Home

Lajme

Alumni Liceu Artistik – Enxhi Vogli – piano ( Norvegji)

No Comments Kulture

Harta e Alumnit Liceu Artistik po zgjerohet me artist shqiptarë në çdo shtet të botës, që formimin bazë e morën në shkollën artistike ” Jordan Misja”- (Liceu Artistik Tiranë).

Lindur ne nentor te vitit 1995 ne Tirane. Filloi te luaje ne piano ne moshen 6 vjecare, pasi u pikas per here te pare per te dhenat e saj muzikore nga Mirela Luarasi, e cila, asokohe ishte mesuese e instrumentit te pianos ne Liceun artistik ‘Jordan Misja’. Nen drejtimin e saj(2002-2008), Enxhi mori pjese per here te pare ne konkursin e ‘Epta’-s, ne vitin e pare te shkolles fillore ne Liceun artistik ‘Jordan Misja’; Kjo performance beri qe ajo si femije, te kuptoje se sa e dashur dhe interesante ishte skena per te. Duke pasuar me performanca ne koncerte te ndryshme te organizuara nga shkolla si psh: ‘Nete verore’, ‘Mbremje koncertale’, ‘Ditet Shopeniane’ si dhe pjesemarrje ne konkurse te organizuara ne Tirane e qytete jashte saj. Si: ‘Tirana talent’, ‘Epta’ Vlore, ‘Pjeter Gaci’ Shkoder, ‘Kenget e Tokes’ Sarande, ku u vleresua me me cmime te ndryshme. Nga viti 2008-2014 ajo mori mesimet e pianos nen drejtimin e mesueses Anita Vezuli. Pasioni i madh per instrumentin e shtyu drej pregatitjes per recitalin e saj te pare pas mbarimit te ciklit 9-vjecar (qershor te 2012-es). Ne kete koncert recital te mbajur ne sallen e Ministrise se Kultures, Enxhi luajti vepra nga Beethoven, Chopin, Brahms, dhe T.Harapi. Muzika e dhomes ishte gjithashtu nje pikesynim i saj dhe ketu mund te permendim konkursin ‘Epta Duo Piano’ ku ajo ishte fituese e cmimit te pare absolut per 2 vite rresht, ne 2013-en dhe 2014-en. Pas dimplomimit ne Liceun Artistik ne vitin 2014, Enxhi vijoi studimet ne piano prane Universitetit te Arteve ne klasen e Prof. Kristina Petrollari Laco. Gjate viteve te studimeve ajo ishte shume aktive ne jeten e saj artistike e profesionale. Gjate vitit te saj te pare si studente e Universitetit te Arteve, ajo mbajti nje koncert recital, ku interpretoi vepra pianistike te Mozart, Rachmaninoff, e Liszt. Po ne kete vit ajo mori pjese ne konkursin ‘Dinu Lipatti’ Rome, Itali ku fitoi cmimin e trete. Viti 2015 e gjeti Enxhin pjesmarrese ne konkursin ‘ArsKosova’ Prishtine, Kosove; ku fitoi cmimin e pare absolut dhe cmimin e kompozitorit shqiptar. Viti 2016 pasoi me nje tjeter koncert solisik te saj, me intepretim te veprave nga Chopin, Prokofiev, Debussy e A. Peci. Ne kete vit u ftua te performonte si nje nga talentet e reja ne festivale si: ‘Pianodrom’, Tirane e ‘Chopin festival’ Prishtine. Enxhi eshte fituese e burses ‘Yamaha Music Europe’ Gjermani, ne vitin 2017. Ne qershor te 2017-es ajo interpretoi koncertin per piano te Ravel ne Sol+, si soliste me orkestren simfonike te Radio Televiozionit Shqiptar. Pas mbarimit me rezultate te larta te ciklit Bachelor ajo ndoqi studimet Master(2017-2019), prane fakultetit te muzikes ne Universitetin e Agder, Kristiansand te Norvegjise ne klasen e Prof. Sveinung Bjelland. Paralelisht ajo ndoqi lenden e muzikes se dhomes ne klasen e Prof. Tellef Juva. Ne dhjetor te 2017-es ajo performoi ne koncertin e nderrimit te vitete tek teatri i qytetit, Kilden Konserthus. Pergjate 2018-es ajo mori pjese ne konkursin instrumental ‘Ung Klassisk’ Arendal, ku fitoi cmimin e pare me interpretim te Debussy-se dhe cmimin e solistit. Po ne kete vit ajo performoi ne teatrin e Skien, Ibsen por kete here ne performance duo e trio me violine dhe klarinete. Gjate kesaj periudhe ajo pergatitej per debutin e saj si soliste me orksetren simfonike te Kristiansand-it, KSO, ku interpretoi koncertin per piano te Mendelssohn nr.1, ne Kilden Konserthus, ne marsin e 2019-es. Veren e ketij viti ajo diplomohet me sukses ne Universitetin e Agder. Ne vjeshte te 2019-es ajo se bashku me partnerin e saj, moren pjese ne konkursin e muzikes se dhomes ‘Midgardkonkurranse’ Oslo, e grupi i tyre i quajtur Aase-Vogli Duo fitoi cmimin ‘Performanca me inspiruese’. Aase-Vogli Duo fituan gjithashtu cmimin e dyte ne ‘BTU international music competition’ Gjermani(ne janar te 2020-es) me performance te Poulenc, Schubert, Rachmaninoff e Tchaikovsky. Pas disa muajsh ata u ftuan te performojne ne Bergen, ne festivalin e Beethoven me rastin e 250 vjetorit te tij. Vjeshten e 2020-es Enxhi interpretoi koncertin per piano dhe orkester nr.1 te Beethoven, si soliste me orkestren simfonike te Agder, ne qytetin ku ajo jeton. Paralelisht me aktivitet e saj koncertale ajo ushtron gjithashtu profesionin e mesimedhenies se pianos te grupmoshave te ndryshme. Me pune e pasion te madh ajo eshte shume e lumtur te udheheqe pianistet e rinj drejt zbulimit e kreativitetit te tyre artistik, ne zhanera te ndyshem muzikor. Me rastin e mbarimit te vitit shkollor(vere 2021) ajo oganizoi nje koncert te klases se saj te pianos ne teatrin e Vennesla, ku te gjithe nxenesit moren pjese e repertoari ishte i larmishem. Ne korrik te ketij viti ajo ishte e ftuar ne shkollen 9-te vjecare te Lezhes ‘Beselidhja’, ku mbajti masterklas ne piano e ndau njohurite e saj me nxenesit e pianos. Aktualisht Enxhi po pergatitet per fillimin e nje viti te ri shkollor te nxenesve te saj dhe nje projekt muzikor ku ajo do te performoje vepra te Grieg, ne shtator te 2021. … Ajo ishte nje fituese e qarte, sic ne te gjithe e pame dhe degjuam… – D. Skatteboe per Agderposten.

Burimi/Alumni Liceu Artistik