Home

Lajme

Ramazan Çeka – SOT KËNGËTARI I MREKULLUESHËM SHKELZEN JETISHI, FESTON DITËLINDJEN

No Comments Aktualitet Lajme

Shkëlzen Jetishi nuk është thjeshtë një këngëtar, ai është një institucion. Kam qenë edhe jam i nderuar që e njoh personalisht edhe kam punar me te. Gjakova ka 4 shtylla të muzikës së saj; Qamili Vogël, Imer Riza, Ismet Peja dhe Shkelzen Jetishi.
Në profesionin tim si poet dhe publicist veç mardhënieve të mira apo dhe mirëkuptimit njerëzor që kam pasur me këngëtarë të shumtë, jam munduar të pasqyroj me realitet edhe vlerat artistike e kulturore të këtyre këngëtarëve si profesionistë të përkushtuar ndaj artit dhe pasionit të bukur të të kënduarit, duke u ndalur vazhdimisht në vlerat e kontributit që secili jep në ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore e shpirtërore kombëtare.
Në gjithë këto vite pune e bashkëpunimi, i prirur për të marrë dhe dhënë më të mirën time të mundshme, kam pasur fatin që shumë nga këto marrëdhënie ta kalojnë atë pragun elastik e të kthehen në afrimitet shoqëror e njerëzor, sa të marrin kuptim gati vllazëror.
E tillë është edhe marrdhënia ime me bilbilin e këngës së bukur shqiptare Shkelzen Jetishi, i cili zë një vend shumë të veçantë tek miqt e mi më të afërt për çka ndihem tepër krenar dhe i privilegjuar për këtë mundësi të artë njohjeje, si një ndër pasuritë më madhore të fituara, falë profesionit tim si tekstshkrues apo bashkëautor këngësh.
Ndjehem i vlerësuar që tashmë marrëdhëniet tona janë konsoliduar dhe brumosur në shumë bashkëpunime këngësh të suksesshme që Shkelzen Jetishi i ka dhuruar publikut shqiptar anë e mbanë botës me atë zë teje të veçantë që buron nga shpirti i këtij artisti të madh.
Shkelzen Jetishi apo Xeni, siç njihet me emrin artistik, vjen nga një familje artëdashëse gjakovare me virtute të larta fisnore e kulturore, virtute të cilat i kanë trashëguar më së miri te ky pinjoll i familjes Jetishi. I aktivizuar që në moshë të re në fushen e artit në degën e kantos realizon shumë këngë të bukura si solist, ku bashkë me moshen që piqej, stërvit dhe ushtron hap pas hapi me pasion zërin, veshin dhe notat muzikore, duke fituar aq dhunti e mjeshtëri, sa të matet me muzikantët dhe këngëtarët më në zë të asaj kohe si Qamili Vogël, Mazllum Mezini, Esat Bicurri, Ismet Peja e shumë e shumë të tjerë në Gjakovë, e njohur ndryshe edhe si “Qyteti e Këngës” simotra me “Djepin e Kulturës” Shkodren.
Këngëtari Shkelzen Jetishi në repertorin e tij numëron qindra këngë solo e bashkëpunime me këngëtarë të mëdhenj si; Ismet Peja, Barush Doda, Shyhrete Beluli, Zenel Doli, Afrim Muqiqi, Bujar Qamili, Kastriot Tusha, Merita Halili, Manjola Nallbani, Eli Fara, Enkelejda Arifi, Hysni Alushi, si dhe shumë e shumë këngëtarë të tjerë, deri te djali i tij Korab Jetishi, pa anashkaluar dhjetra albume ku spikasin ato me tematika sociale, patriotike, balada e deri edhe këngë të gëzimeve të veçanta familjare, si dasma e datëlindje.
Gjithmonë bashkëpunues është terguar me poetët, autorë të teksteve të këngëve të tia si: Jorgo Papingji, Ilir Berani, Fatmir Muja, Ramazan Çeka, Ivzi Krasniqi, Shkëlqim Rraci, Aida Baraku etj, si dhe në realizimin e këngëve në studiot më prestigjoze me kompozitorët më të shquar si Vllaznim Buxhovi, Sabah Butyçi, ëirusi, Florent Boshnjaku, Ilir Shaqiri, Edi Balili, Edmiond Zhulali, Ruzhdi Sadiku, Xhevdet Gashi, Enis Presheva, Shkëlqim Rraci, Valter Beqo, Alban Furtuna, Armend Rexhepagiq, Ilir Balla, Luan Dagistani, Zaim Merkulaj e shumë të tjerë, duke realizuar me mjaft profesionalizëm edhe videoklipe me producentët më të suksesshëm dhe televizionet më të njohura në Kosovë e Shqipëri, ku do veçoja atë të 2017-tës “Këngët e reja t’i këndojmë, por të vjetrat mos t’i harrojmë” i cili mbart edhe një mesazh motivues e shumë domethënës për ruajtjen dhe trashëgimin e këngës së bukur qytetare, duke e bërë këtë artist gardian të këtyre këngëve dhe vlerave të tyre.
Shkelzen Jetishi është këngëtari dhe artisti me të cilin krenohet e gjithë Kosova dhe krejt Shqiptaria. Ai gjithashtu është qytetar model dhe familjar i përkushtuar me virtute që e pasurojnë akoma më shumë portretin e tij si artist profesionist i këngës së bukur dhe të pastër qytetare shqiptare.
Të urojmë edhe 100 vite të lumtrura!
Jetë e shëndet me këngë në gojë!

Burimi/Facebook