Home

Lajme

Antishqiptarin e regjur e larguan nga Shtëpia e Bardhë

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Antishqiptarin e regjur

e larguan nga Shtëpia e Bardhë

Në personin e miliarderit Donald Tramp, teleshikuesit kanë pasë njohur sipërmarrësin kryesisht në sferën e pasurive të paluajtshme, si edhe në rolin e drejtuesit të emisioneve televizive, sidomos të atyre me programe argëtuese. Në një sërë filmash dhe teleserialesh, ai ka pasë luajtur role episodike. Prej vitit 1996 deri në vitin 2015, Trampi ka qenë pronar i konkursit ”Miss Universi”. Ambiciet e tij për postin e presidentit kanë pasë nisur pas zgjedhjeve të vitit 1988. Por vetëm në tetorin e vitit 1999 e pati deklaruar veten si kandidat të mundshëm të Partisë së Reformave (më 14 shkurt të vitit 2000 hoqi dorë nga kandidimi), një parti kjo, të cilën, në vitin 1995, e pati themeluar Ros Pero (Ross Perot – 1930-2010), biznesmen, filantropist, politikan konservator, kandidat i pavarur për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1996.

Më 16 gusht të vitit 2015, Trampi deklaroi se po hynte në garë për postin e presidentit në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2016. Asokohe, kur pata ndjekur disa nga emisionet e lartpërmendura televizive, Trampi nuk më pati lënë përshtypje të mira, sepse jo rrallëherë nuk mbante qëndrim serioz ndaj atyre që intervistonte. Por për dyshimet e mia për mosseriozitetin e tij, u binda më vonë, pasi kishte shpallur kandidaturën për president

Gazetarja e mediaportalit ndërkombëtar “BuzzFeed”, Miriam Elder, më 18 dhjetor 2015, aty pati botuar artikullin me titull “Kjo është arsyeja e vërtetë se pse Putini e ka qejf Donald Trampin”.

Sipas gazetares, Putini dhe Trampi kanë ngjashmëri: të dy duken si “máço” (nga spanjishtja “macho”, që do të thotë “mashkull”, në kuptimin “burrë agresiv, i pushtuar së tepërmi nga josha seksuale) dhe janë të prirur për stil autoritarist në ushtrimin e pushtetit. Ajo nënvizon:

“Trampi, ky tip i kuturisur, ky ksenofob, ky lojtar cirku, në retorikën e vet ka arritur deri atje, saqë ka nxjerrë nga goja të tilla deklarata absurde, të cilat e kanë bërë Vashingtonin objekt talljesh në të gjithë botën. Dhe kjo klounadë vazhdon çdo javë. Të gjithë rrinë e hedhin fall se në çfarë katastrofe do të na çojë një gjë e tillë. Ende nuk kanë arritur t’i bien në të, ndërkohë që Putinit ia ka prerë mendja: nga kaosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet nxjerrë përfitim politik. Agai i Kremlinit e përkrah Trampin për të vetmen arsye se Trampi paraqet kërcënim për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një javë pas leximit të këtij informacioni, në një tjetër portal, u njoha me një deklaratë të Trampit, krejtësisht antishqiptare. Por për përmbajtjen e saj do të bëj fjalë pak më poshtë.

Kishte disa muaj që po vazhdonte fushata elektorale dhe, më në fund, pasi Trampi i kishte lënë pas të gjithë rivalët gjatë garës, partia republikane, më 16 maj 2016, e shpalli të vetmin kandidat për president, çka u aprovua në kongresin e asaj partie që i zhvilloi punimet më 18-21 qershor. Është për t’u theksuar se Trampi ishte i pari president që kishte fituar më pak vota se rivalja e ti Hilari Klinton (Hillary Clinton – 1947), por postin e presidentit ai e mori me votat e kolegjit zgjedhor, ku kishte fituar 306 vota (56,88%).

Nuk më takon mua të flas për Trampin se si e ka drejtuar vendin me mënyrën e qeverisjes gjatë katër vjetëve të mandatit të tij dhe nëse republikanët, me Trampin, bënë një eksperiment të suksesshshëm apo të dështuar. Kjo është një zeje që e ushtrojnë analistët, opinionistët dhe publicistët amerikanë. Por nëse Trampi e ka ngritur apo e ka ulur autoritetin e Shteteve të Bashkuara në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, po mundohem të them dy fjalë, duke përfshirë edhe qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve.

Së pari, Si president i një vendi të madh dhe me autoritet në botë, Trampi, çuditërisht, u ngrit e shkoi, nga Vashingtoni në Singapor, për të takuar, pothuajse në derën e shtëpisë, diktatorin e Koresë së Veriut, për t’i mbushur mendjen të hiqte dorë nga armët bërthamore, udhëtim që përfundoi me një vërë në ujë: sipas informacioneve më të fundit, Koreja e Veriut, gjatë një parade ushtarake në Phenjan më 15 janar 2021, zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, ndërkohë që diktatori Kim i cilësoi Shtetet e Bashkuara si “armikun më të madh” të vendit të tij.

Së dyti, u ngrit e shkoi në kufirin e dy Koreve, për të “pajtuar” kryediktatorin e Veriut me presidentin e Jugut, pra, shkoi në shtëpinë e tyre dhe vizita i doli huq.

Së treti, pranoi të takohej me Putinin, “në derën e shtëpisë” së këtij të fundit, në Helsinki, ku u përqafua ngrohtësisht me neocarin rus. Para atij takimi, që u zhvillua më 16 korrik 2018, Trampi pati deklaruar se takimi i tij me Putinin do të ishte pjesa më e lehtë e udhëtimit të tij në Evropë. Por pas kësaj deklarate, reagoi ashpër senatori republikan Xhef Fleik (Jeff Flake), i cili tha:

“Presidenti rus është një njeri i shkolluar në tradhti dhe spiunim. Ai i burgos dhe i vret kundërshtarët e tij, kryeson një shtet mafioz dhe është armik i demokracisë. Përse takimi me Putinin do të ishte më i lehtë se takimi me aleatët?” (Citohet sipas: Valona Tela. “Putini është armik i Amerikës”. Faqja e internetit “Evropa e Lirë”. 13 korrik 2018).

Me këto takime, Trampi pati braktisur traditën dinjitoze të presidentëve paraardhës, të cilët, në takimet me udhëheqës të huaj jashtë territorit amerikan, respektonin parimin e baraslargësisë. Kështu, Bushi, i Madhi, qe takuar me Gorbaçovin në Maltë, kurse Regani, po me Gorbaçovin, qe takuar në Islandë.

Gjatë fushatës zgjedhore të Trampit për mandatin e dytë, ra në sy diçka shumë e çuditshme: për herë të parë në historinë e fushatave zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga zgjedhjet e para në vitin 1790, u dëgjua shprehja “vjedhje votash”, një dukuri karakteristike kjo për vende diktatoriale dhe ish-komuniste. Shembullin më domethënës për vjedhje votash e ka dhënë Putini, kur, për herë të parë, mori postin e presidentit në zgjedhjet e 26 marsit të vitit 2000. Asokohe, një gazetar i njohur në Tiranë më pati dhënë të lexoja një kopje të një gazete ruse me titull “The Moscow Times”, në të cilën përshkruhej mënyra e vjedhjes së votave nga taborret e Putinit, e cila ishte e pamundur të zbulohej.

Këtu do të mjaftohem të ndalem edhe në disa fakte që vërtetojnë se ajo çka shkruante pesë vjet më parë gazetarja e lartpërmendur Miliam Elder për marrëdhëniet e Trampit me Putinin, kishte tërhequr edhe vëmendjen e gazetarëve të tjerë që në vitin 2016, deri edhe një vit apo disa muaj para përfundimit të mandatit të tij.

Një gazetar dhe shkrimtar anglez shkruan:

“Në dhjetor, disa muaj para se Trampi të propozohej nga partia republikane si kandidat për president, Putini e pati quajtur “njeri të ndritur, të talentuar, pa as dyshimin më të vogël”… Trampi, nga ana e vet, u shpreh për Putinin me simpati, duke e quajtur “udhëheqës të fortë”, me të cilin do të dëshironte të kishte marrëdhënie shumë të mira… Mjetet ruse të informimit masiv janë kryesisht në mbështetje të Trampit, i cili, në financimin e bizneseve të veta me pasuri të paluajtshme, tradicionalisht, vazhdon t’i var shpresat te paratë ruse” (Citohet sipas: Julian Borger. “Nuk ka dyshim që Putini përkrah Trampin”. Faqja e internetit e gazetës “The Guardian”. 26 korrik 2016).

Autori i një analize gjatë fushatës së Trampit, pati tërhequr vëmendjen për një deklaratë të tij. Ai shkruan:

“Deklarata e Trampit, sipas të cilit do të ishte më mirë që diktatorët gjakatarë, si Sadam Huseini, Moamar Kadafi dhe Bashar Al Asadi të mbeteshin në pushtet, ndryshon kaq shumë nga politika e sotme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përputhet plotësisht me pikëpamjet e Putinit, saqë jehona e saj në mjetet ruse të informimit masiv vlerësohej si detyrë e dorës së parë”. (Citohet sipas: Rob Garver. “Kjo është arsyeja pse Putini dëshiron që Trampi të jetë në Zyrën Ovale”. Faqja e internetit “yahoo!news”. 27 korrik 2016).

Gazetari i gazetës angleze “Financial Times” Eduard Lus (Edward Luce), në numrin e datës 17 janar 2019, pati botuar një artikull, me titull “E vërteta e pakëndshme për përqafimet e Trampit me ariun rus”. Aty ai shkruan:

“Donald Trampi sillet në një mënyrë të tillë, sikur i detyrohet diçka Vladimir Putinit”, dhe shtron pyetjen:

“A do të kishin votuar senatorët republikanë për heqjen e sanksioneve kundër kompanive të oligarkut rus Oleg Deripaski, sikur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kishte qenë dikush tjetër? Jo”.

Në revistën javore amerikane“Newsweek” të datës 16 dhjetor 2019, gazetarja Melissa Lemieux shkruante:

“Media shtetërore ruse e quan Trampin “agjent” të Moskës, duke rekomanduar me shaka se do t’i duhet të arratiset nga vendi, pasi të lërë Zyrën Ovale”.

Reporteri amerikan Tim Uiner (Tim Weiner), autor i librit më të ri “Marrëzia dhe Lavdia: Amerika, Rusia dhe Lufta Politike, 1945-2020, në një artikull me titull “Një pyetje pa përgjigje e ditëve tona: A është Trampi agjent i Rusisë?”, të botuar në gazetën “Washington Post” të datës 21 shtator 2020, shkruan:

“Bizneset e Trampit janë plot me para të pista të Rusisë”.

Dhe më poshtë vazhdon:

“Agjentët e kundërzbulimit të Byrosë Federale të Hetimeve i shtronin vetes pyetjen: cila qe arsyeja që Trampi pati ftuar ambasadorin rus dhe ministrin e jashtëm rus në Zyrën Ovale të nesërmen e ditës kur i pati hequr një vërejtje të rëndë Drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve Xheims B. Komei (James B. Comey) dhe u mburr për një gjë të tillë? Trampi u tha atyre në intimitet:

“E shkarkova kreun e Byrosë Federale të Hetimeve se kam pasur shumë presione për shkak të Rusisë””.

Këto qëndrime të Trampit, në këndvështrimin tim, e kanë ulur së tepërmi autoritetin e Shteteve të Bashkuara në sytë e opinionit publik ndërkombëtar. Jo më kot, në internet, dikush e pati vënë veten në rolin e Trampit në një koment shakatar, si ato që shfaqen dhe zhduken nga ekrani i kompjuterit si me magji, si ky në vijim:

“Thanks to big Serbian community in the USA, I will win this elections! I have to give thanks to Serbian president @avucic for making this favor to me. As promised I will give back you Kosovo. And if you want a part of Croatia! I can’t touch Slovenia because of my wife. Sorry” (Falënderime komunitetit të madh serb në SHBA, unë do t’i fitoj këto zgjedhje. Më duhet të falënderoj presidentin serb Vuçiç për nderin që më ka bërë. Siç kam premtuar, do t’jua kthej Kosovën. Dhe, nëse dëshironi, edhe një pjesë të Kroacisë. Por Slloveninë nuk mund ta prek për shkak të sime shoqeje. Të më falni).

Analisti Alon Ben-Meir është profesor i Qendrës së Studimeve Globale të Universitetit të Nju Jorkut, ekspert për çështjet e Lindjes së Mesme. Në njërën nga analizat e veta, Shtëpinë e Bardhë nën qeverisjen e presidentit Tramp, ai e ka etiketuar “Shtëpia e Gënjeshtrave” (Citohet sipas: Alon Ben-Meir. “Vizita e Kasapit të Ankarasë në Shtëpinë e Gënjeshtrave”. Faqja e internetit “trojetshqiptare.net”. 08 nëntor 2019).

Historianit izraelit Yuval Noah Harar, profesor i Universitetit Hebraik në Jerusalem, i pati marrë një intervistë gazeta italiane“La Repubblica”. Në atë intervistë atij i është drejtuar edhe një pyetje, në të cilën është vënë theksi se Amerika, për momentin, as nuk po përpiqet të ofrojë një lidership global. Historiani pati dhënë përgjigjen në vijim:

“… gërryerja e besimit tek Amerika gjatë katër viteve të fundit ka qenë kaq e thellë, saqë rikthimi i këtij besimi nuk do të jetë as i thjeshtë dhe as i shpejtë” (Citohet sipas: “Profecia’ e historianit izraelit: Furtuna e koronavirusit do të kalojë, por…”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 15 prill 2020.

Prandaj Profesori i historisë në Universitetin e Prinstonit (Princeton University) Harold Xheims ((Harold James), shkruan:

“… Nën drejtimin e presidentit Donald Trump, Amerika është bërë një turp ndërkombëtar“ (Citohet sipas: Harold Xheims “Amerika si Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “Reporter.al”. 02 korrik 2020).

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, në gazetën “Bota Sot“ të datës 06 korrik 2020, duke pasur parasysh zgjedhjen e Trampit president në nëntor të vitit 2016, nëpërmjet pyetjes në vijim, nxjerr në pah ngazëllimin e serbëve për Trampin:

“A ju kujtohet posteri i madh “Trampe Srbine” (Tramp, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan?”.

Këto marrëdhënie të ngrohta të Trampit me Putinin, domosdo që do të refletoheshin në mënyrë të padiskutueshme në qëndrimin e tij antishqiptar në raport me Republikën e Kosovës. Sepse dihet që Rusia cariste dhe Rusia neocariste putiniane ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet armike e betuar e kombit shqiptar [Këtë qëndrim të saj antishqiptar e kam argumentuar me fakte konkrete në një ese të gjatë me titull “Rusia, kjo armike e betuar e kombit shqiptar”, të botuar për herë të parë në vitin 2008. Është botuar edhe në internet].

Por, çuditërisht, analistët, gazetarët, opinionistët dhe moderatorët e kanaleve televizive në Tiranë dhe në Prishtinë, me ndonjë përjashtim të rrallë (e kam fjalën për analisten e talentuar dhe mjaft dinjitoze, me brumosje nacionaliste, zonjën Kimete Berisha, të cilën e përshëndes përzemërsisht) e kanë pasë anashkaluar qëllimisht qëndrimin antishqiptar të Trampit kundër mbarë kombit shqiptar, i konkretizuar me fakte të pakundërshtueshme kundër popullit shqiptar të Kosovës. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ata udhëhiqen nga filozofia e servilizmit ndaj kastës politike shqiptare, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet mercenare në shërbim të grekoserbizmit dhe, në rastin konkret, për rrjedhojë, ndaj antishqiptarizmit të Trampit, simpatizantit të Moskës dhe të Beogradit.

Por atë që s’e kanë bërë të lartpërmendurit mjeranë, e kanë bërë figura të njohura nga radhët e personaliteteve amerikane të fushës së dijes, të diplomacisë

Për rreshtimin e Trampit përkrah Putinit, pikësynimi i të cilit ishte shpërbërja e NATO-s, shpëtimtares së Kosovës, është shprehur ish-Nënsekretari i Shtetit, Nikolas Burns. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, ai pati komentuar deklaratat e Trampit për NATO-n, sipas së cilave, nëse ai zgjidhej president, nuk do të vendoste automatikisht për mbrojtjen e vendeve aleate, nëse ato kërcënoheshin nga Rusia. Burns deklaroi:

“Ajo që zoti Trump tha javën e kaluar për NATO-n, e dëmton krejt besueshmërinë e Aleancës”. (Citohet sipas: “Dënohen deklaratat e Trampit për Rusinë dhe Klintonin”. Faqja e internetit e gazetës “Shekulli”. 28 korrik 2016).

Dihet që Trampi, në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës, për të kënaqur plotësisht interesat shoviniste të Moskës së Putinit dhe të Beogradit, fillimisht, si të dërguar special për Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton (John Bolton), armikun e pavarësisë së Kosovës. David L. Filips (Phillips), Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe përgjithësisht të shqiptarëve, për këtë këshilltar të Trampit, ka shkruar:

“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore ndaj Serbisë. Ai është në përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Bolton’s Bias Against Kosovo – Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës”. Gazeta “Dielli”. 18 shkurt 2019).

Pas Boltonit, Trampi emëroi Metju Palmerin (Matthew Palmer), dhëndrin e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në Serbi. Më në fund, siç themi ne në Labëri, Trampi “e shtiu në hi” (në kuptimin: e “ndriti” me atë që bëri), si të dërguar special emëroi Riçard Grenellin (Richard Grenell), një njeri të pamoralshëm dhe aspak dashamirës ndaj Kosovës.

Ish-diplomati amerikan Xheims Perdju (James W. Pardew), njohës i mirë i Ballkanit, në një analizë të botuar në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, shkruan:

“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs (Susan Rice), e ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”… Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet. Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimir Putinit. Unë dyshoj – pa pasur prova – se Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij proserbe, i ka theksuar se shqiptarët janë myslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat. Ashtu si me emërimet e tjera të keqpeshuara, Trampi bëri shërbëtorin e tij besnik, agresivin dhe antagonistin Grenell, njeriun kyç në Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e fituar lehtë për Putinin, i cili kënaqet kur shkakton telashe të çfarëdollojshme në Evropë” (Citohet sipas: James W. Pardew. “Washingtoni ngatërrohet në Ballkan ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”. Uebfaqja amerikane e lajmeve “The Hill”. 04 maj 2020).

David L. Phillips, me një guxim të admirueshëm intelektual, ka deklaruar:

“Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Kam pasur nderin të punoja për Kosovën me Ambasadorin Richard C.Holbrooke. Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Ndërsa në një tjetër analizë, ka theksuar:

“Diplomacia e Trumpit dhe paragjykimi proserb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra shqiptarë të Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Administrata Tramp kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë”. Faqja e internetit “Zëri”, 25 gusht 2020).

Lidhur me të ashtuquajturën “Marrëveshje e Vashingtonit” të 27 qershorit 2020, Trampi, në mënyrën më cinike dhe më poshtëruese për popullin shqiptar të Kosovës, pati deklaruar:

“Jam i sigurt se është një Çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet…” (Citohet sipas: “Trampi mendon se meriton çmimin Nobel pasi ‘po ndalon vrasjet masive’ mes Kosovës dhe Serbisë”. Faqja e internetit “Exit News”. 20 shtator 2020).

Pas kësaj deklarate absurde, vjen reagimi i analistit të njohur nacionalist Hafiz Shala, qytetar amerikan me banim në Nju Jork, i cili shkruan:

“… i bashkoi në Shtëpinë e Bardhë viktimën dhe agresorin, por pa bërë dallime se kush ishte ai që vrau e masakroi popullatën civile të Republikës së Kosovës… Ishte manipulim shumë i ulët i Presidentit Tramp kur e mashtroi popullin amerikan se gjoja i ndërpreu vrasjet masive, sikur ato po ndodhnin tani” (Citohet sipas: Hafiz Shala. “Debat kaotik dhe zhgënjyes për qytetarët amerikanë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 01 tetor 2020).

Tani, siç premtova më lart, po u bëj të njohur lexuesve atë deklaratën krejtësisht antishqiptare të Trampit të dhjetorit të vitit 2015, e cila i vinte shumë në osh Putinit dhe Beogradit.

I kapluar keq nga afshet e fushatës së ardhshme zgjedhore për postin e presidentit, ai shprehej se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin e paskej administrata e Klintonëve. Ai deklaronte:

“Pikërisht ata organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me bonbardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Marrë nga faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Këtë informacion e ka pasë transmetuar edhe Radiostacioni “Zëri i Amerikës”, në datën 13 tetor 2016.

Me këtë deklaratë, Trampi bashkohej me eurodeputetin shovinist francez Aymeric Chauprade, i cili, në mars të vitit 2015, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999.

Trampit “duhe t’i japim hakun”. Ai, në krahasim me administratën e Klintonit, e ndryshoi tërësisht kursin e politikës së jashtme amerikane në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës dhe, përgjithësisht, ndaj popullit shqiptar të Kosovës, çka do të thotë edhe ndaj mbarë kombit shqiptar, sepse Kosova ka qenë dhe mbetet mburoja e fuqishme e tij. Ky qëndrim i Trampit, që merrte në mbrojtje Serbinë, këtë kryekriminele të Gadishullit Ilirik, e cila në themel të strategjisë së saj ka pasur shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës, në përputhje me platformën raciste të Vasa Çubrilloviçit dhe të Ivo Andriçit, platformë që Milosheviçi kërkonte ta vinte në zbatim në vitet e fundit të shekullit që kaloi, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se ai qe rreshtuar me bindje të plotë në krah të politikës neocariste të Putinit, si armike e tërbuar e kombit shqiptar, duke shkelur mbi gjakun e viktimave të pafajshme të gjenocidit të egër serb dhe duke poshtëruar rëndë mbarë popullin shqiptar të Kosovës. Pra, ai, me vetëdije të plotë, radhitej pranë politikës shoviniste ruse ndaj kombit shqiptar, e cila, me një zell të jashtëzakonshëm, pati mbrojtur krimet fashiste të Milosheviçit në Kosovë dhe madje, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pati dërguar dëshmitarë në mbrojtje të tij kryeministrat Evgjeni Primakov, Viktor Çernomëjrdin, gjeneralin Leonid Ivashov dhe të tjerë.

Më lart përmenda reporterin amerikan Tim Uiner, i cili artikullin e vet e pati titulluar “Një pyetje pa përgjigje e ditëve tona: A është Trampi agjent i Rusisë?”, të botuar në gazetën “Washington Post” të datës 21 shtator 2020.

Unë po iu parashtroj lexuesve një fakt tepër domethënës dhe ata le ta nxjerrin përfundimin vetë. Por para se ta parashtroj faktin në vijim, po shtroj pyetjen:

Çfarë ndodhi në Moskë në mbrëmjen e vonshme të 08 nëntorit 2016, kur zgjedhjet presidenciale kishin përfunduar në Shtetete Bashkuara dhe kishte dalë rezultati? Pra, kur Trampi ishte zgjedhur president? Ja se çfarë ndodhi:

“Deputetët e Dumës Shtetërore (parlamentit E.Y.), gjatë mbledhjes plenare, lajmin për fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet për president në SHBA, e pritën me duartrokitje. Për këtë njofton “Interfaks”” (Citohet sipas: “Në Dumën Shtetërore duartrokitën për fitoren e Trampit”. Faqja e internetit “Novosti”. 09 nëntor 2016).

Interfaks quhet një agjenci informative në Rusi. Më poshtë vijon një tjetër fakt me jo më pak interes. Të entuziazmuar nga lajmi që morën, deputetët shtruan banket dhe shpenzimet i pati marrë përsipër udhëheqësi i partisë liberal-demokrate Vladimir Zhirinovski. Ja informacioni më i hollësishëm:

“Udhëheqësi i partisë liberal-demokrate ruse, Vladimir Zhirinovski, në Dumën Shtetërore shtroi një banket me rastin e fitores së Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjatë pushimit të seancës, në tryeza u mblodhën deputetët dhe gazetarët. Për qerasje u paguan 100 mijë rubla. Për gostitje u shtruan sallam, mish pule, sallatë, çokollata, shampanjë. Zhirinovski ngriti dolli për politikën e re të brendshme dhe të jashtme të SHBA dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë”. (Citohet sipas: “Zhirinovski shtroi banket në Dumën Shtetërore me rastin e fitores së Trampit në zgjedhje”. Faqja e internetit “RBK Group”. 09 nëntor 2016).

Pra, entuziazmi i deputetëve rusë s’ka nevojë për koment. Ai entuziazëm zbulonte simpatinë e madhe të Putinit për Trampin. Dhe nënkuptohet vetvetiu që ajo simpati e ka pasur një arsye me jo pak peshë. Se nuk mund të besohet që parlamenti rus po ngazëllonte se në krye të Amerikës erdhi një përfaqësues i krahut konservator.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, për Trampin u tha e çfarë nuk u tha. Por, besoj, lexuesve nuk duhet t’u jetë fshirë ende nga kujtesa ai epiteti i famshëm që i pati vënë artisti i madh i Hollivudit Robert Deniro. Për më tepër, vetë Trampi pati deklaruar asokohe se “të gjitha mediet janë kundër tij” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).

Sigurisht që ato medie i kishin ca arsye shumë të forta që ishin kundër tij, sepse e njihnin fare mirë se kush ishte. Kurse për faktin se kush është Putini, simpatizanti i Trampit, është shprehur shumë shkoqur në kujtimet e veta shoku i tij i klasës në shkollën e zbulimit, Juri Shvec. Lexuesit që dëshirojnë të kenë më shumë informacion, le t’i lexojnë në internet ato kujtime, me titull “Putini në kujtimet e shokut të klasës”.

Los Anxhelos, Kaliforni

20 janar 2021

Vetëvendosje konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

No Comments Aktualitet Lajme

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri, ka paralajmëruar për të enjten një konferencë për media, ku ka thënë se do të prezantojë dy kandidatët e parë nga dy zona zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, që do të mbahen më 25 prill.

Kjo është hera e parë që VV-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.

“Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Më herët lideri i VV-së Albin Kurti, ka thënë se qendra në Shqipëri është autonome në vendimin e saj nëse dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri apo jo. Dhe, paralajmërimi i së mërkurës, është sinjali i më i fortë për ndryshim të vepruarit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Burimi/koha.net/

Tefta Radi Jeta ime nje aventure brenda dhe jashte ekranit

No Comments Intervista Lajme

Nga një vajzë çapkëne dhe dashur, Tefta Radi u kthye në një ikonë e ekranit të TVSH-së. Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, të cilin e ka dhe sot, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio. Është njeri që e do shumë jetën dhe lufton që ta jetojë atë sa me bukur. Ne një intervistë ekskluzive për gazetën “Tirana Observer”, Tefta Radi rrëfen në detaj jetën e saj, që nga fëmijëria e deri tani.

Si e kujtoni fëmijërinë tuaj?

E kujtoj gjithnjë me nostalgji. Edhe pse jetesa nuk kishte standardin e sotëm, mendoj se kam kaluar bukur fëmijërinë time. Mendoj se kam kaluar gjithë stadet që duhet të kalojë një fëmijë. Kam qenë një fëmijë e hedhur, e shkathët. Mezi prisja që të vinin pushimet. Prindërit kanë qenë të ngarkuar në punë dhe sa vinte vera me pushimet e shkollës na çonin pranë gjyshërve. Gjysmën e kohës e kalonim në një fshat të Korçës, në Biranj, fshat që unë e kujtoj me nostalgji: përroin ku laheshim, ku ndihmonim gjyshet, ndërsa gjysmën e kohës e kaloja në Leskovik, te prindërit e babait.

Nëna ime ishte korçare, kurse babai nga Leskoviku, të dy nga jugu. …Kujtoj gjyshet tona me të cilat jemi rritur me shumë dashuri. Ato nuk përtonin të na gatuanin më të mirën që dinin të bënin: lakrorët, për shembull Korça i ka zanat. S’përtonte gjyshja ime, nuk përtonte as dajica, siç i thonë në atë anë nuses së dajës, edhe pse ne mblidheshim shumë, pasi ishim shumë nipër e mbesa nga qyteti. Më ka mbetur ne mendje lakrori me kumbulla të egra, i pjekur me saç.

Ne, fëmijët, shkonim nëpër ato kodrat, përreth përroit, mblidhnim shkarpa, ndihmonim dajicën, në kooperativë tek shkonim duhanin. Kemi bërë çdo lloj pune. Kemi bredhur dhe zbathur, dhe jemi gjakosur, dhe kemi hipur nëpër pemë, po edhe kemi vjedhur ndonjë kokërr mollë. Mblidhnim qershitë ndihmonim të bëhej likoja. Gjyshet tona kishin sëndukët që vinin një erë shumë të mirë. Përpiqeshin të ruanin ndonjë liko, ndonjë pekmez.

Dhe ne bënim, ç’bënim, do t’i vidhnim gjyshes nga një lugë pekmez. Harronim që ishim fëmijë dhe lëpiheshim duke pikuar përdhe. Gjyshja i shihte pikat e pekmezit. “Po prapë ma keni vjedhur”,- thoshte… I kemi provuar të tëra, kemi parë atë buzëmbrëmje, kur ktheheshin bagëtitë, atje në sokak. Mësuam nga gjyshet si të gatuajmë, të bëjmë një gjë të veçantë, unë kam gatuar që në klasë të tretë, të katërt, mamanë e kam pasur tërë jetën në shëndetësi. Pra ishte një fëmijëri që na ka lënë të tëra hapësirat. Unë jam marrë me basketboll, megjithatë nuk u zgjata kurrë. Njerëzit kur më kanë parë nga ekrani më kanë përfytyruar më të bëshme seç jam në të vërtetë.

Ç’mendim keni për fëmijët e sotëm?

Kam një mbesë pesë vjeç, Vanesën, të cilën e shkëputa këtë vit nga e ëma që jeton në Gjermani dhe e mora të rrijë pranë meje. E para për të mësuar lirshëm shqipen, për ta folur atë bukur, për të komunikuar, sepse nëse nuk di gjuhën, nuk ka si të komunikojë dhe si të na dojë. Ne, gjithashtu do të ndjehemi të huaj mes njëri- tjetrit. Vitet ikin shpejt, por mbi të gjitha për ta jetuar fëmijërinë edhe ashtu e pavarur nga prindërit. Kur kujtoj veten time fëmijë, mbaj mend që mezi prisnim të vinin pushimet.

Ishim mësuar të shkëputeshim nga prindërit që të vegjël, ishim mësuar që luanim çfarë do lloj loje që ofronte koha, larg këtyre lojërave elektronike, që ka sot, të cilat për mua janë të lodhshme. Ia zënë gjithë kohën fëmijëve para një kompjuteri, për t’i dhënë dhe për të nxënë më shumë se sa duhet, edhe pse nuk e ka moshën, për ta larguar nga ajo liri e fëmijërisë, për ta bërë atë për të mos i kaluar këndshëm etapat fëminore. Të bredhë, të rrëzohet, të vritet, të hipë në një pemë, të lahet në një lumë. Jam për një lloj edukate spartane, në kuptimin e asaj që fëmija duhet të krijojë pavarësi, të bëhet i zoti i vetes, të dijë të çajë në jetë edhe kur gjendet përballë vështirësisë të dijë të dalë prej saj, të bëhet i përgjegjshëm për jetën dhe për atë që e pret. Në këtë aspekt do të kujtoj prindit e mi.

Them se ishin të fortë, ne sot jemi nostalgjik më shumë se sa duhet ndaj fëmijëve tanë në këtë aspekt jemi me të dobët, përpiqemi t’u plotësojmë çdo dëshirë duke mos i lënë ata të mendojnë që vërtet ka liri dhe të drejta në këtë botë, por ka dhe përgjegjësi, përballë të cilave duhet të jemi të gjithë njësoj, detyrim dhe përgjegjësi në familje dhe në shoqëri, në komunitet e kudo. Në këtë aspekt do t’i referohem, për shembull fëmijëve të Ledi Dianës.

Nëse në jemi nostalgjik dhe përpiqemi t’ua vëmë bukën me tabaka përpara, do të kujtoj se çfarë edukate marrin ata, kur i shikojmë ne ata, prindër nëpër fermat e tyre, stallat e derrave, duke u shërbyer kafshëve. I kemi parë të venë në fronte lufte të bëjnë ushtri, të venë në Afganistan të shkojnë në Afrikë, atje ku është vuajtja, ku është mjerimi, të kontribuojnë dhe këtë e shikoj vërtet si një hap shumë cilësor. Çfarë u mungon? Pse e bëjnë? Për ta njohur realitetin në të gjithë hapësirën. Dhe unë jam për këtë gjë. Dëshiroj që fëmija të ketë pavarësi, të njohë botën të dijë të bëj gjithçka, jeta nuk është vetëm një shkollë, më një shkollë nesër mund të jesh pa asgjë. Në këtë shoqëri të globalizuar, në këtë shoqëri ku dalin me mijra të arsimuar në universitetet, mendoj se nuk është mjaftueshëm. Njeriu duhet të përpiqet t’i bëjë ballë jetës, të ketë një zana, të dijë të bëjë diçka ndryshe nga ajo që ka marrë në shkollë.

Cilat kanë qenë ëndrrat dhe dëshirat e fëmijërisë? E kishit menduar se një ditë do të bëheshit gazetare?

Hamendësime se mund të bëhesha gazetare nuk e kam kaluar nëpër mend. Kam mbaruar gjuhë letërsi. Babai im kishte shumë dëshirë që unë të bëhesha mjeke, kam qenë një nxënëse dhe një studente shumë e mirë, dua të them këtë, se aq sa kam qenë e prapë kam qenë dhe me vullnet ndaj librit. Kam qenë shumë frikacake, por e ndjeshme, më ziente gjaku. Sa isha trime e fortë në lojëra, në shoqëri, dy pika gjak edhe sot më zënë po t’i shikoj. Imagjino që fëmijëve të mi nuk i kam shkuar kurrë për t’u bërë një vaksinë. Kjo ishte dhe arsyeja pse nuk u bëra doktoreshë.

Si u gjendët në gazetari dhe konkretisht në RTSH?

Në gazetari unë u gjenda fare rastësisht. U diplomova në fushën e letërsisë, në mësuesi. U emërova në Pukë, në Fushë-Arrëz. Në shkollën e mesme një pasion i veçantë ishte dhe mësuesia. Për Fushë-Arrzin ruaj nostalgji, për ata njerëz të cilët ishin të varfër po kishin një zemër të madhe. Akoma vazhdoj të ruaj kontakte me ish nxënësit e mi. Ishte rastësia, një kolegu im që mbulonte emisionet e rinisë vjen në shkollë të mesme për të bërë një emision, i pëlqeu zëri im dhe më ftoi në një konkurs që organizoi “Radio Tirana” të cilin e fitova. Domethënë kam hyrë në fushën e gazetarisë fare rastësisht. Më vonë u kthye në një pasion, të cilin e kam dhe sot. Duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetarinë e të qenit folëse në studio.

Ndonjë kujtim të veçantë nga këto 30-vjet punë?

Unë kujtime kam shumë të bukura dhe të hidhura. Gazetaria ashtu është, do ndeshesh me shumë tipe, me shumë karaktere, të jesh e pranishme në shumë ngjarje tragjike, të hidhura e të gëzuara. Do të kujtoja ngjarjet e ‘97-ës të cilat do t’i quaja një nga vitet më të errëta që pas ‘90-ës, do të kujtoja ‘98-ën shumë pak do t’i ndaja këto dy vite nga njëri- tjetri për nga përmasat e tragjedisë. Kur e mendoj ndonjëherë, më duket si një tragjedi-komedi me pasoja për këtë vend.

Ku qëndron sekreti i të lexuarit në mënyrë të rrjedhshme dhe pa gabime?

Nuk mund ta quaj ndonjë sekret, në fakt dhe në shkollë jam vlerësuar në këtë drejtim, jam vlerësuar për hartimet e bukura, deri në gjimnaz hartimet e mija lexoheshin para klasës, shumëkujt i pëlqente dhe diksioni im, mënyra e të lexuarit, por asnjë herë nuk e kisha çuar nëpër mend se do të përfundoja në ekranin e TVSH-së.

Ju i keni provuar të dy sistemet që ka kaluar vendi ynë. Si ndryshon gazetaria nga njëri sistem politik në tjetrin ?

Shyqyr që erdhi ky sistem për hapësirën, për lirinë, për mundësitë e shumta që ofron. Atëherë kishe një media ku ne rezervoheshim shumë në atë që bënim, në zgjedhjen e të intervistuarit i cili duhet të ishte i qethur i rruar, të mos kishte elementë të shfaqjeve të huaja, siç quhej atëherë. Vitet ‘90 –‘91 për mua kanë qenë vitet e një gazetarie të ndërsjelltë. Sot edhe gazetaria është shumë e politizuar. Ekranet janë shumë të rënduar nga politika. Mund ta quajmë gazetari të njëanshme djathtas ose majtas. Sot lajmet në përqindjen më të madhe të tyre bëhen brenda unazës. President, qeveri, Parlament dhe forcat politike. Nëse ka 10 ngjarje politike, nuk ka pse të pasqyrohen të 10-ta. Gazetarët sot nuk lodhen fare, vijnë kasetat gati të filmuara, vijnë sinkronet, vijnë tekstet e shtypura. Ende nuk e kuptoj mire se çfarë lloj gazetarie është kjo.

Si e kujtoni momentin tuaj të parë kur keni dalë në TV?

Emocionet janë të pranishme, por unë nga natyra jam tip i qetë, jam njeri që i marr me shumë gjakftohtësi gjërat, nuk kam reflektuar kurrë para publikut emocion pasiguri. Në drejtimin e veshjes kam qenë shumë fanatike, kam pasur rreth 20 xhaketa edhe pse ishte koha që nuk kishte, të cilat edhe sot i mbaj në dollap. Nuk i kam përdorur kurrë në jetën e përditshme. Ekranin e kam konsideruar si të shenjtë. Dhe para ekranit unë duhej të isha kreko, si i thonë, të mos më lëvizte qimja. E kam respektuar ekranin, se nëse nuk e respekton ekranin mos prit të të respektojë publiku.

Si vendosët të shkëputeshit nga bota e ekranit?

Nga bota e ekranit pjesërisht u shkëputa vetë, pjesërisht më shkëputën, e kam nostalgji, pasi mund të kisha dhënë akoma, sepse dhe në botë folësit kanë një moshë për të qenë më të besueshëm, për të qenë më të pranishëm te spektatori, sjellin një përvojë dhe një logjikë të lajmit të fituar në kohë, por Shqipëria kjo është. Ku mendohet për çdo gjë, se kur vjen në pushtet gjithçka duhet të fillojë nga e para, ose mendon se çdo gjë nis atje, ku vijnë ata. Kjo i ka bërë që në shumë media të ketë njerëz, që vërtetë janë shumë të mirë për të bërë këtë punë, por ka dhe nga ata që janë fare të pa vlefshëm. Nuk mund të mohoj vlera, nuk mund të mohoj një rini të sotme që ka informacion të shumtë. Por nuk mund të japë atje ku do. Duhen drejtuar atje ku të japin më mirë dhe ku të jenë më të vlefshëm për ekranin, sepse ekrani është një gjë gjigante që të ngre ose të përplas përdhe. Prandaj mendoj dhe të rinjtë duhet të jenë më kërkues ndaj vetes. Është kollaj të dalësh në ekran, po sa i zoti je që ta mbash atë, sa i zoti je të bësh teleshikuesin për vete.

Si është jeta juaj jashtë kamerave?

Jam një njeri që e dua jetën shumë, e kam dashur dhe vazhdoj ta dua, nuk jam nga ata që them: “e mo, kur të më vij le të më vijë”. Dua të jetoj gjatë, jam gjithë kohës në lëvizje e përkushtuar ndaj punës, por dhe ndaj lirisë time. Është një kohë ku unë po gjej hapësirë për ta shijuar jetën më shumë sepse duke qenë nënë më dy fëmijë dhe duke dalë njëherësh në ekran, ka qenë një privim i madh ndaj lirisë, sidomos në informacion kur nuk kemi njohur festa dhe mendoj se u kam hyrë në hak fëmijëve, familjes, në përgjithësi. Megjithëse unë jam një njeri më shumë vullnet, që nuk iu kam lenë gjë mangët, që nga gatimet, pastërtia dhe çdo detyrimi tjetër familjar apo shoqëror, po gjithsesi liria ime ka qenë shumë e kufizuar. Tani më pëlqen të shijoj jetën në gjithë hapësirën që ajo më krijon, më pëlqen të shikoj një film, më pëlqen të dal fundjavave jashtë Tiranës, të shijoj gjelbërimin. Unë nuk kam lënë vend të Shqipërisë dhe të diasporës pa shkelur, por jeta familjare është tjetër, kur del me bashkëshortin, me fëmijët, me shoqërinë, kur je e lirë për të bërë atë që do.

Meqë po flasim për familjen, si është Tefta si nënë dhe si bashkëshorte?

Raportet prindër-fëmijë, janë raporte prindër-fëmijë, kur në mes është dashuria pa kufi, por jo pa këshilla. Këshillat e prindit janë gjithmonë të vyera. Unë sot po shkoj 60 vjeçe dhe i kujtoj dhe në biseda me shoqërinë, edhe kudo këshillat që na jepnin prindërit tanë. Natyrisht unë nuk mund të vendos në vullnetet dhe dëshirat e tyre, por këshilloj dhe jam pak e rreptë. Franko është më ,pak i rreptë se unë, është më liberal. Nga natyra unë jam më kërkuese e kam njohur më thellë realitetin dhe jam më e ndjeshme ndaj problemeve.

Jeni e vetmja gazetare që i qëndroni besnike pamjes tuaj. Pse?

Më ka pëlqyer të kem një imazh në ekran dhe jam për atë që njeriu të këtë gjithmonë një portret sidomos në informacion se emisionet artistike janë tjetër gjë. Të punuarit në informacion, më ka bërë që të kem një imazh, ndoshta dhe ky imazh më ka bërë që njerëzit edhe pse jam shkëputur nga ekrani të mos më kenë harruar. Më pëlqen të jem shumë e natyrshme në marrëdhënie me njerëzit me shoqërinë, më pëlqen të jem shumë sportive, që të mos rri e ndrydhur se po më prishet fustani apo këpuca. Ashtu sikur jam shumë shik në vendet që e kërkojnë një gjë të tillë.

A jeni përpjekur të dilni jashtë studios së lajmeve dhe të drejtoni një spektakël?

Po kam drejtuar dhe spektakle, madje dhe spektakle artistike në Neë York një koncert të bukur të Aurela Gaçes, kushtuar të mëdhave të këngës; Vaçe Zelës dhe Nexhmije Pagarushës. Kam drejtuar një koncert për te famshmin Luk Kaçaj, kam qenë e suksesshme, kam drejtuar, kam provuar të gjitha zhanret televizive, kam tentuar dhe ia kam arritur. Jam njeri që i vë qëllime vetes dhe i realizoj. Kur kërkoj ta bëj një gjë e arrij.

Si reagoni ndaj shikimeve të njerëzve kur ju kaloni në rrugë?

Në përgjithësi jam e qeshur, i mirëpres pse jo, ndoshta afrohem jap dhe muhabet, më pëlqen gjithmonë të njoh njerëz të rinj, nuk ka qenë fudullëku në natyrën time ose qenia vip dhe mbajtja e distancës ndaj njerëzve.

Të jesh bashkëshortja e një artisti. A ka ndikuar kjo në jetën tuaj?

Ka ndikuar që e kemi pasur kohën të kufizuar dhe jemi përpjekur që ta mbështesim shumë njëri- tjetrin, në veçanti me fëmijët. Kemi pasur të dy biçikleta, kemi vrapuar njëri në çerdhe tjetri në kopsht me fëmijët mbrapa. Frankos i ka takuar më shumë të merret me fëmijët sidomos në periudhën e shkollës, në fillimet e tyre, të jetë më pranë fëmijëve, për shkak të punës kam qenë më e zënë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Them se Franko ka kaluar pjesën më të vështirë me fëmijët.

Burimi/shqiperia.com/

Nuk e priti, por Donald Trump i la Joe Biden një shënim para se të largohej

No Comments Aktualitet Lajme

Ndonëse nuk priti inaugurimin, Presidenti Donal Trump i ka lënë një shënim pasardhësit të tij, Joe Biden, sipas një burimi nga Shtëpia e Bardhë.

CNN duke iu referuar burimeve raporton se përmbajtja e shënimit nuk dihet ende.

Kujtojmë se, një nga traditat moderne të Ditës së Inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është t’u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që ofron dëshirat dhe këshillat më të mira.

Kjo zakonisht lihet në Tavolinën e Vendimit për të lexuar kur presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale. g.v/abcnews.al

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkruan tre dokumentet e para

No Comments Aktualitet Lajme

Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij i parë zyrtar si presidenti i 46-të.

Presidenti Biden nënshkroi Deklaratën e Ditës së Inaugurimit dhe dokumentet për emërimet në pozicionet e drejtuesve në kabinetin qeveritar.

Nënshkrimet janë pjesë e premtimit të tij të fushatës për të zhbërë shumë nga veprimet e ish-Presidentit Donald Trump gjatë katër viteve të fundit duke nënshkruar një seri urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë në detyrë.

Në një deklaratë të mërkurën, ekipi i tranzicionit i Presidentit Biden tha se disa nga ato çështje përfshijnë menaxhimin e krizës së koronavirusit, emigracionit dhe ndryshimet klimatike.

Pothuajse menjëherë pas betimit në Kapitol, ndihmësit thanë se Presidenti Biden do t’i jepte fund ndalimit të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane, do të ndalonte ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë dhe do të rifuste vendin në Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarët e ekipit të tranzicionit gjithashtu thanë se Presidenti Biden do të urdhërojë agjencitë federale të rishikojnë politikat që përforcojnë racizmin në sistem, do të kërkojë nga qeveria federale të mos bëjë diskriminim bazuar në identitetin gjinor ose orientimin seksual dhe do të revokojë një urdhër të ish-presidentit Trump për të përjashtuar jo-shtetasit nga censusi në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden gjithashtu planifikon të përmbushë premtimin e tij të fushatës për të ndihmuar amerikanët në vështirësi financiare të përballen me efektet e pandemisë së koronavirusit. Ai do të zgjasë një pezullim nga qeveria federale të dëbimeve nga shtëpitë dhe do të kërkojë nga agjencitë federale të zgjasin një masë të ngjashme për huatë e strehimit të garantuara nga qeveria federale.

Presidenti i ri gjithashtu do të sigurojë asistencë për studentët me kredi të mëdha arsimore duke vazhduar një pezullim të interesit të kredive federale studentore dhe pagesat e principalit për tetë muajt e ardhshëm.

Ndihmësit thanë se Presidenti Biden do të ndërmarrë dhjetëra veprime të tjera ekzekutive në 10 ditët e ardhshme, ndërsa ai kërkon të ndryshojë drejtimin e vendit pa pritur miratimin e Kongresit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Presidenti Biden do të revokojë ndalimin e Departamentit të Mbrojtjes për personat transgjinorë që të shërbejnë në forcat e armatosura, si dhe një politikë që ndalon financimin amerikan për grupe ndërkombëtare që kryejnë aborte ose që ndihmojnë gratë të marrin shërbime aborti.

Vetëm dy presidentë të fundit nënshkruan urdhra ekzekutivë në ditën e tyre të parë në detyrë dhe secili nënshkroi vetëm një. Por ndihmësit thanë se ndërsa Presidenti Biden përballet me një pandemi në përkeqësim të koronavirusit, ai është i vendosur të veprojë me një ndjesi urgjence. /VOA/

2 mijë kaseta të krimeve dhe dëshmitë rrëqethëse, i riu: T’i shohë bota çfarë bënë serbët

No Comments Aktualitet Lajme

Në këtë dhomë janë vrarë 51 shqiptarë të Kosovës, nga të cilët 23 fëmijë. Fadil Muçolli rrëfen se si serbët i masakruan 14 anëtarë të familjes. “Këtu kanë qenë 51 brenda, prej tyre kanë qenë fëmijë 23, prej foshnjës 6 muajshe deri te vajza ime që ka qenë 13 vjeçare. Në këtë masakër është masakruar familja Muçolli, familja Elshani, familja Ceraku, familja Hoxha. Në këtë masakër unë i kam 14 anëtarë të familjes së ngushtë, 2 prindërit, 4 motra, bashkëshorten me 4 fëmijë, dhe bashkëshortja e vëllait me 2 fëmijë“ tha Fadil Muçolli.

Në 15 janar u kujtua masakra e Reçakut. Esat Shala, një i ri nga Kosova i cili vijon mbledhjen e dëshmive, kasetave dhe provave të tjera për të dokumentuar për herë të dytë përpara ndërkombëtarëve krimet makabre të serbëve flet për emisionin “Ballkan” në “ABC”.

“Unë së bashku me Nysret Pllanën, profesorin, i cili më ka mbështetur shumë, kemi afër 1800-2000 kaseta të ndryshme, të formateve të ndryshme, ka të mëdha, ka të vogla, edhe CD. Unë kam filluar (ti mbledh) para 10 vjetësh, ndërsa Nysret Pllana ka qenë edhe ushtar i UCK-së, edhe ka transmetuar lajmet gjatë luftës, edhe ai ka filluar para viteve ‘90-të, dhe bashkë me të, sot bashkëpunojmë, dhe mbledhim incizime. Kur dëgjojmë që ka dikund ndonjë incizim, shkojmë dhe e marrim. Ku është bërë luftë në Kosovë, ne i kemi të incizuara, cdo fshat, cdo qytet, ne të gjitha i kemi, për cdo masakër që është bërë në Kosovë, i kemi” tha Esat Shala.

I riu vijon më tej duke thënë se krimet duhen dëshmuar, nuk duhet të qëndrojmë në heshtje. “Është dashur që pas përfundimit të luftës të dëshmoheshin këto krime, jo ti mbanin, që 21-22 vjet pas luftës, këto masakra të mbesin në heshtje dhe të mos i dokumentonin. Për t’ia mbyllur gojën Serbisë, për t’i treguar shih cfarë ke bërë…pasi që shteti i Kosovës ka fjetur 22 vjet pas përfundimit të luftës, mua më ka shtyrë, se unë jam rritur me ushtarë të UCK-së, dhe kemi pritur që shteti të bëjë dicka dhe nuk ka bërë asgjë, dhe dikush është dashur të dalë në skenë, si unë dhe profesori Nysret Pllana për tu marrë me krimet e luftës”tha ai.

Motra e Esat Shalës ka qenë ushtare e UCK-së bashkë me të fejuarin e vet dhe janë vrarë të dy nga forcat serbe në luftime. Naza Shala, nëna e Esat Shalës shprehet se “E di për cfarë më ka shkuar çika, dhe mburrem, se ka shkuar me pushkë në dorë. Po i mbysin tani dhe nuk po dihet për cfarë, ndërsa ajo me pushkë për të luftuar për të çliruar vendin e vet, atdheun e vet, për atë se, tani vritet njeriu, e mbysin sot, e mbysin nesër dhe nuk e di për cfarë. Kështu ajo ka luftuar për vendin e vet” tha ajo. Burimi

Burimi/Abcnews.al

Vasfije Krasniqi Goodman,kandidon per Kuvendin e Republikës së Kosovës

No Comments Aktualitet Lajme

Nga – Vasfije Krasniqi Goodman

Qytetarë të dashur të vendit tim!
Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua.
Siç edhe e keni kuptuar, unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’i përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfidë dhe nderë për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocional, e nderë sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoj me dëshirën më të madhe, dhe ju e dini përse!
Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke qenë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, subjekt ky i cili më nderoi më renditi 4 në atë listë.
Falenderoj secilin nga ju që në një mënyrë ose tjetër më keni mbështetur dhe vazhdoni të më mbështesni.
E juaja Buqja.

Burimi/Facebook

Hakif Bajrami – TË KALUARËN NUK MUND TA PËRMIRËSOJMË-TË ARDHMËN MUND TA BËJMË TË NDRITUR

No Comments Lajme Opinion

Rubrika: “Projeksioni i ardhmërisë”

Hakif Bajrami

TË KALUARËN NUK MUND TA PËRMIRËSOJMË-TË ARDHMËN MUND TA BËJMË TË NDRITUR

(Përkujtojmë sakrificën e DY ADEMAVE dhe mizorinë e okupatorit në Reçak: 15 I 1999-15 I 2021)

Përmendore-statu, meritojnë ata që kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës. E ata si ushtarë të Skenderbeut, janë Dy ADEMAT, që duhet ta nderojnë kryeqytetin, po aq sa Kastrioti legjendar!

Nuk shkruaj për modalitete artistike, por shkruaj me fakte që ta ftojë trustin mendor shqiptar në rreshtimin e pesë faktorëve që të krijojë energji pozitive për ardhmëri të ndritur, për bashkim kombëtar. E kur e theksojmë ne shqiptarët fonemën BASHKIM, zakonisht mendojmë emocionalisht, se ishim dikur të bashkuar, ishim Arbanas, që do të thot se ishin ata që bënim ara për të prodhuar bukë, ose e përpunonim arin, më mirë se çdo kush në tokat e zbuluara. Le të transplantohet kjo fonemë në qëndrrim për t` u bashkuar, pa e rrezikuar lirinë e asnjë populli fqinjë. Pra, shqiptarët duhët të rreshtohën për bashkim, jo për invazion e as për supremaci mbi dike jashtë xhakut tonë, por për një realitet që duhet të ndodhë gjatë shekullit, që e filluam dhe tani jemi në dekadën e tretë. Pra vizioni i bashkimit, projekti kombëtar është në trurin tonë, madje i shkruar dhe i botuar e ai duhet të peshohet në projektin e shteteve shqiptare, në projektin e të gjithë shqiptarëve, sepse kjo kërkesë është kauzë sigurie shpirtërore dhe emocionale, e materializuar, në obligimin njerëzor. Por, kështu si jemi, në parti e tarafe “intelegjente”, krahinore, trevat shqiptare i kemi mbushë me neobajraktarë fisesh e mëhallash. Pra, vendin e bajraktarit e ka nxënë kryetari i partisë, i degës, i nëndegës partiake, që ngadal po krahinarizohën dhe është rrezik të na kthehen kohët e bajraktarit fisit, që ka fituar fron nga trashëgimia e jo nga dituria shkollore. Dhe, këta të fisit ri (partisë që ka një program ideologjik), gjithë ditën flasim për një transformim demokratik, e ndër “sofër” nuk lënë intrigë e zezonë pa thurë kundër njëri tjetrit, kundër “fisit” tjetër. Pra kemi përparuar shumë, fiset nuk po i harrojmë, por partitë po na robërojnë gati dyfish më tepër, sepse ato (partitë) po provojmë, t` i mjelim si lopën. E partinë e kemi bërë lopë, e tamlin e saj e kemi kthyer në ushqim fisnor, pra jo ushqim fiziologjik. Madje, kjo thurëje, e kuzhinës neobizantine neobajraktare, ka zënë shtat, në trojet tona, në diasporën tonë të shenjtë, edhe në bashkpunim me dhunuesit tradicional të shqiptarëve, po përçahemi dhe jemi bërë pikë e pesë, sa që as diktatura më e egër nuk do të na bashkon. E unë nuk i besoi asnjë iluzioni se dikush po na pengon, të paktën sot.

Pse mbijetuam gjatë sehkullit XIX dhe sidomos më 1918-1941 në Shqipërinë Kontinentale. Sepse Lidhja Shqiptare e Prizrenit i vuri kapak pleqërisë se Shqipëri do të ketë me çdo çmim; sepse nga Prespa e deri në Bihor e kishim (1918-19410 vetëm një parti-BASHKIMIN (që zyrtarisht quhej XHEMJET). E kjo parti edhe nga Klubi “Bashkimi” (1908) për t` u trasferuar në “SHQIPTARI” (1915), e për t` u rilindë më 17 XII 1919 në Shkupin shqiptar me emrin ilegal “BASHKIM” (Xhemjeti). Çka ka ndodhë në Shqipërinë Bregdetare dihet. Mbreti Ahmet Zogu, edhe pse sundoi me egërsi të pashoqe dhe në fund tradhtoi duke u larguar nga fati i populit, prap se pra bota e dinte se “Mbreti i të gjithë shqiptarëve është Ahmet Zogolli i Parë).

Duke e lexuar librin: “SHQIPTARI DINAK”, erdha deri te “informtata”, se shqiptarët paskan sundur gjatë historisë, deri me tash në 12 shtete. Edhe më konkretisht, edhe armiqët më të mëdhej që i kemi, nën “rrogoz”, na e pranojnë se: “Jemi populli më i lashtë i Ballkanit”. E disa idealista shkojnë edhe më largë dhe na quajnë: “më të vjetrit e Evropës”. E ne çka jemi sot, shtrohet pyetja. Së pari, nuk kemi më nevojë të hargjojmë energji dhe të arsyetohemi më duke thënë sa, na kanë lënë në prpambeturi dhe injorancë okupatorët. Ajo kohë ka ngja. Tash, kur në trojet tona etnike funksionojnë 15 univerzitete shtetërore, e po kaq apo më tepër private, çka jemi ne. Kujtë i ankohemi, kush na ka faj se na ka mbuluar fantazia se vetvetiu do të bashkohemi, e në anën tjetër arratisemi nga trevat tona me shpresë se do të bëhemi të pasur, duke larë piata nepër botë!!!.

Më nuk e kemi asnjë të drejtë ta lakojmë emrin prapambreturi në kuptimin akuzonjës për dike, sot. Nesër edhe më tepër jo. E pra ku jeni profesorë univerzitar, që sot zëri fare nuk u ndihet; ku jeni JU studnetë që jeni strukur dhe “luftoni” për nota, duke jetuar nepër pallate studentore dhe banesa luksoze. Zëri JUEJ, zëri i ZOTIT, që ia ka pasë dridhë themelet kartahurës Jugosllavi më: 1968; 1981-1997, disi është molegë, e nuk guxon të mekët, e të kthehët në një shkretirë dembelie dhe narcizmi ambivalent,duke u infektuar nga ‘bota’ teknologjike,sidomos nga interneti prosperonjës. Studentë të nderuar të kohës “moderene”, shumë pak po hargjoni energji për ndryshime, për ardhmëri, të cilën mund ta menaxhoni drejtë progresit, sepse energjia juaj është e pashterrëshme dhe plotë frymë patriotike. Rezervohuni e hargjoni kohë më pak për të kaluarën, të cilën nuk mund ta ndryshoni me asnjë akuzë apo urrejtëje. Ajo kohë ka ndodhë. Ejani mos t` i vejmë pikë të kaluarës, pra pa e harruar kurrë. Pra si futurista të startojmë në rrafshin: çka është e nevojëshme sot, çka është e domosdoshme nesër, çka është e pashmagëshme në vijim. Por jo, atë vijim ta lejojmë që të notojë sot për nesër, sepse shndërrohemi në gjenratë pa vizion. Pra, të jemi edhe ne popull evropian nën kontroll autokton, pa i harruar adetet dhe zakont tona, sidomos gjuhën tonë shumë të begatëshme, dhe, t` i takojmë familjës progresit, e mos të tallën me neve seicili që ngritet më herët, si thot populli. Pra t` i themi prapambeturisë MJAFTË ke mrizuar në trojet tona, me e pa fajin tonë.

Për ta arritur te progresi i duhur, mendoi se duhet zbërthyer, se çka është DEMOKRACIA e PËRKRYER, të cilën nuk mund ta ndërtojmë për një vit, me një kuadër, me një prijës, që disi prap po e fetishizojmë, që për dhjetë vejtë, apo ca dekada atij (prisit) i kemi bërë proskineza (përkulje sa është gjallë e pastaj në varr), e pastaj po aq kohë hargjojmë për ta zhbërë “proskinezën”. E edhe nëse nuk e bëjmë, atë po e bëjmë sepse me disa parti është më mirë, por të gjithë në një rreshtim tolerant, të na pret sopata në një vend, e ta nxierrim këtë komb nga liturgjia e lutjeve dhe ideologjive të mykura politikaneske, sespe mirëqenja nuk vjen nga qielli, por nga puna r dlirë. Pra, demokracisë, ashtu si e kuptoi i duhet: Liria, Siguria, dhe Prospertiteti. Nga ky pozicion,DEMOKRACIA sjell ivestim në lumturi dhe optimizëm për gjeneratat, gjithnjë me kujdes, nga poshtë lartë, dhe anasielltas, në nivel dialektik.

Mjaftë kemi hargjuar kohë në spjegimin e totalitarizmit që identifikohet me : represion, pasiguri dhe varfëri. Sikur këtë nivel të së kaluarës, e kemi identifikur me fonemën: Shefi i shtetit dhe Shefi i elektoratit, e mbi të gjithë është Shefi i partisë. E është e ditur, se totalitarizmin e kemi krijuar vet, duke investuar fetishizëm në shefin e partisë pa konkurencë dhe shefin e shtetit pa kurorë, dhe jo vetëm neve, por neve çdo shef shteti, pa kurorë, na janë bërë një palë njerëzish, që thonë se: na e ka nxënë frymën dhe na ka sunduar në emrin tonë, duke harruar se vet e kemi instaluar në trurin tonë, gati në

rang të shpëtimtarit, pra të gjithë duhet të jemi shpëtimtrë të vetvetës dhe individit. Ata të djeshmit, dhe këta të sotmit, që janë një soj faraonësh, që sundojnë në emër të popullit, janë kah na riepin në emër të “elektoratit”, gjithëmonë si të paknaqur, e ata dhe këta, po paraqitën kinse po duam për ta ndëruar historinë, por nuk po na lejojnë opozitarët. Kësaj dokrre i thon hipokrizi. Duhet të thuhet e të kuptohet se përparimin sot po e ngulfatë: korrupsioni, nepotizmi, hajnia, spiunimi tek ata që “diktojnë”, sepse infektimi me kravata dhe modalitete rrobash, për t` u dukuar sa më fodull në kolltuk, janë thjesht një katrahurë që “shkelqen” mjerim. Madje, kur i vrenë ish nxënsit dhe ish studentët e deridjeshëm që vinin në ligjerata me nga një fletore të zdraluar, e tash lëvizin me përciellje dhe me vetura të blinduara, sepse të tillë i ka bërë partia, faraon, për një përdorim, disi fajin e kemi edhe vet sepse më shumë kemi hargjuar kohë duke “shitë” dituri se sa duke dhuruar edukatë. Pra njeriut modern i duhën të dya: Edhe dituria edhe edukata. E unë si asrimtarë jam përpiekë të i vejë në binarë homerik të dya: diturinë dhe edukatën. E kur historia i hudhë në mbeturina palaçot, atëherë ngritën matrapazët dhe atë mbeturinë njrrëzish ne dkisi i shqelmojnë. Nëse shkelmimin e bëjmë me kohë jami fitimtar, nëse shkemimin e bëjmë pasi që kemi pritë a do të na gjuajnë ndonjë asht në gojë, atëherë haraçi dhe prambeturua paguhet me fajde, pra jo me kamatë, sespe nga fillimi çdo gjë është e egër. E dhjet se askush tjetër por vet e kanë ngritë deri në qiellë i ndividin fetish apo kult. Pra,edhe këtij degradimi civilizues i thonë “histori”.

E vërteta, qarqet politike shqiptare sot, në dekadën e tretë të shekullit XXI, pas shembjës së totalitarizmit, janë kah shesin dushk për gogla dhe po flasin e po shkruajnë se: jemi “për bashkim kombëtar”. Shiqoni programet e partive sot. Ato janë aq të pa sistemuara, sa që as nuk kanë koncept, e as definicion, për bashkimin fare. Shkurt e shqip është e përfolur një frazeologji EZIPOANE. Pra popullin po e rrejnë, elktoratin po e gënjejnë dhe Diogjenin po e brengosim. E rrejë ose gënje, është njësoj.Pra disi nuk jemi as me Ezopin e as me Diogjenin. E bashkimi ose është bashkim, ose nuk është. Madje ka të atillë që në radhët e SHQIPTARISË i kanë krijuar dy koncepte për të njejtin element. E atomi ose është atom ose nuk është. Pse po e shtroi këtë? Për shkakun se një pjesë (nja 10 % e popullit që është sot i ‘pasur’ ) po propogandon se: “bashkimi kombëtar, do të ndodhë në Bashkimin Evropian”. E bashkimi evropian, në esencë është kauzë me: “hiekë dorë nga kombi, nga bashkimi shtetëror-ekonimik”, dhe mu për këtë dështoi aprovimi i Kushtetutës BE-s. Nga kjo aksiomë, doli se bashkimi është realitet i sinqeritetit. Por, pas BREXIT të Britanisë, u kuptua se “njëra dorë e frymës bashkimit” në Evropë duhet të kthehet në invalid. Kështu disi truri anglez e ka kuptuar Beë-n. Pra përpaësi i jep qenjës vetë angleze. Se bashkimi evropian është asociacion i të pasurve, është një ‘demant’, që vetvetiu tregohet, se brenda tij nuk ka siqeritet. E ne, mu pse nuk jemi të pasur, nuk do të thot se nuk jemi të sinqert, se nuk mund të jemi në shoqërinë e tyre, deri sa të bëhemi të pasur. Bje fjala, Britania është e pasur, por Turqia nga viti 1984 është e kyqur në bisedimet për BE-n. Nuk dihet fati i këtij shteti dhe kombit që i takon, a do të jetë ndonjëherë antar i BE-s apo nuk do të jetë kurrë. Madje, po ajo BE që ka një eksponent të pushtetit kryesor në Kosovë e që quhet EULEX, fare nuk kontribuon që Kosova t` i afrohet BE-s, sepse BE nuk e pranon Kosovën si shtet. Pra, BE drejtohet më tepër kah Serbia, sepse shteti i Borellit dhe Llajçakut, nuk e pranojnë Republikën e UÇK-ës. E ata na i caktojnë fatet tona për viza, për investime, për PISA, për Interpoll, për…. E pse llomotitin politikanët, po shkojmë drejtë BE-s, është çështje që populli duhet thot: mjaft na keni rrejtë, ndaleni korrupsionin dhe hajninë në pikë të ditës u avulluan dy milion Euro shih nga TREZORI i shtetit dhe asgjë. Jo në këtë “diagram” ka lidhje edhe: AKI-a, policia, partia-Qevderia!!!

E premtimeve të partive parap duhet t` u besojmë. E a duhet t` ua afatizojmë premtimet.Por,si duket, partitë për t` ia thyer kurrizin popullit, e aknë gjetë çelsin e mbylljës së rrenave dhe po organizojnë zgjedhje të shpeshta, në stilin: më shkarkove , të shkarkova, vetëm për të shpërndarë dokrra-premtime. Kosova nuk ka viza, sepse BE dhe EILEX, natë e ditë janë për destabilizim të shtetit Kosovës Shiqoni, ku ka vend në botë që t` i sejllë dokuemnegtet “konfidenciale” në pikë të ditës, e pastaj të burgosë pse t` i kam siellë, bile në zhyre. Ky realitet është palgë diçka më tepër se koloni. Ku është AKI, Prokuroria, policia, sherbimet shtrretrore. Ato janë për INTERES të AQYTETARËVE-të shtrtit e jo anasielltas, populli të jetë për interes të tyre, bile vetëm sa të zgjatë koha e fushatave zgjedhore. Në këtë destabilizim, nuk janë largë në kilometrazhë as disa parti në trevat shqiptare, të cilat “nuk e dijnë” se BE nuk e pranon Kosovën si shtet, dhe mu për këtë nuk ka VIZA. Pra ka viza të rrenave për çdo ditë, për ta mbajtë popullin në iluzione. E sot ‘INDUSTRIA; më profitabile në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, është të jesh partiak, i afër me Këshillin drejtues të partisë nanë. Baba po dihet-kryetari. Më së miri do të ishte që në këtë filozofi të jemi për një kohë “jetim”.

Cilët janë pesë faktorët e bashkimit kombëtar

Së pari, pa medyshje nëse duam abshkim kombëtar, duhet të jemi të ORGANIZUAR. Së dyti, duhet të të PUNOJMË të organizuar. Së treti, punën në proces, duhet ta NDAJMË. Së katërti, në ndarje të punës, duhet t` i ndajmë FUNKSIONET. E në hapësirën e funksioneve duhet, nëse e kemi synim bashkimin komnbëtar, të na drejtoi një ideal i përbashkët.

A mundemi këtë strukturim ta zbërthejmë në saktësi të shkencave ekzakte-natyrore. PO. Të jemi të organizuar si NATYRA. Të punojmë në shoqëri të interesave të tregut lirë të diturisë-kapitalit, që prej tij del çdo progres. Çdo ndarje e punës, nuk është asgjë tjetër, përpos se një rrevolucion shoqëror, që ka bazament social dhe ancional. E rrevolucionin mund ta bëjë vetëm dituria që është në sherbim të shoqërisë. Ndërsa idealin e bashkimit, mund ta bëjë fuqia humane e ndritur me trurin që nuk prodhoin urrejtëje, segregacion, shtypje dhe shfrytëzim brenda llojit e jashtë tij, duke e shfrytëzuar po llojin që i takon.

Çka na imponon momenti aktual për shqiptarë kudo që janë

Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në gjysëm e parë të këtij viti kemi zgjedhje pushtetore. Si duket, zgjedhje lokale do të kemi prap në Republikën e Kosovës në vieshtë. Pra tërë viti do të hargjohet nga politikanët duke premtuar. E kur t` i shtohet brenga e COVITIT19, atëherë çështja komplikohet, jo në numra përfasusish por në prapanngecje ekonomike, sepse premtimet duhet të janë të dyfishta. E besa koha po është më e shpejtë se sa premtimet, të cilat jemi të detyraur t` i parnojmë. E si t` i bashkoish ato pjesë, madje me padituri. E pa pasë diçka, nuk ke çka të bashkoish fare. E kur t` i shtohet fakti se partitë po ia mohojmë “sukseset” njera tjetrës, atëherë bashkimi është shumë më largë.

Tani në Republikën e Kosovës janë dy persoanlitet që qëndrojnë fuqishëm në maje të PIRAMIDËS politike. I pari do të zgjidhet Kryetar Qeverie me shumë lehtësi, mendoi unë. I dytë (e dyta) në pozitën e Presidentit, mendoj se do të ketë problem pa një koperim me ata që janë në zgjedhje, sepse këta dy të parët, po thonë se jemi në REFERENDUM. Dhe është krenari se ky REFERENDUM, do të jetë pozitiv. Me Kushtretutë, kryetari i Qeverisë dhe Qeveria mund të zgjidhet me 61 votë, plus. Nuk ka rëndësi a janë në

sallë me rastin e vitimit, humbësit. Por, kur është fjala për Presidentin që deri me tash është spejeguar se e “përfaqson popullin-tërë elktoratin”, patjetër me rastin e votimit duhet të janë në sallë 81 deputetë plus, pra shumica apsolute, nga 120 deputet sa janë të lejuar me Kushtetutë. Këtë kvotë (81) VV në kolicion të ngushtë, zorë se do ta arrijë. Pra imediativisht duhet që sot të fillojë xhurimimi i simpatizantëve ose mbështetësve të kvotës 81. E ky realitet tani në aspektin psikologjik është shumë largë, madje shumë larg nëse qysh tash nuk i zbusim “xhakrat”, sa që vendi mund t` i ketë dy zgjidhje: të vendosë prap Arabëria, ose të shkojë vedni në zgjedhje, të reja. Në këtë pikë kritike jemi, na përlqeu ose jo. Pra Kosova vtëvetiu, nëse na deshtojnë zgjedhjet, po dëshmohet pastaj se është një trust politik i pasigurtë. E këtë e pret Serbia dhe Putini me Llajçakun dhe Borrelin, ku Brukseli nuk do të mungojë së aplauduari. Pra fatin e popullit, fatin e Republikës e ka populli i Kosovës dhe Gjo BAJDENI, në dorën e djathtë. Pra, për të satën herë e themi se pa miqë, pa Amerikën, zor se do të arrijmë, për faktin se po e luftojmë vet qenjën tonë, për interesa partiake, do të thot klanore.Drejtues të partive, mendoni më shumë për popull se sa për veti. Nëse e doni Kosovën më shumë se vetëvetën, ju do të jeni në anën pozitive të historisë.

Këto ditë lindi një problem se kur dhe ku duhet vëndosë statuat e personalitrtrve kombëtare. Pa asnjë dilemë e them se familja e Prof Anton Qetës, plasoi një shembull shqiptarie. E me prof Antonin dy vite i kam kaluar në pajtimin kombëtar, kudo nepër viset shqiptar dhe nepër Evropë. Ai ishte një personalitet shumë i respektuar dhe i dashur, që me ekipin e tij ka sheruar aq plagë sa që ua ka kaluar të gjitha gjeneratave para tij.

Po, statuomania e ka përfshi Kosovën. Dilni në qytetin e Prishtinës, në ballë të institucioneve të shtetit e ke HEROIN KOMBËTAR GJRETGJ KASTRIOTIN-SKENDERBEUN, njertin nder pesë gjenerlët më të njonur të njrëzimit. E ky persoanlitet ka luftuar për 25 vjet për liri dhe ushtarët e tij kanë derdhë lumej xhaku. E për ballë TIJ, qëndron një stau e një njeriu që e ka SABOTUAR luftën,(këtë e ka thënë edhe Krist Hilli, që i ndrronte drafete për fatine Kosovës, si vetë e Krishtlindjeve), e Ai sot është kthyer në fetish. I pari kurrë nuk është takuar me Sulltanin, i dytë tri herë është takuar me kasapin dhe prap detyrohemi ta durojmë, madje ta kthejmë në kult që sjellë vota “lumturie”. Mu për këtë disa partiak të LDK e duan Ibrahimin, sepse ai u sjellë pozita në parti, e që kurrë me te nuk i kanë ndrruar as dy fjali. A nuk i ngjanë ky realitet atij faktit kur shkonim në Tiranë 1972-1980, në pjesën e djathtë të Hotel “DAJTIT”, qëndroinin dy personalittete joshqiptare. Ishin aty Lenini dhe Stalini. I pari ia hiqte kapelën të dytit. Këta në Prishtinë (Skenderbeu dhe Ibraimi), në vend se ta mbajmë Heroin Kombëtar pa konkurencë, ia kemi vu përballë një saboter të luftës ÇLIRIMTARE. Më kuptoni si të doni, por si ushtarë i Adem Demaçit dhe Adem JASHARIT- UÇK-ës, kurrë me asnjë veprim Ibrahim Rugovën, nuk e kam urrejtë. Madje luftën propogandistike, LDK e ka bërë me librin tim të botuar më 1995 me titull “Politika e shfarosjës së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë 1995, botim: QIK. Ky publimim është shpërndarë nepër shumë ambasada mike dhe armike. Dhe kurrë nuk kanë mund të japin asnjë vrejtje. Pra, Kosova, Adem Demaçi, Adem Jashari e heronjkët e kohës duhën e respektohën me vepra e jo me hipokrizi, për të fituar pozita profitabile finasiare.

Madje sot, (15 janar 2021) shumë politikanë u përkulën para palgës kombëtare të Raçakut heroik. Por asnjëri nuk e tha të vërtetën, që ua ka thënë më 16 janar 1999 Adem Demaçi, emisarëve të Hollbrukut me këto fjalë: “Ne Zotëri i liruam 8 ushtarër e Serbisë më 11 janar. Ata i kishte zënë rob Zona

operative e Shalës Bajgorës, duke u përgatitë që të masakrojnë popullin duartahtë. Ju po i toleroni të na masakrojnë më 15 janar 1999. Mos harroni se nga 8 janari 1999 Millosheviqi i ka siellë edhe 62000 trupa vrasësish në Kosovë”. Ata: Ibrahim Rugova nuk po mendon si Ju Zotëri Adem. Tani para 40 minutave na tha se “Do të dialogojmë”. Baci: Ai ka folë në emër të vet. Unë flas në emër të popullit dhe të UÇK-ës që i ka rrokë armet për liri. Në këtë rrugë ne jemi të gatëshëm ta paguajmë çmimin më të lartë, por nuk do të ndalemi. Luftën e kemi nisë për njëmend. Ju falemnderojmë shumë…..”!.

Ku ishit ju intelektualët me pedigre që ta luftoni okupatiorin. Jo, jo, askush nuk e thekson se Adem Demaçi duhej të ishte përballë Kastriotit, sepse ky 28 vjet vuajti burgjeve, plus nuk u kursye dhe doli si luftetar politik në qendër të Prishtinës, për t` u njohjur UÇK, si organizatë ÇLIRIMTARE. Në anën tjetër,si e ka quajtë UÇK-ën tërë stafi drejtues i LDK,kur në qershor 1998 dezertoi Brigada e Dukagjinit; si të quhet ndryshe kërkesa e Delegacionit të LDK-ës që shkoi në Drenicë (shtator 1998) dhe i tha Shtabit të UÇK-ës: “Dorzoni armët. Shkoni nepër shtëpia”. E jo vetëm ky rast nuk ka ndodhë pa urdhër nga lartë. E këto tradhti, histiria nuk do t` i heshtë kurrë, sepse janë njolla të zeza, që edhe sot e minojnë bashkimin kombëtar.

Unë kombit, vizionit të luftës Adem Demaçit dhe Adem JASHARIT, që sakrifikuan çdo gjë për çlirim të Kosovës, për famën e UÇK-ës në Botë, për LUFTËN E DREJTË, për bashkimin kombëtar, i besoj.

Prishtinë më 15 janar 2021

V: O Derguar per botim nga Kolonel Laver Goxhai

VETING-un politik në Kosovë e bën Referendumi i 14 Shkurtit, VETING-un institucional do e bëjnë KURTI dhe OSMANI

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 14 Shkurt vota popullore do e ndëshkojë ashpër politikën e vjetër të LDK, PDK, AAK dhe NISMA, të cilat tashmë janë konsumuar së tepërmi nga fakti i keqeverisjeve të tyre në këto 20 vite.

Elita e vjetër politike në Kosovë ka dështuar rëndë në ngritjen dhe ndërtimin e shtetit ligjor, modern e me standarde moderne; elita politike LDK, PDK, AAK dhe NISMA ka dështuar rëndë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit pasi ajo vetë simbolizon dhe identifikohet me korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë; ka dështuar në punësim, në shëndetsi, në arësim,pra ka dështuar në sferën sociale, të mirëqënies, të progresit e zhvillimit si dhe në atë të integrimit europian.

Për këto arsye opinioni dhe votuesi kosovar politikën e vjetër do e ndëshkojë ashpër pasi atë verdikti i popullit edhe e ndëshkoi dhe një vit më parë me 6 Tetor 2021.

Mirëpo gjatë këtij viti të fundit dhe pas zgjedhjeve të 6 Tetorit politika e vjetër u ngarkua me të këqija dhe me kusure të tjera edhe më të rënda. Ajo tashmë është diskredituar publikisht por edhe nderkombëtarisht me aktin e pashëmbullt edhe në rang botëror: në atë se në kulmin e pandemisë globale të koronavirusit dhe në kulmin e punës shëmbullore të qeverisë KURTI, politika e vjetër ndërmori një grusht parlamentar që bëri të mundur rrëzimi e qeverisë legjitime KURTI dhe formimin e një qeveria të dobët dhe pa legjitimitet demokratik e cila ka dështuar thellë, dhe madje me marrëveshjen e Washingtonit në dëm të Kosovës, qeveria dhe kryeministri Hoti sipas asaj marrëveshjeje e kthyen Serbinë në Kosovë.

Tashmë populli në Kosovë është e sigurtë se do e ndëshkojë thellë politikën e aleancës të së keqes, LDK, PDK, AAK dhe NISMA.

Pikërisht ky fakt do të thotë se Referendumi i 14 Shkurtit 2021, verdikti popullor do të bejë të mundur VETING-un e madh politik në Kosovë që është: largimi nga pushteti, dhe ndëshkimi i ashpër me votë të politikës së vjetër. Pra zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 do të jenë një votëVETING popullor ndëshkues i së vjetrës dhe besim, shpresë e triumf i së resë, Kurtit dhe Osmanit.

Ky referendum u jep shansin edhe antarësisë së partive politike LDK, PDK, AAK dhe NISMA që të bëjnë edhe VETING-n brënda tyre, ku votuesit e këtyre kanë shansin që të ndëshkojnë dhe të mos dërgojnë në parlament individët prej të cilëve ato do të ndëshkohen ashpër si organizata politike. Ky referendum le të shërbejë pra edhe si një VETING politik për këto parti për t’u cliruar nga kapësit e pronarët e tyre, pra për të ndëshkuar autokracinë, nepotizmin dhe korruptimin.

KURTI dhe OSMANI do të kryejnë reformimin, VETING-un e sistemit të drejtësisë, pasi vetëm ata janë të lirë, të pashtrënguar dhe të motivuar kombëtarisht për ndërmarrjen e kësaj reforme të reformave, të kësaj reforme jetike për Kosovën, pasi si Osmani dhe Kurti janë të pastër dhe nuk janë, nuk kanë dhe as nuk janë të akuzuar për rekorde krimi, korrupsioni, hajnije dhe as tradhtie publike e kombëtare.

KURTI dhe OSMANI janë në pozicione dhe në antitezë diametralisht të kundërt më atë se cfarë kanë në biografinë e CV-në e tyre ata të cilët do të ndëshkohen me 14 Shkurt 2021.

Me VETING-un në drejtësi fillon edhe VETING-u gjithistitucional në Kosovë, fillon sundimi i ligjit, fillon funksionimi edhe i demokracisë, shtetit dhe shoqërisë të kapura nga politka e vjetër; me VETING-un e drejtësisë fillon cmontimi i sistemit kriminal të hajnisë e korrupsionit mision të cilin populli në Kosovë do t’ua besojë Albin KURTIT dhe Vjosa OSMANIT.

Takoni Elon Musk, personin që PO SFIDON REALITETIN!

No Comments Argëtim Histori

SIPËRMARRËS TË SUKSESSHËM
Elon Reeve Musk ka lindur në 28 Qershor të vitit 1971 në Afrikën e Jugut dhe tani ai është një investitor, inxhinier dhe shpikës. Ai është themeluesi, CEO dhe CTO i SpaceX; bashkëthemelues, CEO dhe arkitekt produkti i Tesla Motors; bashkëthemelues dhe drejtues i SolarCity; bashkëdrejtues i OpenAI; bashkëthemelues i Zip2 dhe themelues i X.com i cili u bashkua me PayPal. Në Qershor të 2016, ai kishte një vlerë neto prej 12.7 miliardë $, duke e bërë atë personin e 83-të më të pasur në botë.Musk ka deklaruar se synimet e SolarCIty, Tesla Motors dhe SpaceX rrotullohen rreth vizionit të tij për të ndryshuar botën dhe njerëzimin. Qëllimet e tij përfshijnë reduktimin e ngrohjes globale nëpërmjet prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e “rrezikut të zhdukjes së njeriut”, duke “bërë jetën multi-planetare”, duke krijuar një koloni të njeriut në Mars.Përveç aktiviteteve primare të biznesit, ai ka parashikuar edhe një sistem transporti me shpejtësi të lartë të njohur si Hyperloop dhe ka propozuar një avion VTOL supersonik reaktiv me shtytje elektrike, i njohur si jet-i elektrik MUSK.Përmbledhje e shkurtër e biografisë së Elon MuskI lindur në Afrikën e Jugut në vitin 1971, Elon Musk u bë një multimilioner në të 20-tat, kur ai shiti kompaninë e tij të parë, Zip2, një divizion të Compaq Computers. Ai ka arritur më shumë sukses duke themeluar X.com në vitin 1999, SpaceX në vitin 2002 dhe Tesla Motors në vitin 2003. Musk bëri disa artikuj në maj të vitit 2012, kur SpaceX nisi një raketë që do të dërgonte automjetin e parë komercial në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.Jeta e hershmeLindur dhe rritur në Afrikën e Jugut, Elon Musk e bleu kompjuterin e tij të parë në moshën 10 vjeçare. Ai mësoi vetë se si të programonte dhe kur ai ishte 12 vjeç bëri software-in e tij të parë, duke shitur një lojë që quhej Blastar. Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1989, ai u transferua në Kanada për të marrë pjesë në “Queen’s University”, por ai u largua në vitin 1992 për të studiuar biznes dhe fizikë në Universitetin e Pensilvanisë. Ai u diplomua me një diplomë universitare në ekonomi dhe qëndroi për një diplomë të dytë bachelor në fizikë.Pas largimit nga Pensilvania, Elon Musk u drejtua për në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni për të ndjekur një Ph.D në energji fizike. Megjithëse lëvizja e tij ishte në kohën e duhur kur ndodhi internet boom, ai u largua nga Stanford, vetëm dy ditë pasi u bë pjesë e saj, për të nisur kompaninë e tij të parë, Zip2 Corporation.Një udhëzues online i qytetit, Zip2 u rrit shumë shpejt duke ofruar përmbajtje për web faqet e reja të “New York Times” dhe “Chicago Tribune”, dhe në vitin 1999, një divizion i “Compaq Computer Corporation” e bleu Zip2 për 307 milionë $ në para në dorë dhe 34 $ milionë në aksione.Gjithashtu në vitin 1999, Musk bashkë-themeloi X.com, një kompani online të shërbimeve financiare dhe të pagesave. Një blerje e X.com në vitin pasardhës çoi në krijimin e PayPal-it siç është e njohur sot dhe në Tetor 2002, PayPal u ble nga eBay për 1.5 miliardë $. Para shitjes, Musk kishte në pronësi 11% të aksioneve të PayPal.Duke mos ndalur kurrë nga puna, Musk themeloi kompaninë e tij të tretë, Space Technologies Exploration Corporation, ose SpaceX, në vitin 2002 me qëllim ndërtimin e anijes për udhëtime komerciale në hapësirë. Në vitin 2008, NASA i dha kompanisë kontratën për të trajtuar transportin e ngarkesave për International Space Station dhe për planet për transportin e astronautëve në të ardhmen, në një lëvizje për të zëvendësuar misionet e vetë NASA-s për anijet në hapësirë./Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.Tesla MotorsNjë tjetër sipërmarrje e Musk është Tesla Motors, një kompani e dedikuar për prodhimin e makinave të përballueshme elektrike. Pesë vjet pas formimit të saj, kompania në vitin 2008 zbuloi Roadster, një makinë sportive të aftë për përshpejtimin nga 0 në 60 mph në 3.7 sekonda, si dhe duke udhëtuar rreth 250 milje me baterinë e saj me lithum. Sukseset shtesë përfshijnë Modelin S, sedanin e parë elektrik të kompanisë. Të aftë për të mbuluar 265 milje në një karikim, Model S u nderua si Makina e Vitit në 2013 nga revista “Motor Trend”.Përgatitja për nisjeNë 22 Maj 2012, Musk dhe SpaceX bëri histori kur kompania lançoi Falcon 9, raketën e saj në hapësirë me një kapsulë pa pilot. Automjeti është dërguar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me 1000 paund furnizime për astronautët e stacionuar atje, duke shënuar herën e parë që një kompani private ka dërguar një anije kozmike në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.Para nisjes, Musk citohet të ketë thënë: “Unë ndihem shumë me fat. … Për ne, është si të fitojmë Super Bowl”.Në dhjetor 2013, SpaceX shënoi një moment historik kur Falcon 9 transportoi një satelit në orbitën e transferimit, një distancë në të cilën sateliti do të bllokohej në një rrugë të orbitës që përputhet me rrotullimin e Tokës. Në shkurt 2015, SpaceX nisi një tjetër Falcon 9 pajisur me satelitin “Deep Space Observatory Climate” (DSCOVR), me qëllimin për të vëzhguar rrezatimet ekstreme nga dielli që ndikojnë rrjetet e energjisë dhe sistemet e komunikimit në Tokë.HyperloopMusk ka vazhduar punën e tij në përpjekje për të bërë idetë e tij novatore realitet. Në gusht të vitit 2013, ai publikoi një koncept për një formë të re të transportit të quajtur “Hyperloop”, një shpikje që do të nxisë shkurtimin e kohës së udhëtimit mes qyteteve të mëdha.Idealisht rezistent ndaj motit dhe mundësuar nga energjia e rinovueshme, Hyperloop do të vihet në lëvizje përmes një rrjeti tubash me presion të ulët me shpejtësi duke arritur më shumë se 700 milje për orë. Musk vuri në dukje se Hyperloop mund të marrë nga 7 deri në 10 vjet që të ndërtohet dhe të jetë i gatshëm për përdorim.Edhe pse ai e paraqiti Hyperloop me pretendimet se do të jetë më i sigurtë se një avion ose tren, me një kosto të llogaritur prej 6 miliardë $ rreth 1/10 e kostos për sistemin hekurudhor të planifikuar nga shteti i Kalifornisë – koncepti i Musk ka tërhequr skepticizëm. Megjithatë, sipërmarrësi ka kërkuar që të inkurajojë zhvillimin e kësaj ideje. Në qershor të 2015, ai njoftoi një konkurs për ekipe të paraqesin planet e tyre për një prototip Hyperloop, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë për të testuar krijimet e tyre në SpaceX në qershor 2016.Blerja e SolarCityNë gusht të 2016, në përpjekjet e vazhdueshme të Musk për të promovuar dhe çuar përpara energjitë e rinovueshme dhe produktet për një bazë më të gjerë të konsumit, ai arriti një marrëveshje prej 2,6 miliardë $ për të kombinuar makinën e tij elektrike dhe kompanitë e energjisë diellore. Tesla Motors Inc. njoftoi të gjithë aksionerët për marrëveshjen e blerjes së SolarCity Corp. Si një kompani, Tesla dhe SolarCity mund të krijojnë produkte banimi, tregtare dhe të rrjetit të gjerë të integruara plotësisht që përmirësojnë mënyrën si energjia është prodhuar, ruajtur dhe konsumuar,- thuhej në një deklaratë në faqen e Teslës rreth marrëveshjes.Elon Musk është në përpjekje për të ripërcaktuar transportin në Tokë dhe në hapësirë. Nëpërmjet Tesla Motors, ai synon të sjell automjete plotësisht elektrike për tregun masiv; në SpaceX ai është duke punuar për të dërguar njerëzit në planetet e tjera.Tani për tani ai ka nisur satelitë dhe ka një kontratë 1.6 miliardë $ me NASA për të dërguar furnizime në hapësirë, me plane në të ardhmen për të dërguar astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në mesin e vitit 2017. Kjo marrëveshje ka patur një rritje “meteorike” për Musk, pasi të dyja kompanitë që ai themeloi janë rritur shumë në vlerë dhe e kanë vënë Musk në qendër të vëmendjes.FilantropiMusk është kryetar i Fondacionit Musk, i cili fokusohet në përpjekjet filantropike në sigurimin e sistemeve të energjisë diellore në zonat e fatkeqësisë. Në vitin 2010, fondacioni Musk bashkëpunoi me SolarCity për të dhuruar një sistem të energjisë diellore në përgjigje të stuhive në gjirin e Aleancës së Jugut në Coden, Alabama. Në korrik të vitit 2011, Fondacioni Musk dhuroi 250,000$ për një projekt të energjisë diellore në Soma, Japoni, një qytet që ka qenë i shkatërruar nga cunami.Në janar të vitit 2015, Musk dhuroi 10 milionë $ për Institutin “Future of Life” për të drejtuar një program kërkimor global që synon mbajtjen e inteligjencës artificiale të dobishme për njerëzimin. Që nga viti 2015, Musk është një administrues i besuar i Fondacionit të Çmimit X dhe nënshkrues i “The Giving Pledge”./Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.8 mësimet nga të cilat ju mund të mësoni nga karriera e Elon MuskMusk mund të jetë i jashtëzakonshëm, por karriera e tij ende ofron shumë mësime për të gjithë.Kur një përdorues i site-it të pyetjeve dhe përgjigjeve, Quora bëri pyetjen e thjeshtë, “Çfarë mund të mësojmë nga Elon Musk?” një mori përgjigjesh erdhën. Në mesin e përgjigjeve më të mira ishte një përgjigje nga blogeri James Altucher, i cili kishte dëgjuar çdo intervistë që kishte bërë Musk dhe përpiloi një listë me quotat më frymëzuese.”Më poshtë janë disa nga 22 thëniet që ai ka nxjerrë nga të gjithë hulumtimet:1. Fokusohuni në efektin që japin ëndrrat tuaja, jo në mundësinë nëse mund të ndodhiNdoshta reagimi juaj i parë për këtë parim është se do të shqetësoheni nëse ëndrrat tuaja të veçanta mund të jenë të pamundura. Por, Altucher ju kujton lexuesve: kjo këshillë vjen nga një njeri i cili dëshiron të kolonizojë Marsin.A janë ëndrrat tuaja më pak se kaq? Çfarë po prisni?2. Askush nuk bën gjëra të mahnitshme për para“Unë kam intervistuar më shumë se 100 njerëz në “poadcast”. Secili prej këtyre 100 personave ka arritur rezultate të mahnitshme në jetën e tij,” thotë Altucher. “Por asnjëri prej tyre nuk e ka bërë për para.” As Musk, i cili Altucher citon të ketë thënë:“Duke shkuar nga PayPal mendova se cilat janë disa nga problemet e tjera që kanë të ngjarë të ndikojnë në të ardhmen e njerëzimit” Jo nga perspektiva, “Cila është mënyra më e mirë për të fituar para?” Nëqoftëse ju doni të bëni gjëra të mëdha, përqëndrohuni në ndryshimin që ju do të bëni në botën ku jetoni (ose tek vetja), jo në shpërblimet financiare (ose lavdinë).3. Ndiq parimet që ke vendosurShumë është shkruar për mendimet e Musk, por Altucher përmbledh qasjen e tij të pazakontë dhe tepër efektive me këtë quote: “Boil things down to their fundamental truths and reason up from there”.Me pak fjalë, për të përmirësuar të menduarit tuaj, përpiquni t’a shihni botën me sytë e freskëta, duke përdorur të dhëna objektive dhe duke bërë një vëzhgim të qartë.4. Vazhdimësia paguanJo të gjitha mësimet e karrierës së Musk janë të papritura. Ndonjëherë, ai dëshmon se dituria konvencionale është e drejtë. Ashtu siç thotë kjo quote: “Vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Ju nuk duhet të hiqni dorë, vetëm nëse jeni të detyruar të hiqni dorë.”.5. Në punësim, talenti i mund numrat“Është gabim të punësosh një numër të madh të njerëzve për të bërë një punë të komplikuar. Numrat nuk do të kompensojnë talentin në marrjen e përgjigjes së drejtë (dy njerëz që nuk e dinë diçka nuk janë më të mirë se një), do të priren për të ngadalësuar progresin dhe do të bëjnë këtë detyrë tepër të shtrenjtë, ” citon Altucher.Kështu që herën tjetër që ju duhet të punësoni dikë, merrni kohë për të gjetur talentin e duhur në vend që të shpresoni se “numrat” do t’ju shpëtojnë.6. Talenti nuk mund të kompensojë një personalitet “të fëlliqur”Sipas Altucher, Musk ecën me idenë se aftësia që ka dikush nuk mund të kompensojë një personalitet të “fëlliqur”. Quota që përdor ai është: “Gabimi im më i madh është mbështetja më shumë në talentin dhe jo në personalitetin e dikujt. Mendoj se ka rëndësi nëse dikush ka një zemër të mirë.”.7. Bëjini vazhdimisht pyetje vetesJu do të mendoni se dikush me arritjet e Musk mund të jetë i kënaqur me përpjekjet e tij, por që ky nuk është rasti. Musk thotë se ai vazhdimisht përpiqet për të përmirësuar veten.“Është shumë e rëndësishme që të keni një feedback, ku ju jeni vazhdimisht duke menduar në lidhje me atë që keni bërë dhe se si mund t’a bëni më mirë. Unë mendoj se kjo është pjesa më e mirë e këshillës: “Vazhdimisht mendoni se si ju mund të bëni gjëra më të mira dhe pyesni veten gjatë gjithë kohës,” tha ai.Nëse Musk nuk pushon kurrë, nuk duhet të pushoni as ju.8. Gjetja e pyetjes së duhur është pjesa më e madhe e betejësMe sa duket, libri i preferuar i Musk kur ishte adoleshent ishte Guida e Hitchhiker për në Galaxy. Aty ishte mësimi më i madh që mori: “Më mësoi se gjëja më e vështirë është se çfarë pyetje duhet të bësh, por sapo ju t’a bëni atë, pjesa tjetër është me të vërtetë e lehtë.”“I’m very pro-environment, but let’s figure out how to do it better and not jump through a dozen hoops to achieve what is obvious in the first place.” —Elon Musk/Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Burimi/businessmag.al/