Home

Lajme

Anila Kalleshi – Studimi me 120 mijë vetë: cilat ushqime të shëndoshin dhe cilat të dobësojnë

No Comments Shendetesi

Kujdesi për shëndetin duhet të jetë prioritar. Ushqimet të cilat ndikojnë për t’u bërë mbipeshë janë kryesisht patate të skuqura, çipsat dhe pijet e gazuara. Ky është përfundimi i studiuesve nga Universiteti i Harvardit bazuar në analizat e bëra gjatë 20 vjetëve.

Nga ana tjetër, nëse hamë ushqime që janë të pasura me celulozë së bashku me kos, atëherë humbim peshë. Uhqimet e pasura me celulozë na japin një ndjenjë të ngopjes, ndërsa patatet e skuqura, ëmbëlsirat ose pijet e gazuara kanë shije më të mirë, por shumë shpejt jemi prapë të uritur.

Nuk ka dyshim se njerëzit që pinë kos bëjnë shumë për të mbajtur peshën normale. Gjithashtu, njerëzit që hanë më shëndetshëm, nëse nuk pinë duhan dhe nëse flenë mesatarisht 7-8 orë gjatë natës, kanë shumë më tepër energji dhe ushtrojnë shumë më shumë fizikisht.

Studiuesit analizuan 120.877 burra dhe gra në SHBA, të cilët kishin një peshë trupore nominale dhe i ndanë në tre grupe. Mesatarisht, ata fituan 1.5 kg çdo 4 vjet, që ishte rreth 7.5 kg mbi 20 vjet dhe ishin në rre zik të rritur nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kan ceri.

Studimi u përqendrua në mënyrë të veçantë në marrëdhëniet e shtimit në peshë dhe konsumit të llojeve të caktuara të ushqimeve te gratë. Perimet, frutat, jogurti dhe frutat e arrave janë dëshmuar të jenë më të efektshmet në ruajtjen e peshës optimale.

Burimi/preferenca-al.com/