Home

Lajme

Letra e Dino Asanajt para vetëvrasjes: Abdurrahman Konjufca (axha i Glauk Konjufcës) ma ka shkatërruar jetën

No Comments Aktualitet Lajme

Po ju sjellim hulumtimet dhe raportimet e vitit 2012 për rastin e Dino Asanajt – drejtor i AKP, i cili ishte vetëvrarë. Për këtë rast ishte marrë në pyetje edhe Remzi Uji dhe Abdurrahman Konjufca.

Në zyrën e të ndjerit, Dino Asanaj policia ka gjetur një letër me shkrim dore, e cila le dyshime se mund te behet fjale edhe per nje vetevrasje.

“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, janë rreshtat në letrën që duket se është nënshkruar nga vetë Asanaj, shkruan Koha Ditore.

Përmbajtja e letrës së gjetur në zyrën e Asanajt flet për Remzi Ejupin dhe Abdurrahman Konjufcën, të cilët e kanë akuzuar të ndjerin se u ka kërkuar para. Ejupi e ka akuzuar atë se i ka kërkuar mbi 4 milion për t’ia dhënë hotelin “Grand”, ndërsa Konjufca e ka akuzuar se i ka kërkuar para për një fermë pulash në Lipjan.

“Mbeta i habitur, për të mos thënë i shokuar me disa nga shkrimet ku trajtoheshin pretendimet kundër emrit tim”, shkruante i ndjeri në letrën e fundit që ua kishte dërguar mediave.

Prokurori Blerim Isufaj thoshte se është krijuar një ekip i përzier me EULEX-in i cili do të hetojë vdekjen e Dino Asanajt. Deri më tash janë kontaktuar disa persona, në mesin e të cilëve shoferi i të ndjerit Asanaj, disa punëtorë të tij si dhe biznesmenët Remzi Ejupi dhe Abdurrahman Konjufca.

Burimi/epilogu.com/