pandemia. Në këtë kontekst, 2020-a do të jetë një periudhë kur gazetarët, ekonomistët, historianët dhe artistët e ardhshëm, do të përpiqen t’i japin kuptim në një mënyrë që ne mund të mos jemi në gjendje ta parashikojmë. Duke reflektuar mbi ato që kemi mësuar, ne mund të ndërmarrim hapa për të parandaluar tragjedi të mëtejshme, tani dhe në të ardhmen.
Njerëzit tërhiqen drejt informacionit që mbështet bindjet e tyre ekzistuese
Pandemia shkaktoi një mori studimesh, që shqyrtuan çdo aspekt të mundshëm të koronavirusit, strukturën e tij, trajtimet e mundshme, efektet në shëndetin mendor etj. Aq sa është e pamundur për një mjek i vijës së parë, të mbajë mend të gjitha studimeve më të fundit. Gjithsesi, përveç studimeve të rishikuara nga kolegët, pandemia ka shkaktuar edhe gënjeshtra dhe keqinformime. Njerëzit janë më të prirur të pajtohen me pohimet, që i përshtaten koncepteve të tyre ekzistuese. Gjatë pandemisë, pranimi i mbajtjes së maskës dhe distancës fizike, i ndau njerëzit në 2 grupime. Zonat që në zgjedhjet 2016 votuan për Donald Trump, u angazhuan në më pak distancim fizik. Dhe republikanët gjithashtu kishin më pak gjasa të mbanin maska sesa demokratët. Por, pse shëndeti publik u bë kaq i diskutueshëm? Polarizimi i politikës në SHBA, është bërë një faktor i madh rreziku për shëndetin kolektiv. Për të parandaluar një katastrofë shëndetësore në të ardhmen, ne duhet ta shkëputim shëndetin publik nga identiteti politik.
“Vdekja e një njeriu është një tragjedi; 1 milion të vdekur janë thjesht një statistikë”
Në fillim të dhjetorit numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA i kapërceu 300.000. Ka kaluar shumë kohë që kur Shtetet e Bashkuara kanë pësuar kaq vdekje, saqë gazetarët u janë drejtuar analogjive të tragjedive historike për t’i ndihmuar lexuesit të kuptojnë numrat. Për shembull, në fund të prillit 2020, gazetarët raportuan se vdekjet nga koronavirusi në SHBA, e tejkaluan numrin e amerikanëve të vrarë në Luftën e Vietnamit (58,220 të vdekur). Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve gazetareske, sa më shumë që shtohet numri i viktimave, aq më abstrakte bëhet tragjedia. Një jetë e humbur mund të shkaktojë një ndjenjë të jashtëzakonshme të tragjedisë, sidomos nëse e njohim personalisht atë. Por tragjedia e vërtetë e 300.000 vdekjeve, e tejkalon aftësinë tonë emocionale.
Shkenca mund të bëjë gjëra të mahnitshme, nëse ka buxhet të mjaftueshëm, fuqi punëtore dhe mbështetje publike
Më parë, vaksina e shytave dallonte se ishte më e zhvilluara. Ajo arritje kërkoi 4 vjet kohë në vitet 1960, kur testet klinike kërkonin shumë më pak dokumentacion dhe mbikëqyrje burokratike. Në vitin 2020, gjatë procesit më të shqyrtuar të zhvillimit të vaksinave në histori, vaksina Pfizer-BioNTech SARS-CoV-2 e theu atë rekord. Testimi farmaceutik tek njerëzit kërkon 3 faza, me një sasi në rritje të pjesëmarrësve dhe fonde të nevojshme për të arritur në fazën tjetër. Për këtë qëllim, Operacioni “Ëarp Speed” i qeverisë amerikane akordoi 10 miliardë dollarë, në përpjekje për të zhvilluar vaksinën Covid-19, dhe për testet u regjistruan mijëra vullnetarë.
Zhvilluesit e vaksinave, të financuar shumë mirë dhe me një mbështetje të madhe publike, mundën të regjistronin pjesëmarrësit dhe të vijonin paralelisht testimet. Ndoshta mund të përdorim leksionet shkencore dhe njerëzore nga vaksina, për të zhvilluar vaksina për viruset tjera vdekjeprurëse, të tilla si HIV.
Nëse shoqëria jonë vazhdon t’u sigurojë shkencëtarëve tanë më të mirë kohën, fondet, burimet dhe interesin njerëzor për t’i trajtuar problemet më të mëdha të botës sonë, atëherë kufiri është vetëm qielli.
Teksa 2020-a ka qenë një vit shumë sfidues, s’ka asnjë garanci se 2021-shi do të jetë më i mirë. Kjo pasiguri është një arsye më tepër, pse duhet të mësojmë nga përvojat tona, të zbatojmë leksionet në një politikë publike të mençur dhe efektive, dhe të përpiqemi së bashku për një të ardhme më pozitive./Përshtatur nga CNA.al
Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje. A përhapet më lehtë? A shkakton sëmundje më të rëndë? Si reagon ndaj vaksinës dhe terapive mjekësore? Pyetjet po shtohen po aq shpejt sa vetë variantet e reja të koronavirusit, sidomos varianti i shfaqur për herë të parë në Britani dhe që tani është identifikuar në disa vende të tjera, përfshirë SHBA.
Shkencëtarët thonë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe se në përgjithësi variantet e reja nuk duhet të na alarmojnë.
Shqetësimet e kanë burimin tek komentet e kryeministrit britanik para Krishtlindjes se varianti i ri është më ngjitës dhe po përhapej më me shpejtësi në Angli. Të martën, zyrtarët e shëndetësisë në Kolorado thanë se kishin diagnostikuar një individ të prekur nga ky variant. Të mërkurën një rast tjetër u zbulua në Kaliforni.
Ja disa pyetje mbi variantin e ri dhe shpjegime bazuar në ato që dihen deri tani:
Nga e ka origjinën ky variant?
Variante të reja ka pasur që nga momenti që koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë afro një vit më parë. Viruset pësojnë mutacione, apo shfaqin ndryshime të ndryshme gjatë riprodhimit dhe përhapjes në popullatë.
Pjesa më e madhe e ndryshimeve janë të papërfillshme. “Për shembull ndryshime në një apo dy gërma të kodit gjenetik që nuk ndikojnë tek aftësia e virusit për të sëmurur individin,” thotë Dr. Philip Landrigan, ish-shkencëtar në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe aktualisht kryesues i programit për shëndetin global në Kolegjin e Bostonit.
Situata bëhet më shqetësuese kur virusi pëson mutacione në proteinat që ka në sipërfaqe dhe që e bëjnë të aftë të mbrohet nga ilaçet apo goditja e sistemit imunitar, ose kur pëson një numër ndryshimesh që e bëjnë të reagojë shumë ndryshe nga virusi origjinal.
Çfarë e bën një variant dominues?
Nëse një variant ekziston në numra të konsiderueshëm dhe fillon të përhapet në një zonë, apo në aktivitete me pjesëmarrje të lartë ku ka përhapje të shumëfishuar, varianti mund të bëhet dominues.
Por mund të ndodhë edhe kur falë një mutacioni, një variant i ri gëzon avantazh që i lejon të përhapet më shpejt se variantet e tjera në qarkullim.
Shkencëtarët vazhdojnë punën studimore për të konfirmuar nëse varianti i diktuar fillimisht në Angli është vërtetë më ngjitës se sa të tjerët. Deri tani ka prova se ky variant është më i fortë në konkurrencë me variantet e tjera, lëviz më shpejt dhe infekton më shumë njerëz, thotë Dr. Landrigan.
Varianti britanik u identifikua fillimisht në shtator, thanë zyrtarët e OBSH-së. Në Afrikën e Jugut është diktuar një variant tjetër që po përhapet në popullatë.
Përse është shqetësues varianti britanik?
Ky variant përmban mbi 20 mutacione, tetë prej të cilave në zgjatimet që i shërbejnë virusit për të penetruar dhe infektuar qelizat e njeriut. Këto zgjatime janë në shenjestër të kurave mjekësore dhe vaksinave kundër koronavirusit.
Dr. Ravi Gupta, virolog në Universitetin e Kembrixhit tha se modeli laboratorik çon në përfundimin se mund të jetë dy herë më ngjitës se variantet që kanë dominuar deri tani në Angli. Dr. Gupta dhe studiues të tjerë publikuan një raport në internet, për të ndarë me kërkues të tjerë rezultatet e punës së tyre, por raporti ende nuk është analizuar zyrtarisht dhe nuk është botuar në ndonjë revirstë shkencore.
A shkakton varianti i ri sëmundje më të rëndë ose rrezik më të lartë nga vdekja?
“Deri tani nuk ka shenja se rrit seriozitetin e sëmundjes apo rrezikun nga vdekja, por janë shqetësime që duhen mbajtur parasysh,” thotë Dr. Landrigan. Me shtimin e numrit të të infektuarve nga varianti i ri, “do të mësojmë shumë shpejt nëse shkakton sëmundje më të rëndë”.
Maria Van Kerkhove, eksperte për epidemitë pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se “informacioni që kemi deri tani tregon se nuk ka ndryshime” në llojin e simptomave apo seriozitetin e sëmundjes.
Si ndikojnë tek kurat mjekësore këto mutacione?
Disa raste në Angli kanë shkaktuar shqetësim se mutacionet në disa variante të reja mund të ulin efektivitetin e ilaçeve që përpiqen të forcojnë reagimin e imunitetit.
Zonja Van Kerkhove thotë se po bëhen studime për të analizuar si ndikohet reagimi imunitar.
Kompania farmaceutike Eli Lilly tha se analizat laboratorike çojnë në përfundimin se ilaçet mbeten plotësisht të efektshme.
Po vaksinat?
Shkencëtarët besojnë se vaksinat që janë miratuar deri tani do të jenë të efektshme edhe kundër variantit të ri, por ende vazhdon puna për ta konfirmuar këtë bindje. Të mërkurën, zyrtarët britanikë theksuan se nuk ka të dhëna që tregojnë se varianti i ri është më rezistent përballë vaksinës.
Vaksinat fuqizojnë reagimin e sistemit imunitar, prandaj pritet që ky efekt të jetë ende i pranishëm, thonë shkencëtarët.
Çfarë duhet të bëjë individi për të ulur rrezikun?
Respektimi i protokolleve mbrojtëse: vënia e maskës, larja e duarve rregullisht dhe shmangia e turmave mbeten masat më të efetkshme mbrojtëse.
“Me pak fjalë, duhet të pengojmë përhapjen e virusit,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Sa më shumë përhapet, aq më shumë mutacione shfaqen”./VOA
Pacientëve që vuajnë nga pneumonia për shkak të virusit kotona u duhet një periudhë më e gjatë kohore për tu rikuperuar, e cila përfshin pushim, ushqim cilësor dhe ushtrime të frymëmarrjes.
Pas infektimit me virusin kopona, mushkëritë kanë nevojë për një shërim të gjatë. Ky virus shkakton inflamacion në shumë njerëz, i cili te disa pacientë fatkeqësisht lë shenja në indin e mushkërive dhe ngadalëson ndjeshëm shërimin pas infektimit.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që njerëzit të pushojnë dhe të kujdesen për dietën e tyre menjëherë pas sëmundjes.
Në pacientët me pneumoni kovide, përveç terapisë, hidratimi është i rëndësishëm, si në infeksionet e tjera. Ethet dhe djersitja mund të çojnë në dehidrim.
Rekomandohen çajra, ujë, supa të kripura, ujë i thjeshtë, qumësht, por pijet e gazuara nuk duhet të konsumohen. Ju duhen rreth 2 litra lëng në ditë – thotë Dr. Tatjana Radosavljevic, pulmonologe.
Duke qenë se kovidi 19 tashmë njihet si një sëmundje sistemike, nuk dihet në fillim nëse zemra është e përfshirë përveç mushkërive.
Nga ana tjetër, në shumë pacientë ka një tendencë të rritur të formimit të trombit të shoqëruar me një dimer D të rritur. Vetë sëmundja nga pala e tretë shoqërohet me lodhje dhe ethe të mëdha.
Kjo është arsyeja pse këshillohet të pushoni, të lëvizni nëpër shtëpi, por të mos keni ndonjë sforcim të madh fizik. Edhe kur faza aktive e sëmundjes ka mbaruar, sforcimi fizik nuk rekomandohet, por shëtitjet e lehta duhet të fillojnë në doza, aq sa lejon trupi.
Pacienti nuk duhet të detyrohet “të shohë sa mund të durojë”, pasi kjo nuk është e mirë as për mushkëritë dhe as për zemrën.
Cilat janë ushtrimet e rekomanduara për to? Dhe si duken ato?
Ajo që rekomandohet janë ushtrime të lehta të frymëmarrjes, të cilat mund t’i filloni mjaft herët. Qëllimi i këtyre ushtrimeve është zgjerimi i gjoksit dhe më pas mushkëritë për t’i arritur ato sa më shumë gjak dhe të shërohen më shpejt.
Frymëmarrja e thellë dhe e lehtë gjithashtu ventilon pjesët më të vogla të mushkërive. Zbatimi i pajisjeve të vogla me dorë provohet shumë mirë.
Kur lejohet pacienti të dalë jashtë? Sa mund të zgjasë ecja?
Pacienti mund të lëshohet pasi të ketë mbaruar periudha e izolimit dhe kur të ketë mbaruar faza akute e sëmundjes. Kohëzgjatja e shëtitjes varet nga vetë organizmi dhe nuk duhet të detyrohet.
Si duhet të ushqehet pacienti pasi vuan nga pneumonia, a ka me të vërtetë efekt hirra?
Personalisht, unë avokoj që pacienti të hajë ushqim cilësor, i pasur me zink mbi të gjitha. Quiteshtë mjaft e justifikuar mes njerëzve tanë që produktet e dhive kanë qenë të pranishme për shekuj me radhë që kanë një efekt të dobishëm në mushkëri.
Sa i përket hirrës, qoftë dhi apo lopë, është një ushqim i shkëlqyeshëm që mund të shërojë mëlçinë. Shumë pacientë përjetojnë një rritje të parametrave të funksionit të mëlçisë gjatë kovidiumit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, antibiotikët e fortë të dhënë gjatë trajtimit metabolizohen nga mëlçia. Prandaj, është mirë të marrësh hirrë që ka pluhur.
Nëse nuk janë diabetikë, pacientët duhet të marrin mjaltë, pelte mbretërore, perga. Sigurisht, shumë fruta dhe perime janë të rekomanduara për të gjithë.
Shtesat mund të merren gjithashtu gjatë rimëkëmbjes, përveç vitaminës D, e cila duhet të kontrollohet herë pas here për nivelet e gjakut për të parandaluar hipervitaminozën.
Këto fakte vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ato korrigjojnë thashethemet e zakonshme dhe të pavërteta për koronavirusin (COVID-19).
Vaksinat testohen plotësisht në aspektin e sigurisë para se të miratohen
Vaksinat kalojnë në prova të shumta para se të mund të prezantohen në një shtet. Mjekët ekspertë dhe shkencëtarët ndjekin standarde të rrepta ndërkombëtare kur vendosin nëse një vaksinë do të miratohet. Si të gjitha barnat, vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore që zakonisht janë të vogla ose të përkohshme. Efektet anësore më të rënda janë jashtëzakonisht të rralla. Një person ka më shumë mundësi të pësojë dëmtime të rënda nga një sëmundje se sa nga vaksina e saj.
Provat për vaksinën përfshijnë një larmi të madhe vullnetarësh
Në provat klinike, njerëzit dalin vullnetarë për të bërë dhe për të testuar vaksinën. Këta vullnetarë duhet të jenë nga zona gjeografike, origjina racore e etnike dhe gjini e mosha të ndryshme. Ata duhet të përfshijnë gjithashtu persona me situata shëndetësore ekzistuese, të cilat i bëjnë ata më të rrezikuar nga sëmundja. Kjo ndihmon për të garantuar që vaksina është e sigurt dhe efektive për të gjithë.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Këshillat e zakonshme për parandalimin
Mbro veten dhe të tjerët
Kur nuk mund të mbash distancë të sigurt nga të tjerët, mbuloje gojën dhe hundën me një maskë
Qëndro të paktën 2 metra larg ose sa gjatësia e 2 krahëve nga të tjerët
Laji shpesh duart dhe dezinfektoji shpesh sipërfaqet e prekura në shtëpi
Mos prek sytë, hundën ose gojën
Mbuloji teshtimat dhe kollën me një pecetë ose bërrylin tënd
Dëgjo për udhëzime nga qeverisja lokale për qëndrimin në shtëpi
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Nuk do të mund të bësh një vaksinë për COVID-19 në shtëpi
Zhvillimi i vaksinës është një proces teknik i ndërlikuar që nuk mund të kryhet në shtëpi. Ai përfshin testime të shumta laboratorike të pasuara nga prova klinike që përfshijnë mijëra vullnetarë. Vaksinat duhet të miratohen në një shtet nga mjekët ekspertë dhe nga shkencëtarët.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Kur mbahen si duhet, maskat mjekësore nuk do të të bëjnë të marrësh më pak oksigjen ose shumë dyoksid karboni.
Maskat mjekësore, të njohura edhe si maska kirurgjikale, janë maska të sheshta ose me pala që vendosen në kokë me rripa ose shirita. Maskat mjekësore mund të mos jenë të rehatshme nëse mbahen për një kohë të gjatë, por nuk do të bëjnë që të marrësh më pak oksigjen apo më shumë dyoksid karboni.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Pirja e alkoolit nuk do ta parandalojë apo kurojë COVID-19
Pirja e alkoolit nuk do të të mbrojë nga COVID-19. Konsumi i sasisë së madhe të alkoolit mund të rritë rrezikun për probleme të tjera shëndetësore.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Konsumi i zbardhuesit ose dezinfektantit është i rrezikshëm dhe nuk do ta parandalojë COVID-19
Zbardhuesi dhe dezinfektantët e tjerë janë helmues. Mos spërkat, mos pi dhe mos i fut në ndonjë mënyrë tjetër në trupin tënd në asnjë rrethanë. Ato duhet të përdoren vetëm për të dezinfektuar me kujdes sipërfaqet.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Pirja e metanolit ose etanolit është e rrezikshme dhe nuk do ta parandalojë apo kurojë COVID-19
Metanoli dhe etanoli janë helmues. Pirja e tyre nuk do ta vrasë virusin e COVID-19 në trupin tënd. Ato mund të shkaktojnë paaftësi ose vdekje. Metanoli dhe etanoli ndonjëherë përdoren në produktet e pastrimit që mund të përdoren për të dezinfektuar me kujdes sipërfaqet.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Mbajtja e frymës nuk është një test për COVID-19
Mbajtja e frymës për 10 sekonda ose më shumë pa u kollitur ose ndjesia e parehatisë nuk do të thonë se nuk je prekur nga COVID-19 ose sëmundje të tjera të mushkërive. Mënyra më e mirë për të konfirmuar nëse ke virusin COVID-19 është nëpërmjet një testi laboratorik.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Konsumi i hudhrës nuk e parandalon dhe nuk e kuron COVID-19
Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të vrasë disa mikrobe, por nuk ka prova se i mbron njerëzit nga COVID-19. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të ruash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i lash duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Të rinjtë mund të preken nga COVID-19
Njerëzit e çdo moshe mund të infektohen nga virusi COVID-19. Të gjithë, pavarësisht moshës, duhet të praktikojnë masat e parandalimit, si p.sh. pastrimin e duarve rregullisht dhe ruajtjen e një distance të sigurt nga të tjerët.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Nxehtësia dhe lagështia nuk e ndalojnë përhapjen e COVID-19
Mund të prekesh nga COVID-19 pavarësisht se sa nxehtë apo me diell është moti. Shtetet me mot të nxehtë kanë raportuar po ashtu raste të COVID-19. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19 është të mbash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Konsumi i specave djegës nuk e kuron apo parandalon COVID-19
Specat mund të jenë të shijshme, por nuk mund ta kurojnë apo ta parandalojnë COVID-19. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të mbash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Antibiotikët nuk mund ta kurojnë ose ta parandalojnë COVID-19
Antibiotikët funksionojnë vetëm ndaj baktereve, jo viruseve. COVID-19 shkaktohet nga një virus. Pacientët me COVID-19 mund të marrin antibiotikë për trajtimin e infeksioneve bakteriale që shfaqen në të njëjtën kohë.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësis
Vitaminat dhe suplementet minerale nuk e kurojnë COVID-19
Zinku, vitaminat D, C dhe suplementet e tjera nuk e kurojnë COVID-19, megjithëse janë të rëndësishme për një sistem imunitar që funksionon mirë dhe për shëndetin e përgjithshëm.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Banjat e nxehta nuk e parandalojnë COVID-19
Pavarësisht se sa e nxehtë është banja ose dushi, temperatura normale e trupit tënd mbetet afërsisht e njëjtë. Banja me ujë jashtëzakonisht të nxehtë mund të shkaktojë djegie. Mënyra më e mirë për ta mbrojtur veten nga COVID-19 është të ruash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
I ftohti dhe bora nuk e parandalojnë COVID-19
Moti i ftohtë nuk e kuron, trajton apo parandalon përhapjen e COVID-19. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të mbash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe rregullisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Vaksinat e pneumonisë nuk e parandalojnë COVID-19
Virusi i COVID-19 është shumë i ri dhe i ndryshëm dhe ka nevojë për vaksinën e tij. Sidoqoftë, vaksinat ekzistuese rekomandohen shumë për të mbrojtur shëndetin nga pneumonia.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Tharëset e duarve nuk e parandalojnë COVID-19
Tharëset e duarve nuk mund ta vrasin COVID-19. Për të mbrojtur veten nga COVID-19, pastro shpesh duart me solucion me bazë alkooli ose laji me ujë dhe sapun. Thaji plotësisht me peceta letre ose tharëse me ajër të ngrohtë.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Shpëlarja e rregullt e hundës me ujë me kripë nuk e parandalon COVID-19
Nuk ka prova se shpëlarjet e rregullta me ujë me kripë i mbrojnë njerëzit nga COVID-19 ose infeksione të tjera respiratore. Ka disa prova të kufizuara se ato mund të të ndihmojnë për rikuperimin më të shpejtë nga e ftohura e zakonshme.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Llambat ultravjollcë nuk duhet të përdoren për të parandaluar ose për të kuruar COVID-19
Llambat ultravjollcë nuk duhet të përdoren për të dezinfektuar lëkurën ose duart. Ato mund të acarojnë lëkurën dhe të dëmtojnë sytë. Pastrimi i duarve me solucion me bazë alkooli ose larja e tyre me sapun dhe ujë është mënyra më efektive për të hequr virusin e COVID-19.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Pickimet e mushkonjave nuk e përhapin COVID-19
Nuk ka prova që të sugjerojnë se COVID-19 përhapet nëpërmjet pickimeve të mushkonjave. COVID-19 përhapet kryesisht nëpërmjet piklave të krijuara kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet. Ai mund të përhapet po ashtu nëse prek një sipërfaqe të infektuar dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën. Për të mbrojtur veten, pastroji duart shpesh dhe dezinfektoji shpesh sipërfaqet e prekura në shtëpi.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Mizat e shtëpisë nuk e përhapin COVID-19
Nuk ka prova që të sugjerojnë se COVID-19 përhapet nëpërmjet mizave të shtëpisë. COVID-19 përhapet kryesisht nëpërmjet piklave të krijuara kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet. Ai mund të përhapet po ashtu nëse prek një sipërfaqe të infektuar dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën. Për të mbrojtur veten, pastroji duart shpesh dhe dezinfektoji shpesh sipërfaqet e prekura në shtëpi.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Rrjetet celulare 5G nuk e përhapin COVID-19
Viruset, duke përfshirë edhe atë që shkakton COVID-19, nuk mund të qarkullojnë në valët e radios ose në rrjetet celulare. COVID-19 po përhapet në shumë shtete që nuk kanë rrjete celulare 5G.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Ka shumë pak mundësi që COVID-19 të përhapet nga këpucët
Mundësia që COVID-19 të përhapet nga këpucët është shumë e vogël. Si hap shtesë sigurie, ki parasysh t’i lësh këpucët e tua në hyrjen e shtëpisë, sidomos nëse fëmijët e vegjël ose foshnjet luajnë në dysheme. Kjo do të parandalojë kontaktin me papastërtitë ose mbeturinat nga shuajt e këpucëve.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
COVID-19 shkaktohet nga një virus, jo nga bakteret
Virusi që shkakton COVID-19 i përket një familje virusesh e quajtur Coronaviridae. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve. Disa persona me COVID-19 zhvillojnë po ashtu një infeksion bakterial në të njëjtën kohë. Në këtë rast, mund të rekomandohen antibiotikë nga një ofrues i kujdesit shëndetësor.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Shumica e njerëzve rikuperohen nga COVID-19
Shumica e njerëzve që preken nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose mesatare dhe mund të rikuperohen me kujdes mjekësor. Nëse ke simptoma si kollë, ethe ose vështirësi me frymëmarrjen, kërko kujdes mjekësor. Telefono mjekun para se të shkosh në zyrën e mjekut ose në spital. Nëse ke ethe dhe jeton në një zonë ku ka malarie ose ethe tropikale dengue, telefono menjëherë mjekun.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Skanerët termikë zbulojnë ethet, jo COVID-19
Skanerët termikë mund të zbulojnë njerëzit që kanë ethe, gjë që mund të jetë shkaktuar nga COVID-19. Sidoqoftë, jo të gjithë ata që preken nga COVID-19 shfaqin ethe. Skanerët termikë nuk mund të zbulojnë edhe njerëzit që janë të infektuar, por nuk kanë ethe. Kjo ndodh sepse duhen 2 deri në 10 ditë që personat e infektuar me COVID-19 të zhvillojnë ethe.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Të moshuarit nuk janë personat e vetëm të rrezikuar nga COVID-19
Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen nga virusi COVID-19. Njerëzit e moshës 60 vjeç e sipër dhe ata me situata si astëm, diabet dhe sëmundje zemre janë më të rrezikuar që të sëmuren rëndë. të gjithë duhet të praktikojnë masat e parandalimit si pastrimin e duarve rregullisht dhe mbajtjen e një distance të sigurt nga të tjerët.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Hidroksiklorokina nuk është vërtetuar se e kuron ose trajton COVID-19
Hidroksiklorokina dhe klorokina janë trajtime për malarien dhe sëmundje të tjera. Ato janë studiuar si trajtime të mundshme për COVID-19, por të dhënat aktuale tregojnë se ato nuk e ulin numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe nuk i ndihmojnë njerëzit me sëmundje me shenja mesatare. Hidroksiklorokina dhe klorokina mund të trajtojnë malarien dhe sëmundjet autoimune. Sidoqoftë, përdorimi i tyre për sëmundje të tjera ose pa mbikëqyrje mjekësore mund të ketë efekte anësore të rënda dhe duhet të shmanget.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë
Një studim i Grupit Këshillues për Politikat Publike, Ballkani në Evropë (BiEPAG) vë në pah se afër 80 për qind e popullsisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor beson në masë të madhe apo pjesërisht në njërën nga teoritë konspirative lidhur me koronavirusin.
Këto pohime janë pjesë e raportit “Virusi i dyshimtë: Konspiracionet dhe COVID-19 në Ballkan”, i cili u publikua të enjten në një tryezë të Këshillit Atlantik dhe BiEPAG-ut.
Në raport thuhet se teoritë e konspiracionit, të mëdha dhe të vogla, janë rritur fuqishëm në mbarë botën në vitin 2020. Nga Qanon, me origjinë në Shtetet e Bashkuara e deri tek shoqata Querdenker në Gjermani, që mohon pandeminë dhe krahason kufizimet e qeverisë me Gjermaninë naziste, kanë bërë që me pohimet kundërthënëse të nxisin njerëzit në rrjetet sociale dhe mijëra që dalin në rrugë në gjithë botën. Teoritë e konspiracionit nuk janë të reja, por dukshmëria e lartë e teorive të tilla dhe gatishmëria e mijërave për të dalë në rrugë është risi dhe ka bërë që të fitojnë vëmendje më të madhe.
Teoritë konspirative në Ballkanin Perëndimor gjejnë tokë të pëlleshme. Institucionet janë të brishta dhe shpesh nuk u besohet, ndërsa ekziston edhe një histori e teorive që kishin shpërthyer në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, thuhet në raport.
Janë gjashtë teori mbizotëruese rreth pandemisë. E para që virusi ka “ikur” nga një laborator në Ëuhan, përkatësisht që ka ekzistuar shumë më parë se sa që i është bërë e ditur opinionit publik. E dyta që qeveria kineze e ka prodhuar në laborator virusin dhe ai nuk është natyror. Katër teoritë e tjera janë më të skajshme përfshirë pohimet se virusi është shpërndarë nga industria farmaceutike, që qeveria amerikane e ka prodhuar virusin si armë biologjike, që ai është i lidhur me teknologjinë 5G, që është shpërndarë në mënyrë që Bill Gates-i të vendosë nëpërmjet vaksinimit një çip në kokën e njerëzve në mënyrë që të mund t’i kontrollojë.
Nga këto teori, tri prej tyre që lidhen me Kinën dhe me industrinë farmaceutike besohen nga më shumë se gjysma e të anketuarve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq ndërmjet 27.7 dhe 34.9 për qind e të anketuarve në rajon besojnë në teoritë se virusi ka të bënë me teknologjinë 5G, përfshirjen e ushtrisë amerikane dhe zhvillimin e virusit si armë biologjike dhe teorinë për Bill Gatesin.
Sipas studimit vendi me numrin më të madh të atyre që besojnë në teoritë e konspiracionit në Ballkanin Perëndimor është Shqipëria. Më të popullarizuarat janë ato teori që e bëjnë përgjegjëse Kinën, por edhe kur bëhet fjalë për lidhjet me Bill Gates, 43 për qind e të anketuarve mendojnë se kjo teori është në masë të madhe ose në një masë e vërtetë.
Madje, sipas studimit, as shkalla e arsimimit e as mosha nuk paraqesin mbrojtje ndaj teorive të konspiracionit. Në Kosovë, të zëmë, 47 për qind e atyre që kanë kryer fakultetin mendojnë se industria farmaceutike po shpërndajnë sëmundjen, ndërsa vetëm 22.2 për qind e atyre me arsim fillor besojnë në një teori të tillë. Kjo dëshmon se teoritë e tilla janë të rrënjosura në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Përgjithësisht në rajon afër 80 për qind e popullsisë beson në masë të madhe apo pjesërisht në njërën nga teoritë konspirative lidhur me koronavirusin.
Studimi përfshinë edhe elementin gjeopolitik të teorive të konspiracionit gjë që ka shfaqur dallime meqë serbët kundrejt pjesëtarëve të etnive tjera kanë një qasje më dashamirëse ndaj Kinës. Tek të anketuarit në Serbi, është regjistruar shkalla më e ultë e atyre që besojnë në teorinë se Kina e ka “zhvilluar” turisin (35 për qind) apo se ai ka ikur nga një laborator në Ëuhan (39 për qind).
Ndryshe është në Shqipëri ku 65 përkatësisht 58 për qind e të anketuarve besojnë në këto dy teori.
Qytetarët serbë në Malin e Zi dhe në Kosovë besojnë më pak në teoritë që lidhen me Kinën në krahasim me grupet tjera etnike. Mbase kjo është nxitur edhe nga qëndrimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili i quajti “vëllezër” dhe “shpëtimtar” kinezët përgjatë krizës zë pandemisë.
Nga ana tjetër sipas studimit, 86.1 për qind e serbëve të Kosovës besojnë në teoritë që lidhen me Bill Gates, madje 93.7 për qind besojnë se industria farmaceutike la luajtur rolin kryesor në krijimin dhe përhapjen e koronavirusit.
Studimi vë në pah edhe dallimet ndërmjet euro-skeptikëve dhe atyre që mbështesin integrimet evropiane. Nga të parët 60.6 për qind mbështesin një nga teoritë, ndërsa nga të dytët 48.9 për qind.
Florian Bieber, bashkërendues i BiEPAG-ut tha se “tre të katërtat e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor besojnë në një shkallë apo shumë në cilëndo prej teorive të konspiracionit për të cilat ne i kemi pyetur, që është shifër më e lartë se në çdo vend të Evropë. Kjo pastaj pasqyrohet në vullnetin e tyre që të vaksinohen”.
“Në mbarë rajonin, 53.4 për qind kanë thënë se nuk do ta marrin vaksinën, ndërkaq vetëm 39.2 kanë thënë se me gjasë do ta marrin vaksinën”, thuhet mes tjerash ë raport./ VOA
Të kuptuarit të ankthit mbart vështirësi
për tu shpjeguar. Ankthi është një gjendje psikologjike, e cila lidhet
përgjithësisht me ndjesi të pakëndshme si padurimi, stresi, mërzia, pasiguria e
tepruar, frika etj., të cilat vijnë si rezultat i ndryshimit të kushteve
normale të jetesës, sidomos kur ato ndodhin në mënyrë drastike.
Gjatë vitit 2020, komunitetit mbarë
global, iu desh të përballej me një ndryshim të regjimit normal të jetës, si
pasojë e pandemisë Covid-19. Pezullimi i gati të gjithë aktiviteteve jetësore,
si puna, dëfrimi, socializimi etj., për muaj me rradhë, solli një ndryshim
drastik të stilit të jetesës për njerëzit, ndryshim i cili shkaktoi përmbysje
të ndjesive dhe emocioneve tek ata, duke i bërë të ndihen të pasigurt, të
lëkunden në botëkuptimet tyre të përgjithshshme për jetën dhe veten. Heqja dorë
nga zakonet e së përditshmes dhe kalimi nga një rutinë në një tjetër, nxit
sforcim psikologjik, i cili ndikon në shëndetin mendor të njerëzve dhe bën që
ata të jenë të lëkundur e vazhdimisht të ndihen të vakët, pesimistë.
E gjithë kjo gjendje e trazuar
emocionale përkthehet në ankth dhe stres, i cili përjetohet në forma të
ndryshme në varësi të shkallës së përshtatjes që njerëzit kanë kur gjenden në
situata te tilla. Përjetimi i ankthit varion në bazë të aftësisë së individit
për të përballuar presione, nga niveli i presionit që individi përjeton, nga
forma si e koncepton dhe si e përballon një presion të caktuar etj.
Gjatë periudhës së pandemisë, për të
lehtësuar gjendjen e ankthit dhe stresit, shumë psikologë sugjerojnë kryerjen e
aktiviteteve të ndryshme brenda mjediseve shtëpiake, çlirimit të emocioneve në
forma të ndryshme, si dhe një balancim të jetës sociale, me jetën në shtëpi.
Ndonëse izolimi i parë ka përfunduar,
njerezit i frikë një izolimi të dytë, çka rrit edhe më shumë shancet për
përjetimin e ndjenjave të stresit e ankthit. Në kushte të tilla, ajo çfarë
është e rëndësishme të theksohet, është ruajtja e qetësisë mendore dhe
emocionale tek individët, gjetja e ekuilibrave emocionalë dhe kapërcimi i
ndjesive negative.
Duhet të kujdesemi për veten dhe
ndjesitë tona, si dhe të kapërcejmë situata të tilla me optimizëm, pasi kjo
është forma më e mirë për të përballuar gjithë këtë situatë të përkohshme që
pandemia ka shkaktuar. Duhet të jemi optimistë, se do i kthehemi normalitetit
dhe jetës sociale si më parë.
Alkida Myftaraj,
Përfaqësuese e Forumit Rinor të Egos.
Me
zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, komunikimi në
internet po bëhet më aktiv sesa takimet ballë për ballë në jetën e përditshme.
Ky komunikim në internet eshte duke u zhvilluar me hapa galovante,
përshpejtohet, veçanërisht pasi shpërndarja dhe përdorimi i smartphone-ve bëhen
më të përhapura. Ne hapësirën kibernetike,kjo menyrë e të komunikuarit ka
avantazhin që njerëzit të jenë në gjendje të jenë në kontakte në çdo moment,
kudo përtej kohës dhe vendit, ndërsa shkaktojnë një larmi pasojash te panumerta
. Tipikja është ngacmimi në internet, i cili është një problem serioz për
adoleshentët që kanë komunikim aktiv . Analiza statistikore nga studimet më të
fundit kanë arritur në perfundimin se lloji më i madh i ngacmimit në internet
midis adoleshentëve është abuzimi verbal i cili është mesazhi I menjëhershëm.
Për më tepër, format më të shpeshta të viktimave të ngacmimit në internet dhe
autorëve të ngacmimit në internet ndodhin midis individëve. Por nuk mjaftohet
me kaq. U analizua korrelacioni midis marrëdhënieve ndërpersonale të
adoleshentëve dhe shkallës së përvojës në ngacmim në internet dhe u analizuan
faktorë të ndryshëm të ngacmimit në internet, siç janë faktorët psikologjikë.
Si rezultat, u zbulua se ndërveprimi me prindërit dhe besueshmëria e miqësisë
kanë një korrelacion negativ me përvojën e ngacmimit në internet.
Shoqëria moderne tashmë ka një marrëdhenie shumë të ngushtë me teknologjinë e
informacionit si dhe nendegët e saj ,pra teknologjia inteligjente e shume te
tjera . Sidoqoftë, ndërsa këto teknologji na ofrojnë përfitime të ndryshme, ato
gjithashtu shkaktojnë ndikime të ndryshme negative. Ndër ndikimet e ndryshme
negative, ngacmimi në internet është tipik, duke na shkaktuar jo vetëm probleme
mendore, por edhe sociale dhe ekonomike. Sidomos për adoleshentët, vlerat dhe
personalitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende, devijimet nga hapësira
kibernetike shkaktojnë një sërë problemesh, duke përfshirë ketu dhe ndërhyrjet
akademike. Me popullarizimin e telefonave inteligjentë, adoleshentët gjithnjë e
më shumë zotërojnë dhe përdorin smartphone. Kështu, ngacmimi në internet mund
të jetë një fenomen më serioz shoqëror në të ardhmen për adoleshentët dhe
kërkon parandalimin dhe trajtimin e duhur.
Bullizmi virtual ose sic njihet ndryshe ,kibernetik ,nga adoleshentet
perfshihen përkatësisht nxënës të shkollës fillore, 9-vjecare por edhe te
shkollës së mesme . Ndër llojet më të zakonshme të ngacmimit ne internet mund
te permendim dhunen verbale dhe forma me e zakonshme ndodh mes individeve .
Ngacmimi në internet është përcaktuar si “një akt ose një fenomen që
ngacmon vazhdimisht një person specifik në botën kibernetike”. Me fjalë të
tjera, kjo i referohet veprimit të ngacmimit të vazhdueshëm të një kundërshtari
duke përdorur mesazhe të smartphone, mesazhe me tekst të telefonit celular dhe
mjete të tjera të komunikimit në internet si SNS (Shërbimi i Rrjetit Social)
posta elektronike dhe tabela elektronike të buletinit. Nga ana tjetër, kur një
veprim i ngacmimit në internet zgjerohet më tej, ai mund të përhapë
informacione të rreme në lidhje me viktimën ose të ekspozojë informacionin
personal të viktimës në site të paligjshme ose të pahijshme siç janë faqet e
trafikimit seksual. Një abuzim dhe shpifje e tillë verbale në internet është e
vështirë të fshihet plotësisht sepse kaq shumë njerëz shikojnë dhe përhapin
informacionin në të njëjtën kohë. Gjithashtu eshte një problem serioz shoqëror
që përhapet gjerësisht në një periudhë të shkurtër kohe, duke shkaktuar
tronditje vizuale nga videot dhe fotografitë e përbëra.
Ngacmimi në internet përfshin komente ose mesazhe të dëmshme, foto poshtëruese
ose foto të përbëra dhe të gjitha veprimet që mund të shkaktojnë shqetësim për
palën tjetër, të tilla si postimi i videoklipeve ose bombave me tekst (mesazhe,
që është një akt i dërgimit të shumë mesazheve me tekst në të njëjtën kohë),
bllokim masiv i lajmëtarëve, refuzim kolektiv i kërkesave për miqësi, ndjekje
dhe përhapje e informacioneve të rreme. Ky ngacmim në internet ka një larmi
karakteristikash sepse bëhet në një hapësirë virtuale të quajtur hapësirë
kibernetike, ndryshe nga bota reale ku ngacmimi është drejtpërdrejt ballë për
ballë. Ndërsa ngacmimi në internet bëhet përmes shërbimeve të ndryshme të
ofruara nga pajisjet dixhitale, ajo bëhet në një larmi formatesh dhe metodash,
në varësi të llojeve të ndryshme të komunikimit që ofrojnë shërbimet dixhitale.
Për më tepër, përhapja është shumë e shpejtë pasi jo vetëm i dorëzohet
menjëherë viktimës sipas atributeve të rrjetit që lidhen në kohë reale, por
gjithashtu, pasi të postohet, abuzimi verbal ose shpifja përhapet shpejt përmes
klonimit pa kufizime kohe ose vendi. Bullizmi mund të bëhet në çdo kohë përmes
botes elektronike, kështu që viktimat kanë gjasa të pësojnë dhunë pa kriter
gjatë gjithë kohës. Kësaj i shtohen tronditjet audiovizive si videot, fotot dhe
regjistrimet me zë; intensiteti i dhunës bëhet edhe më i madh. Me ngacmim në
internet, është gjithashtu e vështirë të përcaktohet se kush është autori në të
vërtetë sepse kryesi mund të vjedhë një identitet nga një shërbim në internet
ose të hapë një adresë emaili anonim për të fshehur identitetin e tij ose të
saj. Njëkohësisht, në shumicen e situatave të këtilla ndodh që ngacmimi në
internet do të zhvillojë një aspekt më brutal pasi është e vështirë për autorët
e krimit të njohin me saktësi se sa dhimbje vuan viktima sepse nuk janë ballë
për ballë. Në veçanti, ngacmimi në internet midis adoleshentëve është i
vështirë për tu zbuluar siç duhet nga të rriturit, siç janë prindërit dhe mësuesit,
kështu që është e mundimshme ta pikasesh që viktima po vuan nëse nuk zbulon
drejtpërdrejt pasojat . Bullizmi kibernetik ka nje sere karakteristikash. Së
pari, ajo ka anonimitet dhe një karakter jo-ballë për ballë. Identitetet e
sulmit nga ngacmimi në internet janë anonime dhe tiparet e ngacmimit në
internet i pengojnë ata të shohin reagime emocionale nga viktimat, të tilla si
zemërimi, ankthi dhe nervozizmi. Për këtë arsye, edhe ngacmimi në internet pa
dashje, aksidentale nuk mund të përmbahet menjëherë. Në të kundërt, komunikimi
ballë për ballë, ku dikush mund të shohë ndryshimet e mimikes ,dhe emocionet e
viktimave, mund të rregullohet në përputhje me reagimin e personit tjetër. Kur
ngacmohet jashtë linje, edhe komunikimi joverbal i kryerësit ofron një të dhënë
shoqërore, kështu që qëllimi i tij mund të lexohet. Në hapësirën kibernetike,
mungesa e komunikimit ballë për ballë çon në më pak mundësi për të dhëna
shoqërore. Anonimati dhe tipari jo-ballë për ballë mund ta bëjnë më të lehtë
harrimin e aspekteve njerëzore të synimit të ngacmimit në internet, duke e bërë
autorin e veprës më agresiv. Së dyti, kryesi i veprës ka akses për viktimën
përtej kohës dhe vendit. Hapësira kibernetike mund të arrihet në çdo kohë dhe
kudo nga një sulmues për sa kohë që pajisjet elektronike të viktimës janë të
ndezura. Ngacmimi në internet dhe ngacmimi jashtë linje ,të dy kanë një ndikim
negativ në viktimën, por viktimat e ngacmimit tradicional mund të paktën të
marrin frymë nëse largohen nga skena e ngacmimit. Sidoqoftë, viktimat e
ngacmimit në internet mendojnë se nuk ka vend të sigurt 365 ditë në vit.
Viktimat mund të fikin kompjuterët ose celularët e tyre, por posa të ndizin
përsëri pajisjet e tyre, shkrimet dhe teksti makth shfaqen përsëri. Ngacmimi në
internet ka gjasa të vazhdojë si “ngacmim pa ndalim” sepse as autori
dhe as viktima nuk janë të lidhur në hapësirën dhe kohën fizike. Karakteristika
e tretë është një zgjatim i dhunës reale. Ngacmimi në internet ndodh kryesisht
në lidhje me realitetin, sepse hapësira kibernetike dhe hapësira reale janë në
një vijë të vazhdueshme. Hapësira kibernetike shkakton veprime hakmarrjeje për
provokimin e personit më lehtë sesa në realitet. Ndonjëherë, hakmarrja për një
përvojë të vërtetë realizohet në hapësirën kibernetike. Karakteristika
përfundimtare është vështirësia në njohjen e pasojave. Në një situatë
tradicionale ngacmimi midis adoleshentëve, autori i krimit kërcënon viktimën që
të mos informojë prindërit ose mësuesin e tij. Sidoqoftë, me ngacmim në
internet është e lehtë të fshehësh faktin se viktima po ngacmohet. Kjo pasi
vetë viktima duhet të izolohet nga pajisja dixhitale. Kështu, ngacmimi në
internet shpesh çon në situata shumë serioze për të cilat prindërit ose
mësuesit nuk jane ne dijeni.
Për të zgjidhur ngacmimet kibernetike tek adoleshentët, zakonishit propozohet
si me poshte . Së pari, mënyra më e mirë për të zgjidhur kesi lloj ceshtjesh
tek adoleshentët është parandalimi, jo shërimi. Ajo që nevojitet mbi të gjitha
për parandalimin është forcimi i edukimit të etikës së informacionit dhe
komunikimit për ta.Eshtë e nevojshme të sigurohen programe pas shkollës dhe
leksione të ndryshme speciale, si dhe arsim publik i ofruar nga shkollat. Së
dyti, duhet të sigurohen mjete të ndryshme për viktimat e ngacmimit në internet
për të raportuar pasojat e tyre me drejtësi. Me fjalë të tjera, ata duhet të
jenë në gjendje të raportojnë abuzimin shpejt përmes peticioneve civile në
internet, dhe ata gjithashtu duhet të dinë procesin e trajtimit të raportit të
tyre në mënyrë transparente. Së treti, adoleshentët duhet të inkurajohen të
përdorin media jo në kohë reale . Në rastin e mediave jo në kohë reale, ata
mund të përmbahen nga veprimet e tyre dhe gjithashtu të anulojnë veprimet e
tyre. Së katërti, duhet të ketë më shumë mundësi për të përmirësuar
ndërveprimin me prindërit në shtëpi, dhe një larmi programesh duhet të ofrohen
për të rritur besimin me miqtë.
Dorentina Zema,
Perfaqësuese e Forumit Rinor të Egos.
Ditari i problemeve në jetë
mbetet i strukturuar në rrëpirë të potencialeve që lidhen me arsyetimin,
ideologjinë, kërkesën për më mirë e shumë gjendje të tjera që i vinë në ndihmë,
mungesës së humanitetit! Ndonëse gënjeshtra që na bëhet të besojmë është kaq e
bukur. Të gjithë jemi në dijeni të asaj çka po ndodh në rrugët tona, në dyert e
shtëpisë, në dyert e shkollave, kaq sistematikisht kemi të bëjme me një formë
të atillë, dënimi të pafajsisë, të një paragjykimi, pamjes, vendit ku lutet,
racës, gjinisë që të tërheq, karakterin që të personifikon! Kontrollohesh për
të drejtat tuaja, gjykohesh për to, ulesh dhe rrëpitesh për të gjetur të
drejtën të cilën ta mësuan me emrin “liri individi”.
Bullizmi na shfaqet në mënyra
të ndryshme, edhe pse ne ndoshta nuk e kuptojmë lojën që bëhet, ndoshta nuk do
e kuptojmë që kemi rënë “pre” e këtij fenomeni që të vret ngadalë, sërisht
duhet të gjejmë kurajon për tu informur, të marim informacion, ta kërkojmë atë,
të mbrojmë personat që janë viktimë, e nëse nuk e dimë si funksionon, të pyesim
dhe të bëhemi krah e nevojave të personave që nuk janë në gjendje ta
përballojnë… në vija të përgjithshme, bullizmi nuk është një fenomen normal,
bullizmi nuk është dicka që zhduket shpejt, është si virus që mer pamje të
sjelljes njerzore i tillë, kjo sëmundje që ka prirë shoqërinë, vret! Po, vret
ngadalë, pa e kuptuar, ky çrregullim mund të duket i qetë, por efekti që jep në
kohë është katastrofal! Prandaj ndoshta është folur shumë për mënyrën
organizative, të paraprijës së situatave, edhe pse brenda shtëpisë, qoftë edhe
jashtë saj, ky fenomen nuk ndodh vetëm mbi personin që pret agresivitetin, por
edhe mbi vetë agresorin.
Nëse është diçka që duhet të
kuptohet, është pikërisht e veçanta! Të jesh i veçantë, të bën të jesh në
kontakt të drejtëpërdrejtë në syrin e komunitetit, në syrin e njerëzve, në sytë
e gjykimit, aty ku të drejtat tuaja vendosen në peshoren e padrejtësise. Çfarë
ndodh?! Disa detyrohen të nënshtrohen këtij sistemi, disa të tjere detyrohen te
përjashtohen fare nga shoqëria, disa zgjedhin të shpëtojnë në mënyra që bien në
kundërshtim me rregullin e jetës dhe dëshirës për të gjetur një rrugëzgjidhje,
por ndoshta vetëm këtu i shohim pasojat e këtij çorientimi, ndonëse mund të
jemi shumë vonë për një jetë, më e pakëta që mund të bëjmë, është të privojmë
këtë zgjedhje nga të tjerët.
Edhe pse në vija të
përgjithshme bullizmin mund ta cilësojmë si fenomenin vulnerabël që ka
mbërthyer te gjitha shtresat e shoqërisë, veçanërisht ato të reja në shkolla,
mjedise publike, në komunitet, internet, qoftë edhe në familje, pasojat psikologjike që
shkaktohen nga të dyja palët, është tepër i madh, dhe kësisoj nevoja për
rritjen e ndërgjegjësimit me anë të psikologëve, familjarëve dhe thelbin e
komunikimit, është jashtëzakonisht e madhe. Nëse nuk mundemi të jemi ekspertë
të paktën të jemi dëgjues të mirë, ta pranojmë se diçka e tillë po ndodh, dhe
ta njoftojmë këtë çështje në vendin e duhur!
Zgjidhja e bullizmit, kyçi dhe
thelbi i saj, është komunikimi, përkundrejt çdo arsyetimi tjetër, përkundrejt
çdo trajnimi që mban thelbin e vet në informim, këtë mbështesim edhe ne…
Ngrije zërin tënd, më vonë… mund të jetë shumë vonë, sot është dita jote, sot
është dita e të gjithëve. Të flasësh kundrejt bullizmit i jep arsye për të
jetuar një personi, thëngjilli i të cilit po konsumohet…