Home

Lajme

Edith Harxhi – Krizat nuk zgjidhen me subvencione.

No Comments Lajme Opinion

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve që po arsyetohet nga Kryeministri si pasojë e krizës botërore të energjisë, nuk është gjë tjetër veçse keq menaxhim i burimeve tona dhe financave publike. Kjo qeveri nuk ka financuar në sektorin energjitik prej 8 vitesh, madje ka mbyllur një numër të konsiderueshëm të HEC-eve të vogla private. Tani u kujtua Rama për Skavicën? Po karburanti që është më i shtrenjti në të gjithë Ballkanin dhe qytetarët në zonat kufitare blejnë prej vitesh karburant në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi?
Kriza në Shqipëri pritej para zgjedhjeve, por u financua nga buxheti i shtetit për arsye elektorale. Korrupsioni galopant, shfytëzimi i parasë publike për luks, gjëndja shumë e rëndë e KESH dhe OSSHE si dhe mos detyrimet miliona euro të dy institucioneve ndaj buxhetit të shtetit, keqmenaxhimi i burimeve natyrore të vendit, si dhe klientelizmi në këto sektorë kanë sjellë këtë situatë të mjerë. Jemi përpara një situata shumë të rëndë ekonomike, sociale dhe politike, pasi këtë e bën të rëndë mungesa e një opozite të fortë. Lulzim Basha vazhdon të ofrojë zgjidhje (etatiste) të majta ku zgjidhja vjen përsëri nga shteti për të shpëtuar nga kriza ekonomike.
Qeveritë bien në kohëra të tilla, prandaj qytetarët shqiptarë duhet të mësohen të ngrihen dhe të protestojnë për të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale dhe opozita duhet të ketë një program të qartë të djathtë për zgjidhjen e krizës dhe jo të kthehet në komardare shpëtimi për Edi Ramën. Krizat nuk zgjidhen me subvencione.

Burimi/Facebook