Home

Lajme

Nga mbret i skenës, në hekurkthyes në Fier/ Kush e solli Spahivoglin në Tiranë?! Nexhmije Hoxha: Kryeqytetin ta mbajmë të pastër nga këta armiq

No Comments Uncategorized

AFRIM IMAJ/ “Në heshtje në Tiranë u demonstrua sot një ditë zie, e pashpallur zyrtarisht dhe pa u miratuar nga autoritetet shtetërore”

Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të kryeqytetit kishin anuluar shfaqjet e paralajmëruara në shenjë solidariteti për vdekjen e parakohshme të dramaturgut të dënuar Kujtim Spahivogli. Në fakt, nuk kishte ndodhur kurrë më parë të mbyllte dyert Teatri Popullor, Estrada e Tiranës, Cirku Kombëtar dhe institucionet e tjera artistike pa shpalljen zyrtaren “Ditë zie”.

Rasti i Kujtim Spahivoglit kishte thyer kështu tabunë zyrtare, sikundër vetë ai kishte tejkaluar dikur barrierat e skematizmin në artin e dramës dhe jo vetëm, për të cilat ishte ndëshkuar. Në dokumentacionin e kohës ka mbetur e arkivuar letra me shqetësimin e partiakëve lokalë të Tiranës, ndërkohë që nuk ka gjurmë për mënyrën si ka reaguar udhëheqja e lartë që drejtohej nga Ramiz Alia për ngjarjen e pazakontë në përcjelljen e dramaturgut të njohur.

Sidoqoftë, ajo sjellje atipike për kohën përveç tronditjes së aparaçikëve, ishte një gjest solidar i jashtëzakonshëm i artistëve dhe popullit të kryeqytetit që e kishte përjetuar me dhimbje jo vetëm ikjen në amshim të Kujtim Spahivoglit, por tërë kalvarin e vuajtjeve të tij, si i përjashtuar dhunshëm nga vëmendja publike dhe i degdisur punëtor llaçi.

LICEISTI I PARË, STUDENTI I SHKËLQYER I INSTITUTIT TË ARTEVE NË MOSKË

Kujtim Spahivogli njihet ndryshe si liceisti i parë, nxënësi që është ulur i pari në bankat e Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1946. Djali i një familje të njohur për kontribute të spikatura në lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare, sa mori vesh çeljen e shkollës së parë artistike në Tiranë, ndërpreu studimet që kishte nisur në teknikumin e mesëm dhe u paraqit menjëherë në shkollën e re, hapur rishtas pas luftës.

I dashuruar me artin që fëmijë dhe i përkushtuar fort pas programit mësimor, Spahivogli është regjistruar sakaq liceisti i parë i “Jordan Misjas” i diplomuar “Shkëlqyeshëm”. Në breza të tërë liceistësh, pas kaq vitesh që atëherë, pakkush e di që liceisti i parë me vlerësimin shkëlqyeshëm ka qenë Kujtim Spahivogli.

Me të njëjtin vlerësim do diplomohej ai në Institutin e Lartë të Arteve në ish-Bashkimin Sovjetik. “Shqiptari brilant që meriton respekt e nderim për rezultate të shkëlqyera në Institutin e Arteve”, shkroi ato ditë gazeta më e madhe për kulturën në Moskë.

I rikthyer në Tiranë në fundin e viteve ‘50, plot ëndrra e energji, për të ringritur teatrin dhe dramën shqiptare, i diplomuari i korifenjve të artistëve të kohës, do shkruante një tjetër histori që vinte fill pas vlerësimeve shkëlqyeshëm në Liceun e Tiranës dhe akademinë e Moskës, po këtë herë me një trajektore jo të qëndrueshme, me ulje-ngritje të shumta, deri dramatike…

“HAMLETI” SHQIPTAR I VITEVE ‘60

“Kam kënduar gjithmonë, por në një rast i madhi Kujtim Spahivogli më kërkoi të bëja dhe aktoren. Çuditërisht, e bëra mirë”.

Gjigantja Vaçe Zela shprehej kështu para disa kohësh në një intervistë për gazetën “Panorama”, duke kujtuar bashkëpunimin e parë me profesorin e teatrit. Në fakt, pakkush e di që në dramën “Një shok i klasës sonë”, shfaqur në fillimin e viteve ‘60 ka aktruar edhe princesha e këngës shqiptare.

“Nuk mundem, i thashë Kujtimit kur më ofroi rolin e dramës, unë di vetëm të këndoj”, kujton Vaçe Zela.

“Ngaqë këndon mrekullisht, mund të aktrosh bukur”, ma ktheu ai i bindur. Se aktrimi në vetvete është një këngë e veçantë, që buron nga shpirti, shtoi ai dhe direkt në skenë. Kjo ishte kredoja e Kujtim Spahivoglit. Kënga e shpirtit ishte vetë krijimtaria për të. Andaj edhe u shfaq rrufeshëm në ato vite të vështira.

Në pak kohë, në Teatrin Popullor vuri në skenë plot 25 pjesë, pa përmendur shfaqjet me studentët, realizuar në teatrin e Rinisë të krijuar nga ai. Më shumë se sasia, tërhiqte vëmendjen cilësia dhe risitë si në aktrim dhe në zgjidhjen regjisoriale.

Vetëm në vitet ‘60-‘70, mjeshtri Spahivogli vuri në skenë 20 shfaqje, në pjesën më të madhe të të cilave aktronte dhe vetë. Shkurt, në një kohë të shkurtër ai bëri emër si rrallëkush në fushën e artistit në atë kohë dhe i dha një shtysë të fuqishme dramaturgjisë shqiptare. E nisur me rolin e Xherxhinskit tek “Orët e kremlinit”, për të vijuar me personazhet e tjerë te drama “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, karriera artistike e Spahivoglit do të njihte vetëm kreshendo për të kulmuar te “Hamleti”.

Shfaqja e “Hamletit” ishte një shpërthim i vërtetë, që la gjurmë te gjithkush, por që u veçua sidomos nga komuniteti i artistëve si një vepër madhështore. Pikërisht për këtë, Kujtim Spahivogli është kujtuar prej tyre si Hamleti shqiptar i viteve ‘60. Gjetje e risi të tjera do përthyheshin në krijimtarinë e tij, fill pas suksesit të Hamletit. Tashmë regjisor në Teatrin Popullor dhe pedagog në Institutin e Arteve, por gjithnjë prodhues e novator.

Me vlerësimet më të mira janë pritur nga artdashësit dramat e realizuara në këtë periudhë si “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Banja”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq” etj.

NExhmije Hoxha

KTHESA E ERRËT, DRAMA E TRISHTË E DRAMATURGUT TË SHQUAR

Furtuna e nisur menjëherë pas Festivalit të 11- të të Këngës në RTSH dhe e kulmuar me plenumin e katërt të KQ të Partisë në qershor të vitit 1973, do të sillte kthesën e errët e të papritur në jetën e profesorit të dramaturgjisë.

Një ditë krejt pa kujtuar një tabor kalemxhinjsh e aparaçikësh duke kaluar në filtër gjithë krijimtarinë e Kujtim Spahivoglit, do ta kryqëzonin për modernizëm dhe shfaqje liberale. Akoma më të rëndë do ta bënte situatën e tij, fakti që kishte vënë në skenë një nga dramat e Fadil Paçramit, pas dënimit të tij. Goditja fillimisht do të vinte me pushkatimin politik. E para ishte organizata bazë e Partisë e Institutit, që do të vendoste për ta kaluar nga anëtar në kandidat partie. Pastaj menjëherë komiteti i partisë i rajonit numër 2 do të vendoste unanimisht për ta përjashtuar nga partia e për ta larguar nga Tirana.

Që këtej artisti i madh u gjend në kantierin e ndërtimit në Mbrostar të Fierit, ku shkëmbeu profesionin e dramaturgut me atë të hekurkthyesit. Disa vite aty për t’u rikthyer në Tiranë, po pa të drejtën e ushtrimit të profesionit në fillimin e viteve ’80.

Nexhmije Hoxha: Kush e solli Spahivoglin në Tiranë

I shfaqur në Tiranë pas përfundimit të “riedukimit në gjirin e klasës punëtore” në fillimin e viteve ‘80, dramaturgu i shquar Kujtim Spahivogli tërhiqte vëmendjen me praninë e tij mbrëmjeve në bulevardin e Tiranës për dashamirësit e artit dhe jo vetëm.

I harruar për pesë vjet kantiereve të ndërtimit në periferi të qytetit të Fierit, besonte se më në fund kishte ardhur momenti i shumëpritur të rikthehej pranë strehës së tij të dashur, por edhe në skenën e munguar aq gjatë. Mirëpo Tirana e atyre ditëve përjetonte një dramë shumë më të rëndë nga ajo që kishte kaluar dramaturgu i internuar.

Vetëvrasja e Kryeministrit historik në kushte të dyshimta dhe stuhia që kishte shpërthyer pas kësaj me të famshmen “Tablonë sinoptike të veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut”, e artikuluar fuqishëm nga Enver Hoxhës, jo vetëm e shtynte në kohë rehabilitimin e Spahivoglit, por shfaqja e tij e shkujdesur mbrëmjeve në bulevardin e kryeqytetit ngjallte dyshime te autoritetet e Partisë.

Ishte koha kur kërkoheshin dhe në “vrimë të miut” bashkëpunëtorët e Kryeministrit tradhtar. Pjesën më të madhe të tyre, siç flitej atëherë, e kishte zbuluar Fiqrete Shehu, bashkëshortja e Kryeministrit të vetëvrarë, tashmë e prangosur në hetuesi. Të tjerët i shtoheshin dita-ditës grupit të tyre, falë “vigjilencës” të besnikëve të Partisë dhe aparatçikëve syzgjuar.

Në grackën e këtyre të fundit, kishte rënë më në fund pa e ditur dramaturgu i dënuar i rikthyer rishtas, të cilin më shumë se xhirot mbrëmjeve në bulevard, e bënte kontingjent të dyshuar shoqëria me Mihallaq e Edi Luarasin, të porsaardhur dhe ata në Tiranë pas dënimit të gjatë për veprimtari armiqësore.

Kujtim Spahivogli1

Ndryshe nga herët e tjera që denoncime të tilla i bënte armata e sigurimit të shtetit, këtë radhë sinjalin e parë e transmetoi grupi i bashkëpunëtorëve të afërt të Nexhmije Hoxhës, asokohe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Shtatë ndër ta: Harrilla, Raqi, Shyqyriu, Nexhmedini, Bajrami, Abdyli dhe Vasillaqi, të shtatë zyrtarë të rëndësishëm në Istitut, i kanë shkruar shefes së tyre një letër konfidenciale, ku e vënë në dijeni se Kujtim Spahivogli me disa artistë të tjerë, në mbarim të dënimit për krime politike, shfaqen në bulevardin e Tiranës në pritje për të rifilluar punë.

Sakaq, aparaçikët e KQ e çojnë më tej qasjen e tyre, duke tërhequr vëmendjen e Nexhmije Hoxhës për shtimin e vigjilencës për një kryeqytet të pastër nga këta elementë armiq. Nuk dihet si e ka pritur këtë të dhënë kjo e fundit, por në fund të letrës ka shënuar vetëm një fjali “Kush e solli Spahivoglin në Tiranë?”.

Letërshkruesit po aty shtojnë se ka dhe elementë të tjerë armiq që pasi kanë kryer dënimin po kthehen në Tiranë pa të keq, duke përmendur rastin e shoqëruesve të Mehmet Shehut dhe të dy drejtuesve të lartë të hetuesisë të dënuar, të cilët figurojnë me shtëpi në Tiranë. Po çfarë shkruajnë tjetër zyrtarët e KQ…

LETRA

nexhmije faksimile

Shoqja Nexhmije, Pasi dëgjuam fjalimin e shokut Enver për “Tablonë sinoptike të veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut”, për krimet e pohuara nga armikja e popullit Fiqret Shehu dhe gjithë gjarpërinjtë e tjerë të familjeve të tyre si dhe pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për asgjësimin e bandës kriminale të dërguar nga jashtë, në disa shokë të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, Harrilla, Raqi, Shyqyriu, Nexhmedini, Bajrami, Abdyli dhe Vasillaqi, menduam t’u informojmë për disa çështje që bisedohen në popull: 1-Pas kryerjes së dënimit, bile edhe para kohe, disa njerëz të dënuar nga Partia, kanë filluar të dalin prapë në bulevardin e Tiranës.

Konkretisht Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, ish-kryeregjisor i televizionit, Lluk Kaçi, i dënuar për veprimtari armiqësore, Edi Luarasi dhe Mito Vako. Si këta edhe të tjerë, që pasi dalin nga burgu ose mbarojnë afatin e internimit për krime politike, rifillojnë punë në Tiranë. Mbase kjo çështje duhet parë nën dritën e porosive të Partisë për të rritur vigjilencën dhe për të mbajtur të pastër kryeqytetin nga këta elementë armiq.

Mundet që ky rregull është vendosur edhe nën ndikimin e synimeve që kanë pasur armiqtë. 2=Flitet që oficerët që kanë qenë pas armikut Mehmet Shehu, një pjesë e mirë vazhdojnë t’i mbajnë familjet në Tiranë, si ajo e Ali Çenos dhe ajo e Jonuzit që rri nga prindërit e gruas së tij. Vetë Aliu thonë se ka kaluar tani oficerë në Ministrinë e Mbrojtjes.. 3-Elham Gjika, ish-drejtor i hetuesisë i Ministrisë së Brendshme që është arrestuar, e ka gruan mësuese në shkollën tetëvjeçare “7 Marsi”.

Po kështu, Kristofor Mërtiro edhe ish-punonjës të tjerë të hetuesisë që janë arrestuar, familjet i kanë me punë dhe banim në qytetin e Tiranës. Ka ndodhur kjo në rastin e Kujtim Spahivoglit, të dënuar për veprime e qëndrime liberale pas Plenumit IV të KQ të Partisë, kur ai nuk ka as lejen e banimit në Tiranë, e hequr kjo menjëherë pas dëbimit me internim në Fier.

Burimi/Panorama

NJË RRUGË NË SHKODËR MERR EMRIN E GJOSHO VASISË

No Comments Uncategorized

Nga Ketjola Gështenja:

Gjosho Vasija është artisti i njohur i humorit shkodran emrin e të cilit do të mbajë nga sot një rrugë në qytetin e Shkodrës. Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi pak kohë më parë emërtimin e rrugës në afërsi të katedrales “Shën Shtjefni” me emirin e aktorit të humorit. Angjela Vasija, vajza e Gjosho Vasisë shprehet e emocionuar për vlerësimin që i është bërë babait të saj.

Vajza e Gjosho Vasisë tregon se akoma nuk ka vendosur nëse fondin me veprat e babait të saj do t’ia dhurojë ndonjë muzeu duke ngritur disa dyshime të sajat.

Harta e vjetër e Shkodrës që mban ndër vite Ëngjëll Çeka ndihmoi në vërtetimin se kjo rrugë vite më parë mbante emrin Vasija, familja në të cilin lindi humoristi shkodran.

Gjosho Vasija lindi, në qytetin e Shkodrës më 28 tetor 1931 dhe u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, më 22 nëntor 2013 në Trieste të Italisë. Artist i njohur i humorit shkodran është shquar për bejtet, paroditë dhe kompozimet e tij humoristike e satirike, të cilat i këndote me kitarë.

Burimi/Shkoder.info

Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa – D E K L A R A TE

No Comments Uncategorized

MOTRA E VLLEZER EMIGRANTE!
GJITHE SHQIPTARET QE PER SHUME ARSYE NDODHEN JASHTE ATDHEUT E QE KANE TE DREJTE VOTE NE SHQIPERI DUHET TE KUPTOJNE SE KLASA POLITIKE QE DREJTON VENDIN JO THJESHTE NUK ESHTE E INTERESUAR PER VOTEN NGA EMIGRACIONI/DIASPORA POR PO BENE CDO PERPJEKJE PER TA PAMUNDESUAR E PER TA SHTYRE NE KOHE VOTIMIN TUAJ DHE NDIKIMIN TUAJ POLITIK SEPSE PER NDIKIMIN TUAJ EKONOMIK DHE DERGESAT QE NDRYSHE QUHEN REMICANCA TE GJITHE E DINE!
KLASA POLITIKE QE DREJTON VENDIN KA SHKELUR LIGJIN QE JU MOS TE MIRRNI PJESE NE VOTIME!
KLASA POLITIKE KA VJEDHUR TE DREJTEN TUAJ PER TE VOTUAR E JU KA PENGUAR TE VOTONI.
PER KETO ARSYE KJO KLASE POLITIKE DUHET NDESHKUAR NE GJYKATEN NDERKOMBETARE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT!
KJO KEQQEVERISJE DUHET RREZUAR PERMES VOTES!
KJO QEVERISJE TRADHETARE, E NJE GRUPI TE VOGEL ESHTE SHNDERUAR NE QEVERI MINORITARE DHE E SHITUR TE QARQET FQINJE, PO SHET E GLLABERON PASURITE KOMBETARE E BENE GJITHSHKA PER TE MBAJTUR PUSHTETIN DHE KA VENE PARTINE DHE TRADHETINE MBI SHQIPERINE!
KJO QEVERISJE ESHTE NJE BANDE HAJDUTE QE DUHET CRRENJOSUR E SIGURISHT JO PER TE SJELL NDONJE KLAN TJETER NE QEVERISJE POR PER PROGESIN E KOMBIT SHQIPTAR DHE PER TE LEJUAR PJESMARRJEN E EMIGRACIONIT/DIASPORES!
GRUPI YNE I PUNES DO TREGOJ MENYREN POLITIKE DHE LIGJORE SI DUHET TE VEPROJME PER TE NDESHKUAR KETE KLAN QE KA UZURPUAR SHQIPERINE DHE PASTAJ DO JET E NEVOJSHME QE TE GJITHA LEVIZJET, SHOQATAT, KLUBET, FONDACIONET, ETJ DO TE MARRIN PJESE NE DENONCIMIN PUBLIK E JURIDIK QE DO I BEHET QEVERISJES QE KA SHKELUR LIGJIN E KA PENGUAR PJESMARJEN E 1.740.000 SHQIPTAREVE NE VOTIME!
DJE INSTITUCIONE PERGJEGJESE TE SISTEMIT PER CESHTJE TE VOTES U PERPOQEN E BENE NJE TAKIM FASADE PER TI ZENE SYTE ORGNIZMAVE NDERKOMBETARE POR DHE NUK KISHIN NJOFTUAR PARTITE PJESMARRESE NE VOTIME QE SHPREHIN SPEKTRIN E EMIGRACIONIT DHE NUK KISHIN NJOFTUAR QELLIMISHT PERFAQESUESIN POLITIK TE EMIGRACIONIT SHQIPTAR.
EMIGRACIONI/DIASPORA DUHET TE VOTOJ!
1.740.000 SHQIPTARET JASHTE SHQIPERISE JANE ME SHUME SE 1/3 E POPULLSISE SE RREGJISTRIT TE SHTETASVE.
TE BEJME GJITHSHKA PER VOTEN E EMIGRACIONIT SI DOMOSDOSHMERI PER TE NDRYSHUAR BANDEN QE KA KAPUR VENDIN E PO SHKATRON SHQIPERINE!
PERPJEKJA E RRADHES PER TE PENGUAR PJESMARJEN E EMIGRANTEVE NE VOTIME DUHET TE DESHTOJ E NJEKOHESISHT QEVERIA QE SHKELI LIGJIN DUHET TE NDESHKOHET SIPAS LIGJEVE NDERKOMBETARE !
VOTA E EMIGRANTEVE PERSHPEJTON INTEGRIMIN, PERSHPEJTON PROGRESIN E SHQIPERISE.
EMIGRANTET DUHET TE VOTOJNE!
KOSTAQ PAPA PhD E Drejte Nderkombetare
Perfaqesuesi Politik i Emigracionit Shqiptar
Kryetar i PARTIA EMIGRACIONI SHQIPTAR (PESH)
DEPUTET i Legjislatures se Kaluar.
Tirane 24.05.2022

Burimi/Facebook

Shifra të çmendura/ Konkurrenti i “Përputhen” kërkon 6 mijë euro për një story në Instagram

No Comments Uncategorized

Konkurentët e Përputhen janë kthyer në personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Por do të habiteni kur të kuptoni se ata kërkojnë shifra marramendëse për një story në Instagram.

Demaskime Përputhen ka siguruar një fotografi nga biseda e një biznesi me Julin e programit, i cili kërkon 6 mijë euro për një postim në instastory ku qëndron vetëm për 24 orë.

Burimi/CNA.al

ALUMNI /Liceu Artistik – Vjola BAHOLLI – violë

No Comments Uncategorized

Vjola lindi në vitin 1986 në Tiranë. Që në moshën 7-vjeçare ajo mori mësimet e para për piano për të kaluar më pas direkte për violë në moshën 10 vjeçare në Liceun artistik J.Misja në v.1996. Falë këmbënguljes së saj dhe përkushtimit të Prof.të saj Albana Leka, Ermira Shehu, dhe Arian Paço ajo u aktivizua në shumë formacione orkestrale dhe u vlerësua me çmime. U diplomua në violë v.2009 në klasën e Arben Llozit pranë Akademisë se Arteve.Ka mbajtur master-class me:Eddy Perpich,Ernest Kovacic,Crtmir Siskovich,Fani Vovoni,Dejan Milinkovich,Cristiano Gualco,Giovanni Scaglione, Paolo Andreoli, Simone Gramaglia.Fiton konkursin në 2005 në edicionin e parë në CEYO me Igor Coretti-Kuret ku vijoi me koncerte në sallat kryesore të teatrove Sllovaki, Austri, Itali, Slloveni , Kroaci. Në v.2007 i jepet “Attestato di merito” në konkursin “Saverio Mercadante” në Noci (Itali).Diplomë orkestrale/m.dhome Umbria estate 2008 me Robin O’Neill. Në 2003 viole e parë e orkestrës rinore të Koln (Gjermani) me Alvaro Palmen, 2004 Bochum me Norbert Koop, 2006 “Fondo Opera Festival” (Itali) me A.Arigoni, në v.2004 pjesë e ork.rinore të Budapestit (Hungari), v.2002 pjesë e ork.rinore të Mucia (Spanjë),në 2003 fitojnë “1st price cum laude’ me “Virtuozët e vegjël” Neerpelt (Belgjikë) ne drejtimin e Zhani Cikos.Violë e parë pothuajse e të gjithë orkestrave rinore.Në v.2008 mban koncert recital në Akademinë e Arteve. Pjesë e ork.të dhomës: “Camerata e Tiranes”, Orkestra e Vlores, Tiranës, Orkestra “I.Madhi”,Ansambli i këngëve dhe valleve popullore, “Albanian Soul”me Shkelzen Dolin etj. Në v.2010-2015 fiton audicionin si violë e parë e formacionit harkor të FA në Ministrinë e Mbrojtjes. Në v.2018 fitues e cmimit 1 me kuartetin “Archidea” në konkursin e Festivalit të muz.së dhomes në Elbasan. Nga 2008-2016 pjesë e formacionit muzikor të Top Channel. Nga 2015-2016 pjese e Ork. së TKOB si e jashtme. Nga v.2017 – e në vazhdim është pjesë e Orkestrës Simfonike të RTSH.

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik

LAMTUMIRË MIKU YNË I SHTRENJTË PINO CACOZZA. GIUZEPPE CACOZZA ( ZEF KAKOCA)

No Comments Uncategorized

Një lajm shumë i trishtë ka tronditur sot botën Shqiptare. Largimi i papritur nga kjo botë e poetit, gjuhëtarit, kantautorit, aktorit, studjuesit dhe organizatorit më të shquar Arbëresh Z. Zef Kakoca ( PINO CACOZZA) , ( Giuzeppe Cacozza) , mikut tonë dhe të gjithë artistëve të Shqiptarëve kudo nëpër botë. Iku shkëlqimi i të gjithëve ne, shkoi lart në qiell për të takuar Nënë Terezën, Shenjtoren e tij të devotshme.
Arbëria humb një nga personazhet më të mëdhenj të epokës bashkëkohore e më të dashurin në tërë Botën Shqipëtare kudo që ndodhen.
Lajm shumë i hidhur që ka tronditur tërë ata që ja njihnin potencialin intelektual, kontributin e jashtëzakonshme, talentin specifik dhe thjeshtësinë e modestinë e tij.
I përjetshëm kujtimi yt, vëllai ynë i paharruar dhe i denjë për bekimin.
Tani që ndahemi nga ju, lutemi të gjithë që Zoti t ‘ ju dhurojë pushim të përjetshëm.
Duke i dërguar gruas Maria, vajzës Nikoletta, motrës Antonietta dhe familjes, prindërve dhe të afërmve, në momentin tragjik që na gjen të bashkuar, ngushëllimet më të thella.
Kush ishte Pino Cacozza
Lajme të marra tërësisht nga faqja e tij dhe nga faqja e Baletmaestrit Z. Andrea Kokeri, i cili ka bashképunuar më shumë me të në Itali.
Pino Cacozza (Giuseppe Cacozza – Zef Kakoca) lindi në San Demetrius Corone (Shën Miter) më 27 shtator 1957.
Ka ndjekur studimet klasike në Kolegjin e Sant ‘ Adrian
dhe fitoi diplomën e Gjuhëve të Huaja dhe Letërsisë në
Universiteti i Kalabrisë në vitin 1980, me specializim në gjuhën frënge, shqipe dhe angleze dhe qytetërim.
Si autor, kompozitor dhe këngëtar ai e fitoi Festivalin d gjashtë herë
ella Song Arbëreshe (nga të cilat ishte regjisor artistik për katër edicione):
Nel 1984 con Ajri i jetes, coautore – Nel 1985 con Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes – Nel 1986 con Me një mik afer – Nel 1988 con Kjo është festa më e madhe çë ka Arbëria – Nel 2004 con E bukura vashes, e bukura gjitoni – Nel 2008 con la canzone Ishe një herë .
Ai fitoi katër herë çmimin kritik Giuseppe D ‘ Amico.
Ndër shfaqjet e tij janë edhe recitalet muzikore dhe teatrale ′′ De Rada ′′
dhe Milosao ′′ me Grupin e Artit të Ri, ′′ Rrënjat dhe Arb erisë ′′ (Rrënjët e Arb erias), ′′ Udhëtimet dhe Arb erisën ′′ (Rrugët e Arb eria) dhe ′′ Homazh për Girolamo De Rada “, prej të cilave ai është autor dhe interpretues..
Ka kryer aktivitete kulturore, artistike, kënduese dhe teatrale pothuajse në të gjitha komunitetet arbëreshe, Shqipëri (Festivali i Gjirokastros – Festivali i Këngës shqipe), Maqedoni (Shkup, Tetovë dhe Strugë), Mali i Zi (Ulqin), në qytete të shumta të Ulqin Itali dhe jashtë vendit.
Ideator Pisepiselle – Festivali i Këngëtarëve të vegjël Arb ereshë.
Presidenti dhe drejtori i Arbitalisë ( www.arbitalia.it ), shoqata
gazeta kulturore dhe e para online e Arb eria.
Në vitin 2009 ai mori në Napoli çmimin prestigjioz ′′ Mesdhetar të artit dhe kreativitetit “, njohje që u jepet çdo vit personaliteteve
të botës politike, shkencore, kulturore dhe artistike që kontribuan, përmes veprimit të tyre, për uljen e tensioneve dhe inicimin
Një proces i vlerësimit të dallimeve kulturore dhe vlerave të përbashkëta në zonën e Mesdheut të Madh, me motivacionin e mëposhtëm:
′′ Për dhënien e shprehjes në vetëdijen kolektive të popullit arb eresh. Në produksionin e tij të gjerë të poezisë dhe këngës, ai rijeton me shpikjen dhe shijen e legjendës kujtimet latente të një komuniteti që ka fuzuar shoqërisht dhe politikisht në kombin italian pa humbur traditën historike dhe gjuhësore. Duke preferuar sheshet në teatër, në lojërat e tij palos vargun dhe muzikën lartësimit të gjithë një populli, rinovon rrënjët e tij, përforcon sentimentin unitar dhe tërheq zvarrë audiencën në turneun vëllazëror të valles korale me të cilën gjithmonë përfundon shfaqjen “.
Në vitin 2010, përfaqësues i letërsisë arbëreshe, mori pjesë në Mbrëmjet Poetike të Strugës në Maqedoni.
Ish-anëtari i Komisionit Shkencor të Institutit Rajonal për
Komuniteti Arbëreshe i Kalabrisë, dhe KOREMIL, Komisioni Rajonal për pakicat gjuhësore të Kalabrisë.
Presidenti i shoqatës Arb ereshë në Rossano.
Drejtor i gjerdanit të botimeve digjitale
′′ Perlat e Arberit ′′ ( www.arberia.info ).
Regjisor artistik i Arbfestivalit dhe kulturave.
Në vitin 2015 Presidenti i Republikës së Shqipërisë
S. E. Bujar Nishani i jep titullin ′′ Naim Frash eri ′′ me
la seguente motivazione: “Për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor në dobi të bashkëkombasve të tij të përtejdetit,
duke mbajtur gjallë një traditë të madhe të letërsisë dhe kulturës arbëreshe në përgjithësi, kur kohët moderne ushtrojnë trysni ndaj këtyre lloj kulturave të shkëputura nga areali i tyre, siç është ajo arbëreshe”. (Per i meriti e il contributo di scrittore e compositore in favore dei propri connazionali di là dal mare, ha saputo tenere viva la grande tradizione della letteratura e della cultura arbëreshe, nel contesto contemporaneo di pressione nei confronti delle culture distaccate dalla terra d’origine, com’è quella arbëreshe.”).

Burimi/Facebook/Minella Kureta

Ulqini, një histori e vjetër ilire

No Comments Uncategorized

Nga Pëllumb Gorica

Të prekësh Ulqinin

Në çdo udhëtim të përshkruar është bërë zakon të prekim copëza përjetimesh të gjalla për natyrën, historinë e vendeve, dhe kulturën e tyre të lashtë. Dendësia e përshtypjeve, është aq e madhe sa nuk di çfarë të shkruash më parë. Kështu ndodhi edhe në udhëtimin tonë drejt Ulqinit. Ftesa e miqëve tanë për të marrë pjesë në “Veprimtarinë hulumtuese shkencore të trashëgimisë së kulturës pagane të Krajës”, ishte një rast i mirë për të mos e lënë të anashkalohej. Por kjo dha, edhe një shtysë më tej për të njohur këtë qytet të lashtë shqiptar me plot ngrohtësi e diell, dhe me vlera të spikatura njerëzore, kulturore, historike e materiale. Edhe nëse e ke shkelur më parë, dhe ke lexuar për historinë e tij, kur e vizitojmë atë dhe trevat përqark,të befasojnë përsëri natyra, arkitektura, deti, mikpritja gati proverbiale…

Jemi të përhumbur me panoramat e shumta, që parakalojnë përtej xhamave të autobuzit. Megjithëse të përqëndruar, në rrugën me gjarpërimet e saj, sfondi i qiellit dhe majat e maleve shkëmbore, për ne reflektonin aq shumë pasuri natyrore. Autobuzi vijon herë kodrinave apo rrezë tyre, e herë luginave pjellore vende-vende me një rrezatim dendurie nga gjelbërimi, ku ndjehet aroma e frutave, dhe fëshfërima e gjetheve të vjeshtës. Në hapsirat e sistemuara, si të qendisura, të gëzon syrin pamja e vendbanimeve me shtëpitë që parakalojnë, dhe si në një sfilatë mode të dhurojnë pafundësi të tjera ndjesish. Ulqini shquhet për historinë e vendbanimeve të lashta. Ngjitur tyre andej nga kalonte rruga të shfaqen tabela orientuese të vendeve me një të kaluar të largët historike. Shasi, qyteti antik i mbuluar nën rrënoja të trazon,e vë në lëvizje mendimet tona me historinë, dhe 365 kishat e tij. Duke u përthithur në ca labirinthe bisedash për udhëtimet në hapësirat shqiptare, ato mbështillen rreth motivimeve krijuese, dhe takimeve me njerëzit e artit, kulturës e historisë sonë. Bashkudhëtarja jonë nga Tirana, Luljeta Dano, poete dhe studiuese e njohur, flet me pasion për këto gjëra.

-E copëtuan kombin tonë dhe e ndanë në shtete të tjera, por tani erdhi koha t’i vizitojmë dhe të jemi të pranishëm në veprimtaritë e tyre.

Veçse ky udhëtim këtu krijon të tjera ndjesish kënaqësie, për urtësinë dhe madhështinë ulqinake. Janë bisedat me miq të njohur dhe të rinj, të këtij vendi, që paraprijnë fjalët, dhe u japin atyre të tjera përmasa.

Në trokitje historike…

Të zhytur në ndjesitë e panoramave, dhe bisedave mbresëlënëse aty nga mesdita mbërritëm në Ulqin. Ashtu me plot emocion, duke anashkaluar lodhjen, në orët në vijim shëtitëm qytetin. Ai shtrihet mbi ca bregore të gjelbërta, dhe kalaja e lashtë buzë detit Adriatik me arkitekturën e veçantë, të krijojnë ndjenja të papërsëritshme nderimi e respekti për banorët, dhe për këtë trevë të njohur. Ulqini është një nga qytetet turistike interesante të bregdetit Adriatik. Për të njohur më mirë në brendësi atë, dhe rrethinat e tij nga Ada e Krryçit deri në grykderdhjen e Bunës nuk mjafton një ditë. Kalojmë përmes qytetit në rrugët të potershme, që ngjajnë si një panair me një kolor përndritës. Limfa e turistëve, dhe e jona shkrihet në atmosferën e tij, duke e bërë të dukshme me ecejaket.

Ndërtimet në Ulqin kanë ruajtur të freskët vokacionin e kohëve të largëta me një urbanistikë tipike, një pjesë e të cilave u ngjiten kodrave. Aty, bie në sy ndërthurja e tyre me ato moderne, por këtu ekziston mentaliteti, që e vjetra është relike,e cila duhet ruajtur. Vezullojnë reklamat e bar- kafeve, restoranteve, hoteleve, dhe dyqaneve me punime artizanale, qëtë tundojnë për t’i blerë, dhe t’i bësh pjesë të katalogut tënd.

-Ulqinakët – thotë Nexhati, pronari i hotelit, ku bujtëm – shquhen për zejtari, për këngë, për kultivimin e ullirit, ku gjen ekzemplarë 700 vjeçar, por më shumë ne jemi të njohur si detarë e tregëtarë, por edhe kusar deti, që i sulmonin anijet e Venedikasve, Dalmatëve, Francezëve etj. Qyteti ynë i bujshëm me kalanë, si një trashëgimi e shekujve, gjithmon ka qënë i lidhur me rrënjë të thella shpirtërore me udhët e ‘’paudha’’ të detit, që nga koha e anijeve liburne.

Faktet e përdritësimit të kujtesës, të bëjnë me dije, e të nxisin kureshtjen për të depërtuar në terë dimensionin e të shkuarës ulqinake.

Në truallin e Ulqinit historia ka hipotetikuar lashtësinë, që mund të lexohet shumë qartë, ndonëse e mbuluar me eklipse e dallgëzime kohësh. Por, po të hysh thellë në shekujt e tij mëson shumë gjëra të reja. Herë duke u zmadhuar, e herë duke u tkurrur historiku i saj ka trashëguar mbishkrime, dorëshkrime dhe gjetje të hershmet, që nga epoka e bronxit, edhe pse luftrat rrënuese i kanë fshirë asaj shumë gjurmë. Kur flasim për të gjitha këto domosdo do të shkruajmë, edhe për rrjedhat e jetës. Zanafillë e lidhur me periudhën plot labirinthe të lashtësisë sonë ilire. Këtu në këtë trevë të lashtë jetonin ilirët e fisit të labeatëve me madhështi emrash, kalash e vendesh historike. Është kalaja që mbreti i tyre, Genti e vizitonte herë pas here. Ndërsa Balshajt në Mesjetë e kishin selinë e tyre. Historia e Ulqinit me psiko-hapësirat e zhurmshme të luftrave, shkatërrimeve, ka mbështjellë misteret, fatet njerzore, përplasjet, kurthet, brengat, pabesitë, mugëtirat e moteve, zvenitjet dhe copëzimet e trojeve. Në çdo kohë është lakmuar nga pabesitë e reve të zeza të stepave, dhe erës së egërsuar përtej detit, e cila u përplaste me furi brigjeve të tij heroglife fjalësh të religjoneve. Kjo bëri që një pjesë e popullatës, duke u përballuar stuhive të fuqishme të historisë, kanë qënë të shtrënguar t’i lëshojnë vatrat e tyre shekullore. Ky detyrim buroi edhe si pasojë e represionit sllav, që më së shumti kërkonte të zhdukte jetesën, pasurinë e shqiptarët në këto troje si kudo ku banonin ata. Dhe jeta ka rrjedhur mes vështirësive, e sërish ulqinakët e mbanin gjallë shpresën, dhe rigjenin veten me forcën të mbijetojnë, duke i qëndruar me besnikëri të pashoqe kësaj toke të bekuar.

Gjurmime ritesh, që flasin ilirisht

Kultura, asnjëherë nuk shuan etjen me promovime vlerash, mbasi në kohën e sotme ndodh që vlerat sulmohen nga antivlerat. Ndaj veprimtaritë e trashëgimisë kulturore janë si shtylla ku mbështeten vlerat. Larmia e pasqyrimit të tyre në sfonde mediatike janë të rralla dhe të cekta, kjo edhe për vetë faktin e politikës, ku dhe pamjet e kriminalitetit marrin vendet në faqet e para. Në këtë këndvështrim, edhe fondet për kulturën janë të tkurrura nga që menaxhimi i tyre le për të dëshiruar. Por në Ulqin studiues, historianë, arkeologë të Ulqinit, dhe krahinave shqiptare në Mal të Zi, të Krajës e Shestanit, gjithmonë kanë intensifikuar misionet e tyre hulumtuese, duke tejkaluar vështirësitë. Në këtë kontekst, kohët e fundit po larmojnë në formë, dhe në trajta idesh, të spikatura në organizim veprimtarish studimore iliroshqiptare. Përveç ruajtjes së trashëgimisë kulturore- historike, pasqyrimi dhe afirmimi risjell filozofinë e e tyre, si pjesë e ndërtimit të identitetit tonë. Trevat shqiptare të Malit të Zi, Kraja dhe Shestani njihen nga të gjithë për traditat e palëkundura kombëtare. Trashëgimia e kulturës pagane e tyre deri më tani ka mbetur larg syrit të studiuesve, dhe turistëve të huaj. Ashtu siç mendon studiuesi i ri ulqinak, Arben Berjashi “Për të njohur dëshmitë arkeologjike, etnografike, etnologjike etj, duhet ende shumë punë për të krijuar parakushtet e një pike të vizituar gjithnjë në rritje të trashëgimisë sonë”

Si bletët,studiues dhe njohës të trashëgimisë kulturore pagane nga treva të ndryshme shqiptare,së toku me këtë frymëmarrje, u mblodhën në zgjojen e fjalëve në Ulqin, të ftuar në veprimtarinë e trashëgimisë kulturore të Krajës. Pavarësisht skajeve gjeografike, ku gjenden ata në Tiranë, Elbasan, Kukës, Shkodër, Malësi e Madhe, Krajë, Ulqin, apo edhe në Kosovë, u gëzohen këtyre takimeve domethënëse. Ndonëse diçka e thjeshtë në dukje, dhe gjithë kuptim në thelbin e saj, njihen dhe shkëmbejnë mendime, ndaj janë ngjarje të rëndësishme e sinqerisht përjetohen këndshëm nga ata. Nuk është e lehtë për të dhënë të plotë thelbin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore, dhe promovuese të trashëgimisë së kulturës pagane në Krajës, për të cilin desha të shtoj dhe të përforcoj, interesimin nga jo pak ulqinakë dhe krajanë. Mendimi se duke ju larguar formave të vjetra të trashëguara nga koha e sesioneve shkencore steriotipe, kur analizohej një studim pompoz nga individë të graduar shkencor, ky promovim i shërbeu gjithë organizimit dhe studiuesve, si një konvergim protagonist të kreaturës së tyre me përbashkësi vlerash qëmtuese. Ka jo pak studiues të secilës moshë, pozitë shoqërore apo formimi kulturor,dheme angazhime të shumta frytdhënëse,që po konturojnë prezencën e tyre shkencore. Studimet dhe argumentet e tyre janë depërtuese, të thella e të qarta. Dhe çka është më e rëndësishmja zhbirime tyre, po u përmbahen rrënjëve të thella të tabanit kombëtar, ku gjurmimi synon për të zbuluar të veçantat. Natyrisht kishte evidentim me përgjegjshmëri, dhe aftësi njohëse-trajtuese e profesionale ndërmjet ekspozimeve fotografike, të cilat tërhoqën vëmëndjen për thesaret e epokës pagane, si pjesë civilizim ilir në trevën e Krajës dhe më tej. Është fakt që të gjitha studimet korrespondonin mes veti rreth riteve pagane,dhe kulteve zanafillore të pashkëputur nga ilirët, arbrit deri tek shqiptarët e sotëm, për figurën e Gjarpërit, “Diellit, “Hënën e Re”, ”Banerin” “Buzmin, “Ditën e Verës”, “Ditën e Shengjergjit”, “Ditën e qethjes së deleve”etj. Ato përbënin edhe trungun e veprimtarisë së këtyre kulteve të kulturës pagane. Në qasjet e thella shkencore, u theksua motivi sublim për të çmuar traditat pagane, dhe thasaret e trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e të tjerave treva shqiptare si pjesë e ndërtimit të identitetit tonë kombëtar. Brenda veprimtarisë u ngrit edhe një problem, që sot shqetëson kulturën tonë, tradita tona, të cilat po rrezikohen deri në zhbërje.

-Në trevat shqiptare të Krajës dhe Shestanit e përtej-, do të theksonte në paraqitjen e tij, studiuesi nga Ulqini, Mr. Arben Berjashi – janë ruajtur e kultivuar rite të shumta pagane, si pjesë e identitetit iliro-shqiptar. Ata kishin shumë perëndi, me atribute vendesh, objektesh e fenomenesh të natyrës, disa të përbashkët e disa të veçantë. Në Krajë shquhet “Baneri”, që është një dru i gjatë, që vishet me gjethe të njoma dhe lule të bukura. Ai praktikohet edhe sot e kësaj dite. Interesant është, Riti i bartjes se gurit sa më të madh në majën e malit të Rumisë, por edhe “Dita e Rrëshajave”.

Një rishfaqje vlerash të lashta me vëzhgime antropologjike do të sillte këtu, edhe kumtesa e antropologes nga Tirana, Luljeta Dano. Intepretim i argumentuar me një lexim fotografik, të përqëndruar rreth veshjeve të lashta, e sidomos të xhubletës, e figurave si ajo e gjarpërit. Duke nxjerrë në pah këto vlera, që zgjuan një interesim nga mediat për temën e trajtuar ajo meritoi, edhe përgëzime të veçanta nga të gjithë.

Edhe autori i këtyre radhëve në studimin e tij parashtroi ritet pagane të “Ditës së Verës” dedikuar kësaj feste, që praktikohet edhe në ditët e sotme. Ndaj dhe festa e “Ditës së Verës” ka lidhje historike dhe kulturore me Ulqinin dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, të lidhura me Tempullin e Dianës në Dioklea.

Ndërsa studiuesja Vera Istrefaj nga Kuksi, prezantoi vlerat më të bukura të trashëgimisë së lashtë kulturore që ka treva e Kukësit, kaq e pasur dhe e veçantë.

Kurse drejtuesi i kalasë së Ulqinit, Gazmend Kovaçi në një ligjëratë interesante, si njohës i mirë i aseteve të trashëgimisë së Ulqinit, përshfaqi mendime për të ndërtuar edhe një strategji unike të turizmit të qëndrueshëm në këtë trevë, e më gjerë.

“Buzmi” dhe “Hëna e Re” ishin referimet e tjera përmbyllëse të kësaj veprimtarie të Mimoza Rexhvelaj dhe Arlinda Sukaliqi nga Malsia e Madhe, dhe Ulqini.

Natyrisht kjo veprimtari pati vlerat e saj, të pallogarishme dhe anën shpirtërore aspak të shtrirë nën trysninë e triumfalizmit. I ndjeje emocionet, dhe nuk mund të mos rrish pa shprehur përshtypjet, që rrallë mund përsëriten. Ishte një ditë që foli më shumë se çdo fjalë në një mjedis të bibliotekës publike të këtij qyteti, ku doli në pah, jo vetëm promovimi i gjurmimeve të trashëgimisë ilire në trevat shqiptare, por edhe organizimi i përsosur i drejtueses së biblotekës, Ardita Ramaj. Një vlerë e shtuar, që dhuroi emocione ishte bashkëbisedimi me poetin Ibrahim Berjashi, dhe kranjotët Irfan Domnori, Suada Millla,Miliha Gjecbritaj, që performuan veshjet popullore të krahinës së tyre.

Kalaja e Ulqinit, jehonë lashtësie

Kalaja Ilire e Ulqinit, që ngrihet madhështore në një kodër shkëmbore buzë detit, kulmon si një dëshmi e gjallë arkitektonike, dhe të flet me zërin e heshtur të historisë. Ajo vlersohet ndër monumentet më të bukura të trashëgimisë kulturore, jo vetëm në Adriatik, por në gjithë Ballkanin. E ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë tashmë është kthyer në një qendër historike, e cila vizitohet çdo ditë nga turistë. Ajo është një muze i vërtetë, i identitetit dhe kulturës ilire me histori, edhe të periudhave të mëvonshme, të cilat nuk mungojnë,e kanë rëndësi të veçantë.

Në Kala ngjitim, shëtisim e zbresin shkallët e kalldrëmta me pllaka guri shumëngjyrëshe, nën shoqërinë e mikpritësit tonë, Arbenit. Kalaja është e banueshme, dhe gjithandej aty shtëpitë, bar kafetë, restorantet, kompleksi muzeal janë ndërtuar me gurtë skalitur me aq mjeshtëri,çka i kanë dhënë atyre qëndrueshmëri të lartë. Është e natyrshme, që këtu do të ndeshësh e gjurmët e kulturave turke, veneciane, etj si pasojë e pushtimeve në kohë me ndërtime fragmentare të ruajtura mirë. Duke u endur nga njëri cep në tjetrin, e ndjejmë thellë madhështinë e historisë, e mëndja përmes mjegullës së shekujve e lexonte në muret e lashta. Kërkojmë mes morive të gurëve ciklopik të kalasë,Bindin e gdhendur, që i ngjan shqiponjës, dhe e vështrojmë atë për një kohë të gjatë. Prej bedenave të saj mijëra vjeçare, të shplara nga dallgët, por edhe në frëngjitë e portat e harkuara,të hapet si në një dritare të madhe sipërfaqja e detit me një shkëlqim marramendës. Që nga këtu në kohë me mot të kthjellët mund të shikohet Kepi i Rodonit, Kepi i Gjuhëzës, Ishulli i Sazanit, dhe Gadishulli i Karaburunit.

Historiania e kalasë, Zenepe Draga e hap udhën nëpër ndërtesat muze të zbardhëlyra, ku shpalosen para nesh të harmonizuara më së miri, dhe të detajuara me motive të jetës thuajse të gjitha periudhat kohore me objekte të llojeve të ndryshme. Thesaret arkeologjike, të zbuluara këtu gjatë gërmimeve, por edhe ormanentet e veshje popullore, armët luftarake, etj, të ekspozuara në jo pak stenda plotësojnë njohjet tona mbi këtë qytet me aq histori, tradita e qytetërim të lashtë. Me këtë rast ne u njohëm, edhe me moketin e kalasë, që në vitin 1956 nga punonjësit e saj.

-Rreth kalasë ndërlidhen shumë legjenda -të thotë Zenepja. -Një nga legjendat e shumta ka të bëjë edhe me Servantesin, shkrimtarin e njohur spanjoll, autorin e romanit “Don Kishoti i Mançes”. Por, kjo është vetëm një legjendë. Dhe aq sa janë thurur legjenda për kalanë, aq edhe Ulqini është kthyer në një legjendë për kohën e largët dhe për ditët tona.

E shijojmë me kënaqësi një kafe në “Kullën e Balshajve”, një kompleks interesant nga pikëpamja arkitekturore, ku modernia dhe antikja janë bashkuar më së miri me një harmoni të përkryer edhe elegancë. Ne e vlerësojmë gjestin patriotik të pashprehur me fjalë, për shqiptarin nga Kosova që e bleu këtë objekt. I bashkohet kësaj kënaqësie me bisedat e tij interesante Gazmend Kovaçi, zyrtari i kalasë.

Ulqini – të thotë Gazmendi – ka histori të lashtëarkitektonike, dhe tregues të vlerave, që janë ruajtur me fanatizëm. Ndaj është në nderin tonë, që të hershmen ta ruajmë e ripërtërijmë, sikurse është detyrë të nxjerrim nga thellësia e shekujve të vërteta të tjera historike. Dhe është fakt që këtu po punohet në këtë drejtim, që Kalaja e Ulqinit të pranohet në UNESCO si objekt historik i një rëndësie të veçantë. Sepse kurrë nuk është vonë për të dhënë kontributin tonë, e për të vendosur një gur të rëndë në murin e historisë. E shkuara qartësohet kur e di se nga ke ardhur.


Të mbetet në mëndje peisazhi i papërsëritshëm i këtij qyteti. Kronika e rrjedhës së jetës, ngjyrat e botës njerëzore, dhetabloja monumentale e tij imponuese për t’u ndjerë i mrekulluar këtu. Mjafton të soditësh pak çaste ato mes atyre reflekseve magjike, që hedhin rrezet e diellit, dhe qyteti të duket sikur luan vallen e kaltërsive të detit me përplasjen e dallgëve. Re të bardha si pambuk pikturojnë peisazhin, ku era shtyn tufën e tyre, dhe shfaq e largon copëza qielli. Deti e përshpejton me pamjen dhe aromën depërtuese të tij rendjen tonë. Ca biseda vijnë tek ne me rrokje fjalësh e pasthirrma gëzimi të fëmijëve. Varka dhe skafetë ankoruara lëkunden lehtë nën melodinë e dallgëve. Pushues të rrallë e shfrytëzojnë mundësinë e këtyre ditëve të vjeshtës, që të marrin jodin e tij. Klithma si miklime të pulbardhave me fluturimin e tyre, e marrin vështrimi tonë dhe shprushin emocione. Si një dëshmitar i këtyre çasteve, syri e shpirti e ndjejnë të bukurën, hijeshinë, e sidomos kur e prekin deri në rrënjë. Ndaj nuk mund të fshehësh kurrsesi kënaqësinë frymëzuese të peisazhit buzë detit ulqinak.

Ne pranë mureve të kalasë shekullore, ku oshtijnë dallgët e detit, që përplasen me jehonë shkëmbinjve, dhe të përzgjuar me lashtësinë ndër sy, marrim udhën prej andej nga kemi ardhur. Ndodh gjithmon që kur largohemi nga një vend, mrekullitë që i shikojmë, i veshim si mantel mbi vete, e i mbartim ato kudo ku shkojmë, duke thënë; ah të jemi përsëri aty, të fotografojmë të veçantën që të magjeps. Sepse i tillë është Ulqini, vend që flet me gjithçka, me detin, kalanë, diellin, ajrin, dhe historinë e tij të rrallë shqiptare.

Burimi/korca-today.al/

“Si e takova pas 40 vitesh nënën që e dija e më dinte të vdekur”. Për herë të parë Viktor Zhusti rrëfen historinë e dhimbshme të familjes

No Comments Uncategorized

Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar vetes të flasë përtej punës, aktrimit, roleve, kinemasë e teatrit. Mbrëmë, pas kërcimit në “Dancing with the stars”, në temën e viteve ’80-’90, Ema Andrea e ka pyetur nëse ka diçka nga jeta personale që ne nuk e njohim, siç njohim thellë jetën e tij profesionale. Një ngacmim i vogël por që çoi në një rrëfim të rrallë të historisë së dhimshme të Viktor Zhustit, i cili tregoi se si në mesin e viteve ’80 takoi për herë të parë nënën e tij që e dinte të vdekur, por edhe ajo nga ana tjetër e dinte të vdekur të birin.

http://www.dailymotion.com/video/x6hh1pb

Të njohur në Greqi, prindërit e Viktorit u ndanë shpejt dhe pas divorcit gjyqi i la në kujdestari Viktorin e vogël nënës. Babai, që duhej të kujdesej për të veç fundjavave, e mori në një prej tyre dhe e solli tek i vëllai në Shqipëri. Siç edhe vetë Zhusti tregoi, atë e ka rritur familja e xhaxhait, meqë s’kishte kush ta bënte tjetër. “Gjatë një vizite në Greqi, mora vesh se ajo ishte gjallë. E gjeta e takova, qëndrova dy javë me të dhe pastaj leja mbaroi dhe unë duhet të kthehesha sërish në Shqipëri”. Nënë e bir u takuan sërish pas kërkesës që Viktori bëri që nëna e tij të lejohej të hynte në Shqipërinë hermetike të viteve ’80, madje ardhja e saj e një letër e saj drejtuar udhëheqësit u bënë lajm për radio e gazeta. Ama diçka tjetër ndodhi që as njëri e as tjetri nuk u lejuan të takoheshin më, derisa nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë me sy të birin që e la fëmijë dhe e gjeti burrë? Çfarë ndodhi? Ju ftojmë ta ndiqni në videon e mëposhtme, në rrëfimin e rrallë që produksioni i “Dancing with the stars” (që këtë edicion special do po na sjell jo vetëm kërcime por edhe shumë histori personale), ia ka rrëmbyer për herë të parë aktorit Viktor Zhusti./K.S.

Burimi/Tiranapost.al

Prof.dr. Eshref Ymeri – Pse vazhdoi aq gjatë mosmirënjohja deri te njohja?

No Comments Uncategorized

Prof.dr. Eshref Ymeri

Pse vazhdoi aq gjatë

mosmirënjohja deri te njohja?

Kjo pyetje, të cilën e vendosa si titull të këtij shënimi, më lindi në kokë kur isha duke përsiatur për përmbajtjen e artikullit të autorëve David Philips dhe Alush Gashi, me titull “Kosovo is a test of Israel’s moral character” (Kosova është një provë e karakterit moral të Izraelit), të cilin publicisti i njohur Skënder Buçpapaj e kishte përkthyer dhe e kishte botuar në portalin “Voal” të datës 16 gusht 2020.

Ky artikull më emocionoi tej mase, se kam qenë shumë i befasuar nga qëndrimi mosmirënjohës i shtetit izraelit ndaj popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, të cilën nuk e njohu për shtet të pavarur për më shumë se 12 vjet. Normalisht, fill pas njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët dhanë kontributin kryesor dhe vendimtar për pavarësinë e saj dhe që njohjen e saj Presidenti Bush e shpalli menjëherë kur ndodhej për vizitë

në Afrikë, në këndvështrimin tim, shteti i dytë që duhej ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës, duhej të kishte qenë Izraeli. Por, çuditërisht, politika izraelite nuk e ndërmori menjëherë një hap të tillë. Ky qëndrim i shtetit të Izraelit, krahasuar me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj pavarësisë së Kosovës, të kujton atë proverbin tonë të bukur “Qenka më i rëndë bishti se sqepari!”. Sepse Kosova, si pjesë jetike e mbarë trungut të kombit shqiptar, ashtu si edhe atdheu amë, kreu një vepër heroike për mbrojtjen e hebrenjve gjatë pushtimit nazist. Qëndrimi aq fisnik, aq i besës, aq burrëror i popullit shqiptar ndaj hebrenjve në vitet e Luftës II Botërore, kur, as edhe në një rast të vetëm, askush prej tyre nuk ra në duart e nazistëve gjermanë, dëshmon për kodin e lartë moral të shqiptarëve që nuk mund të krahasohet me kodin moral të asnjë populli tjetër evropian. Shtetet evropiane, me ndonjë përjashtim të rrallë, në qëndrimin ndaj hebrenjve gjatë viteve të Luftës II Botërore, manifestuan një kod moral sa të turpshëm, aq edhe kriminal. Shteti grek, si shumë shtete të tjera evropiane, asokohe bashkëpunoi ngushtë me nazistët gjermanë dhe hebrenjtë e gjorë i ngarkoi nëpër trena dhe i nisi drejt dhomave të gazit apo drejt kampeve të shfarosjes në masë.

Ja çfarë thotë historiani i njohur Bernd Fisher për fisnikërinë e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve:

“Nuk ka asnjë rast të njohur kur besimi të jetë thyer, nuk ka asnjë rast të njohur që hebreu të jetë dorëzuar dhe

asnjë rast të njohur që nikoqiri të ketë kërkuar para për shërbimin”.

Politika e shtetit izraelit, në qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, duhej të ishte ndikuar nga qëndrimi i hebreoamerikanëve, të cilët simpatinë e tyre për Kosovën e patën shprehur publikisht që gjatë luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj.

Më 14 maj të vitit 2014, në portalin”Voal”, publicistja e njohur Elida Buçpapaj kishte botuar artikullin me titull “Takim me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”.

Në atë artikull fort prekës dhe me një domethënie mjaft të thellë, flitet për zonjën 84-vjeçare Johanna Neumann, e cila mundi të shpëtonte nga zhdukja fizike prej nazizmit gjerman, falë humanizmit dhe besës proverbiale të popullit shqiptar.

Në atë artikull, zonja Elida qe ndalur edhe në albumin e botuar në anglisht, me titull “BESA. Myslims who saved jews in World War II” (BESA. Myslimanë që shpëtuan hebrenj në Luftën e Dytë Botërore). Syracuse Unicersity Press. New York 2008”. Autor i këtij albumi mbresëlënës është hebreoamerikani Norman H. Gershman, me profesion fotograf. Punimet e tij në artin e fotografisë janë paraqitur në mjaft muze në mbarë botën. Fotografitë e tij kanë qenë të ekspozuara në Izrael dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Fotografitë që ai ka bërë në Kosovë dhe në Shqipëri, kanë shërbyer si subjekt për përgatitjen e një dokumentari me titull “God’s House” (Shtëpia e Zotit).

Nga ky album, që autori edhe në anglisht titullin ia ka lënë “BESA”, dalin në pah më së miri faktet historike se hebrenjtë në Shqipëri dhe në Kosovë, patën shpëtuar nga vdekja për forcë të institucionit të besës që karakterizon shqiptarët.

Kryeministri shqiptar, Mustafa Kruja, të gjithë bebrenjtë e Kosovës, gjatë kohës që ajo ishte e pushtuar nga trupat naziste, i tërhoqi në Shqipëri, u ndërroi emrat dhe i pajisi me pasaporta shqiptare dhe kërkesës së komandës gjermane për t’i dorëzuar, i pati kthyer përgjigje se nuk kishte hebrenj as në Kosovë, as në Shqipëri. Në respekt të këtij akti të lartë, sa human, sa burrëror, aq edhe heroik, shteti izraelit, në vitet që vijuan pas krijimit të shtetit hebre në vitin 1948, Mustafa Krujën duhej ta kishte nderuar me një shtatore gjigante në qendër të Tel-Avivit.

Nuk e kam informacionin e saktë se në ç’vit shteti izraelit pati vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Por kam përshtypjen se ato marrëdhënie nuk u vendosën shpejt në vitet që pasuan pas krijimit të shtetit hebre. Madje ambasada izraelite është hapur me shumë vonesë në Tiranë dhe më kujtohet fare mirë që marrëdhëniet me Shqipërinë i mbuilonte ambasada izraelite në Romë. Një qëndrim i çuditshëm ky, me doza mosmirënjohjeje edhe ndaj Shqipërisë, paçka se kjo, siç u përmend më lartë, pati manifestuar një fisnikëri të jashtëzakonshme ndaj qytetarëve hebrenj gjatë viteve të luftës.

Populli shqiptar i Republikës së Kosovës, në heshtjen e vet fisnike, me siguri që e ka pasë ndier veten të lënduar nga mosnjohja e pavarësisë prej shtetit izraelit gjatë gjithë këtyre viteve, çka më kujton një shprehje fort prekëse të shkrimtarit të njohur rus Evgjeni Shvarc (1896-1958):

“Tri herë kam qenë i plagosur për vdekje dhe më patën lënduar pikërisht ata që i pata shpëtuar me sakrifica të mëdha”.

Gjithsesi, njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, megjithëse me një vonesë të dukshme nga shteti izraelit, është një gjë e mirë për Prishtinën, sepse Izraeli, për arsyet që dihen, është shtet me autoritet në arenën ndërkombëtare. Mirë do të kishte qenë që vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit, të firmosej në njërin nga kryeqytetet përkatëse të të dy vendeve dhe jo në Vashington, sepse kjo tingëllon si një njohje e sforcuar e pavarësisë dhe më shumë si një kredi politike për presidentin amerikan në prag të zgjedhjeve të 03 nëntorit, i cili krijoi përshtypjen sikur Kosova na qenka një vend arab!

Ilir Seci – Fiorello LaGuardia

No Comments Uncategorized

Fiorello LaGuardia ka qene kryetari i Bashkise se New York-ut nga viti 1934 deri ne 1945,i zgjedhur si Liberal republikan.Eshte me i famshmi nga gjithe kryetaret i bashkise se New York-ut ne gjithe historine e ketij qyteti sepse e drejtoi kete qytet ne kohera shume te veshtira,ne Kohen e Depresionit dhe kulmit te lulezimit te mafias italiane…ishte shume impulsiv si natyre,i guximshem e mbahet mend sepse shpesh dilte edhe ne udhe e zihej me grushte me kreret e grupeve mafioze…
Pse e solla ketu do thoni ju?!
E solla sepse eshte arberesh,familja e tij njejte si familja e Joseph DioGuardit emigroi nga Jugu i Italise per ne USA,i ati Achille La Guardia erdhi nga Cerignola e komunes se Puljas,me shumice arbereshe kurse e ema ishte nga Trieste po ashtu Itali…Emri Fiorello eshte varianti italian,perkthimi ne italisht i emrit Lulash…ose Lulete qe ende eshte si emer ne viset shqiptare!E di ne italisht tingellon shume bukur apo jo?!E pra eshte i njejti emer…Ketu ne USA,posaçerisht ne New York me ka rene rasti shpesh te takoj arbereshe me kete emer,Fiorello eshte emer shume popullor mes tyre…

Burimi/ Facebook – Ilir Seci