Home

Lajme

Alejandro Greco – VJETORI ENVER HADRIT – MEHMET GRADICA: LIRI A VDEKJE!!!

No Comments Argëtim Histori

Mirëmëngjesi Miqësi e nderuar, dashur Vëllezër të Gjakut Shqiptar, para fundit të Shkurtit, ne duam të kujtojmë: Mehmet Gradica (1913 në Gradicë të Drenicës – 21 Shkurt 1945 në Drenicës), hyn në shërbim të Qeverisë Shqiptare si Postkomandant Xhandarmërie në Mitrovicë, në Podujevë, në Stan Tërg, në Vushtrri, emri i tij mori përmasa mitologjike dhe gati për të gjallë u shndërrua në Legjendë, u tregua Hero i vërtetë. Bashkë me Ahmet Selacin, formojnë Xhandarmërinë dhe grupet e Armatosura Vullnetare për ta mbrojtur vendin nga harbutëria që rrinte e gatshme në veri të Shalës së Bajgorës. Me sugjërimin e Xhafer Devës, trimi Mehmet Gradica i hyn një pune të madhe, organizimit të një Ushtrie Shqiptare, e cila do ta mbronte Kosovën. dhe për trimërinë e tij të madhe dhe heroizmin e tij të pakufizuar, ai më vonë u emërua Toger, dhe më pas Zëvendës se Shaban Polluzhën, Komandant Suprem i Briadës, i madhd Heroit të qështjes Kombtare, mblodhen mendjen, fuqinë dhe të bërë tok, sfiduan Historinë. Pasi u kthyen nga Podujeva, luftuan, qëndruan, përballuan, dhe erdhi Shkurtit 1945, Komandantët e Luftës së Drenicës, me rreth gjashtëdhjetë Luftëtarë, ishin pozicionuar në tri kullat e Dvoranëve, në atë të Hasan Sylës, Hajriz Dvoranit dhe të Zeqir Dvoranit, në Tërstenik. Nga frëngjitë e tyre jehonte kushtrimi: Liri a vdekje!!! gjylet e topit, shkatërruan kulmin e kullës së trimave. Trarët ranë mbi trupat e tyre, u plagos Shaban Polluzha, u plagos edhe Mehmet Gradica, jë copë e granatës ia kishte këputur këmbën, por nuk jepej, ashtu, me këmbën zvarrë, hipur mbi kalë, kapërceu tre rrathë, duke lënë shumë të vrarë e të plagosur. Në ato momente, ishte 22 Shkurti 1945, iu kujtua amaneti i Azem Galicës, që trupin e tij mos ta shihnin serbët as për së vdekuri. Isuf Gjilani, Brahim Luta, Rexhep Gjeli e Xhemë Zeqiri, shokët besnikë, në fshehtësinë më të madhe e varrosen në vreshtat e dajës së tij, Brahim Lutës, në vendin e quajtur Makresh. Njësoj kishin vepruar edhe me Shaban Polluzhën, trupin ia kishin hedhur në lumin Drenica: Lavdi e Përjetshme Mehmet Gradica, sa të ket Sjqipëtar në ket tokë, do të kujtohet!!! Lavdi gjithe Deshmoreve te rene ne brojtje te Atedheu!!! Zoti e shperblefte me Parajse te ndjerin, dhe u prehte ne Paqe!!! Edhe 31° Vjetori i vrasjes brutale të Enver Hadri, Martir Brilant Kosovar, Trimit Veprimtar për të Drejtat Njerëzore dhe Politike të Shqiptarëve të Kosovës, zhvilloi punën e tij të rëndësishme politike nëpërmjet Organizatës “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës”, organ i kësaj Organizate ishte revista “Zëri i Kosovës” në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes së cilës bëhej thirrje për Bashkimin e Trojeve Shqiptare tone në përgjithësi, dhe sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si NATO, Unioni Evropian, etj. Në Bruksel në Rrugën e Shqipërisë – Rue d’Albanie, ai formoi dhe drejtoi “Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”. Enver Hadri konsiderohet si Ambasadori i parë i Kosovës. Më 25 Shkurt 1990, në moshën 49 vjeçare, u plagos dhe më vonë vdes në spital, nga një atentat në Sent Zhil (Saint Gilles), Bruksel, qëlluan me dy plumba në kokë derisa kishte ndaluar në semafor, per agjentët e UDB-së. Enver kishte me vete listën e 32 Shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Sërbia, të cilën do t’ia dorëzonte të nesërnen Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit Evropian. Enver kishte me vete listën e 32 Shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Sërbia, të cilën do t’ia dorëzonte të nesërnen Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit Evropian. Në vitin 2006, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi Enver Hadrin me Urdhërin e Artë “Hero i Kosovës”, për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës: Lavdi e Përjetshme Enver Hadrin, Martir Patriot Shqiptar, qofet Jeta dhe Vepra e tij, pergjithmon i paharuar ne mendjen e Popullit Shqiptar!!! Zoti e shperblefte me Parajse te ndjerin, dhe u prehte ne Paqe!!! Lavdi Gjaku i Deshmoreve dhe Martireve te rene neper gjitha Trojet Arberore, të rënë për Liri!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Paqa mbreterofte mbi tere Kombin tone te dashur dhe tere Njerezimin!!! Zoti i Shperbleft te gjithe ata qe punojne sinqerisht per Popull!!! Zoti e Bekofte Racen Ilire!!! Zoti i Bekoftë gjithë Shqiptarët që ja duan të mirën Atëdheut!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët, një përshëndetje dhe përqafim të gjithëve me zemër, Mirënjohje, Shume Respekt dhe Dashuri, dhe ju uroj tgjitha tmirat ne jet, Shkelqësia e Juaj Imzot
Kryepeshkop Aleksander I Shqiptarve – Bir i Shqiponjësr
Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!
Instagram @alejandrogreco.oficial

Burimi/Facebook