Home

Lajme

Aurela Gaçe e revoltuar me akuzat ndaj Eli Farës: Ke duruar shumë por kësaj here ishte mbi çdo cak njerëzor, shpërndanë helm

No Comments Lajme Opinion

Këngëtarja Eli Fara hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj saj, duke reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet se ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale.

Këngëtarës i kanë dalë në mbrojtje shumë artistë të njohur, mes të cilëve bën pjesë dhe Aurela Gaçe.

“E kam thënë shpesh edhe hapur që kush të njeh ty është me fat. Unë jam një nga ata njerëz që kam marrë nga mirësia jote, nga njerzillëku, nga fisnikëria, nga besnikëria jote. Ke duruar shumë, shumë herë në shumë raste ke heshtur përballë shkrimeve e sulmeve. Këtë herë ishte mbi çdo cak njerëzor. Duhet të dish se ata që të duan, të duan edhe këtë se ndryshon asnjë shpifje.

Mua nuk me habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu është i aftë të vrasë dhe të dhunojë një tjetër njeri që këtu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. Por më çudit fakti që gazetaria thjeshtë bën copy paste një lajm. As kërkojnë fakte, as pyesin, thjeshtë shpërndajnë helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirtëror që mund t’i shkaktojnë dikujt,”- ka shkruar Aurela.

Kujtojmë se në media u përfol se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun.

Por çdo gjë u hodh poshtë nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Mbrojtjes, të cilët u shprehën se ajo nuk ka qenë kurrë e punësuar në administratë.

Burimi/gazetadrita.al