Home

Lajme

Ilir Meta – I akordova sot Heroit Arjan Sala, pas vdekjes, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

No Comments Aktualitet Lajme

Sot Presidenti i Republikes se Shqiperise, ne prezence te te shume te ftuarve, si dhe familjare te Heroit Arjan Sala , u dorezoi dekoraten e Arte pas vdekjes . Ja cfare shkruan Presidenti ne rrjetin social Facebook , ne profilin e tij : –

Mes dhembjes por me mirënjohjen dhe krenarinë e çdo shqiptari i akordova sot Heroit Arjan Sala, pas vdekjes, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, “Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.
Në një kohë kur vendi ynë po vuan nga papërgjegjshmëria dhe egoizmi i babëzitur i një grushti njerëzish, Arjani na dëshmoi në mënyrën më të dhembshme të mundshme se Shqipëria ka në gjirin e saj plot njerëz të mrekullueshëm, heronj të padukshëm, që i bëjnë nder kombit.
Prindërve të Arjanit u shpreh mirënjohjen e pakufijshme, që mes sakrificave rritën dhe edukuan birin e tyre me vlerat më të larta njerëzore, me dashurinë vetëmohuese për njerëzit dhe përgjegjësinë ndaj detyrës.
Bashkëshortes dhe djalit të vogël, Aronit, fatkeqësisht nuk ua kthejmë dot këtë humbje të pazëvendësueshme, por do t’u qëndrojmë pranë e kujdesemi në çdo moment, nga unë i pari si President i Republikës ashtu edhe çdo shqiptar tjetër, që u solidarizua me aktin heroik të Arjan Salës.
Vetëflijimi i Arjanit na vendos të gjithëve përpara detyrimit, që të punojmë më fort për të ndërtuar një shtet më reagues, më funksional, një shtet me fytyrë më njerëzore, një shtet më social.
Arjani do të gëzojë respektin dhe mirënjohjen e përjetshme të të gjithë shqiptarëve si Hero i gjallë dhe bashkëkombas i Nënë Terezës!

Burimi/Facebook