Home

Stafi Drejtues

Shpëtim Xheladini – Timi

Êshtë drejtori i radios dhe ai përgjigjet për gjithë strukturën e radios, si dhe anën teknike të radios. Ka një pervojë në radio mbi 25 vite .

Luigj Shkodrani

Êshtë kryeredaktori i radio Projektit 21 , gazetar në profesion , ka portalin e tij luigjipress.com . Merret me mbarëvajtjen e portalit të radio Projektit dhe të programeve në radio .Njëkohsisht kryen rolin e moderatorit ditëve të premte dhe të dielave. Programet e tija janë kryesisht , fokusohen tek dokumentarët historik dhe tek kënga popullore qytetare , duke sjellë këngëtaret me të mirë në vite , si dhe tema dhe debate politike . Intervista me njerës të kulturës , politikës dhe sferave të tjera, si dhe oren letrare , me krijime të dëgjuesve dhe poezi të ndryshme të autorve të njohur.

Luindo Shkodrani

Ka kryer shkollen per programe kompjuterike dhe ka nje portal “Iditech.dk” , ku jep pervoje per njerzit qe kane nevoje per ndihme, por njekohsisht programon faqe per bisnese te ndryshme . Ka nje numer te madh portalesh tashme qe mbajne emrin e tij, si programim , por dhe faqja “luigjipress.com , eshte modeli me i mire qe mund te shihet nga kushdo . Per pune te mire dhe profesionale eshte vleresuar nga bisnesmenet qe kane marre nga Luindo portale te pregatitura ! Ai tashme miremban deri ne detajet me te vogla edhe portalin tone te radio Projektit 21.

Hatixhe Ismaili

Është gazetare në profesion dhe është moderatore e programeve në radio , nga e hëna deri të ejten. Ajo sjell në programet e veta informacione, kuriozitete , intervista me personalitete , kalendarin historik si dhe tema të ndryshme .

Xheladin Hajdari

Është moderator në radion Projekt 21, ka pervojë nga puna në radio të ndryshme në vendlindje . Ai ne programet e tija sjell intervista me këngetare , tema sociale , si dhe kuize të ndryshme .