Home

Lajme

GANI RRUGEJA -ANTIKOMUNIST

No Comments Argëtim Histori

Kush eshte Gani Rrugeja
Gani Rrugeja lindi me 08 . 07.1940 -te, ne nje familje te thjeshte kavajese.Qyteti ku lindi dhe u rrit eshte Kavaja .Babai i tij Rexhepi ka qene luftetare ne luften e Shkodres dhe eshte mare me tregti.Nena ,Fadilja ka punuar ne zanatin e rrobaqepses.Ganiu u martua me Hyrmete Degermenin dhe rriten sebashku tre femije te mrekullueshem ku i ushqyen me urrejtjen ndaj diktatures komuniste.Ganiu ka punuar qe i vogel ne zanatin e marangozit ,qe ne moshen 13 vjec.Familjaret i paguajten ustadharave para per ti dhene Ganiut zanatin e marangozit.Me kalimin e viteve ai ka punuar profesionalisht ne zanatin e marangozit ne ndermarrjen e NRSH ,dhe ne ndernarrjen e NPA .Shkollen shtate vjecare e kreu ne Kavaje.Ganiun e kane lutur disa here te futej ne partine e punes ,madje i kane bere dhe presion por ai asnjehere nuk u fut ne partine e punes,derim ne diten kur mbylli syte.Ai shoqerohej me shoke antikomuniste ,merej me pune private si shume kavajes te tjere ,e hera heres punonte dhe pa para te shoket ,miqte e te persona qe nuk kishin te ardhura te mira ekonomike.Ne shtepi ,femijeve te tij u fliste shpesh se komunizmi eshte nje fare e keqe ,eshte si puna e derrit qe han kelyshet e saj.Prandaj asnjehere mos ta doni ate ,dhe kur tiu vij momenti ta sulmoni e ta shkulni nga rrenjet ,por gjithmone duhet te jeni te kujdesshem ,sepse po ju futen ne dore do hiqni te zit e ullirit .Keto fjale Ganiu i shprehte shpesh ne familje por dhe ne shoqeri.Ganiu arrestimin e dy djemve te tij te Rexhepit dhe te Ilirit te cilet u arrestuan ne demonstraten e pare te 25 marsit 1990 -te, e perjetoi shum keq duke qene jo vetem i plagosur ne zemer por atij iu be presion i madh nga shefat e policise ,operativet ,sigurimsat etj.Djemte e tij Rexhepi dhe Iliri ,ishin te paret qe u ngriten hapur kunder diktatures komuniste me fjalet:Liri -Demokraci , Envet Hitler ,Poshte komunizmi etj ,ne demonstraten e pare te zhvilluar me 25 mars 1990-te , ne stadiumin Besa te Kavajes me ndeshjen Besa – Partizani. Nga data 25 mars derim me daten 5 prille 1990 -te , Ganiu priti mbare popullin e Kavajes.Sidomos me 29 mars ku mbare populli i Kavajes u mblodh si nje trup i vetem duke perkrahur familjen e Gani Rrugejes pasi dy djemte e tij ishin torturuar ne menyren me barbare ku per Ilirin flitej se kishte vdekur nen torturat cnjerezore dhe Rexhepi mbahej nen kurimin e mjekut ne nje nga dhomat e deges se Durresit nga torturat cnjerezore qe kishte mare nga xhelatet e kuq.Nga torturat cnjerezore Rexhepit i kish rene disa here te fiket. Kryetari i Partise se qytetit te Kavajes shoku Agron Tafa ,shefi i deges se Durresit Ilir Canaj etj i kane thene ne sy te Rexhepit :-
Gani ,nuk i ke edukuar mire femijet .Djemte e tu jane kriminele sepse kane ngritur zerin hapur kunder qeverise ,prandaj mbi ta dhe mbi ju do meren masa te rrepta.Ne vitet 1990 -1991, Ganiu bashke me bashkeshorten e e saj Hyrmeten dhe vajzen Elviren jetoi castet me te veshtira te jetes se tij.Ne vitin 1991, me 6 mars ai emigroi per here te pare ne shtetin Italjan ku pas 6 muajve u kthye ne Shqiperi per ceshtje familjare.Ai emigroi dhe dy here te tjera ne shtetin Italjan ne Gusht te vitit 1991, dhe ne vitin 2000 .
Nga nje materjal mjaft i gjere arkivore jane seleksionuar disa fragmente ku gazeta “Lajmi “e dates 29 mars te vitit 2010 -te ,i ka servirur lexuesit ,ku lexohet qarte se si i karakterizonte sigurimi i shtetit disidentet e Kavajes.Emrat e djemve te Kavajes jane vene sic jane dokumentat origjinale te sigurimit .Ndersa emrat e kalecave dhe spiuneve (bashkepunetoreve)ne pergjithesi nuk jane vene ,sepse nuk eshte miratuar ende ligji per dosjet e Sigurimit te shtetit.
Ja materjali arkivore per te ndjerin Gani Rrugeja
GANI RRUGEJA
Gani Rrugeja nuk mban qendrim te mire politik .Perkrah veprimet e djemve te tij kriminele .Ne rrethe te ngushta shprehet :”Kane dyzet vjet qe po na pijne gjakun keto kaculat e dreqit”.Materjali i shkruajtur nga Gj.Thanasi.
Me 2 mars te vitit 2002 -te,Ganiu u nda nga jeta nga nje semundje e pasherueshme.Ishte nje humbje e thelle per familjen ,miqte dhe shoket .Ne varrimin e tij moren pjese mijera qytetare te Kavajes.Ata i dhane lamtumiren demokratit dhe antikomunistit Gani Rrugeja i cili me nje zemer te madhe rriti dhe edukoi femijet e tij me nje urrejtje te madhe kunder komunizmit .Ganiu asnjehere nuk deshironte tu dukte kur bente vepra te mira bamirese .Ne vitet ne vazhdim ai nuk kish deshire qe te merte pjese ne asnje parti politike .Gjithnje ka qene i dashur me shoket e me miqte e tij.Gani Rrugeja njihet ne Kavaje si nje njeri i ndershem dhe antikomunist.
Rexhep Rrugeja.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Burimi/Facebook