Home

Lajme

Gjergji Hoxha – NENOKJA DHE BIJTE E SAJ KURBETLLINJ

No Comments Argëtim Letersi

Hej nenoke ,mos ki frike
Se ke djemte ne amerike

Per buke e per ca dollare
Rruget e botes mare
U bene vite pa i pare
Syri per ta me ka qare
As atdhe e as vatan
Ikem bijte e me lane
Si zogjte e korbit u ndane
Amerike ,arabistan
Greqi edhe kanada
Rruget me lot i lane
Rrugen nga shkuan se pane
Asgje nga mua s’kerkuan
As me cveshen as me rrahne
As me shiten as dhunuar
Por tere jeten malluar
Djerse e gjak kullon si vese
Qe nena kurre mos vdes
Kembe e duar kullojne gjak
Qe nena te gezoj pak
Tridhjet vjet ne mergim
Pa atdhe mbetur jetim
C’fituan ketu i prune
Qe te lumturohem une
E qe te kthehen nje dite
Te jetojne plot gaz e drite
I bekofshin perendite
Zoti ruajt kurbetllinjte

Ckam nje ankth e ckam nje frike
Se sdo vije kurre ajo dite
E sbesoj ne mrekulli
Te vijne bijte perseri
Me gjeti e zeza me gjeti
Tragjedi si te Hamleti
Djemte qe mbajta me te mira
U ben djaj u bene vampira
Na pollen dhe ca partira
Me zakone te peshtira
Vec per keq asgje per mire
Vrases dhe te pameshire
Me kane lidhur me zinxhire
Me kane rrjepur me kane nxire
Me kane ngren kock e lekure
Edhe nuk u ngopen kurre
Cpata ckisha mi rrembyen
Edhe zemren ma ckule
Pyje korie rrafshuar
Sikur atomi kaluar
Dhe lumejt si lan rehat
Cdo vit dhe nderrojne shtrat
Detet sec i moren mbane
E i ndane me litar
Kam plot nafte po sdi ku shkon
Nena smer asnje bidon
E mos pyesni per miniera
Dhe per pasuri te tjera
Dikur paskam qene nje zonje
Tani jam nje kosh me plehra
Ne pyeci kush eshte mi miri
Nje Like Like floriri
Diten flet per kushtetute
Naten kthehet ne hajdut
Floririn qe kisha per hall
Ma vodhen nje dite me gomar
Me kane lene ne dite te pikes
E i lutem amerikes
Me veting edhe me spak
Tmi zere si miu ne cark
Me miljona e gradacela
Su ben derman dot as Ngjela
Me kane ndare thela thela
E po me hane si hiena

Kam nje shprese
Qe gjalle me mbane
Se nuk shuhet ky vatan
Edhe lutem dite per dite
Qe te kthehen perendite
N’erresire te hedhin drite
Tme bekojne kurbetllinjte
Edhe te hapen kufijt
Gjithe shqiptaret anembane
Te jetojne si evropjane
Edhe trojet ti bashkojne
Gjithe shqiponjat ku jetojne
Ne kosove e cameri
Ne te bukren emathi
Ah lutem ,falem perendi
Te bashkohemi ne nji
Si dikur ne iliri
Ku skishte tjeter njeri
Vetem ne dhe perendia
Edhe thuheshim iliria
Vetem zeus dhe shqiponja
Edhe une qe isha zonja
Krenare mbi keto male
Rrace e eger kemi qene
Pastaj erdhen bastardet
E copa copa na bene
Dhe sherri e pabesia
Si ves ata na i kan lene
Dhe hajdut e grykesia
Nuk i kishte rraca jone
Vec fisnik edhe krenare
Kishte lindur kjo shqiponje
E shpresoi tek ajo dite
Qe te behem si qemoti
Une shqiponje mbi kto troje
Te hap krahet e te mbroje
Gjithe token qe me dha zoti
Gjithe shqiponjat ku jetojne.

Gjergji Hoxha – Kthehuni ku keni vlere

No Comments Argëtim Letersi

Do te shkruaj plot me mall
Se jam zog shtegetar
Do te shkruaj por sgjej fjale
Mu ne zemer plage kam mar

Shtepi rrenuar perdhe
Sikur atomi kaluar
Vaj me det e qaj me lot
Gjithe fshatrat te shkretuar

Po te zotet valle ku jane
Iken edhe me su pan
C’bet keshtu more fatzinj
Lat vatan edhe shtepine

Iken se deshen qytet
Dhe te tjeret ne kurbet
Rropaten per nje thes miell
Sepse token e lan dierr

Ferrat kane mbir ne oxhak
Aty ku mblidheshit per nate
Tek ajo vater me zjarr
Si duron more i marre

Aty ku plaku i shtepise
Ngrinte goten e rakis
E i gezohej femijs
Dhe nderonte fare e fis

Gezohej plaku i shkret
E i dukej vetja mbret
Thosh o zot ma bej hallall
Se kam bere trima me palle

Kur erdhi demokracia
Plaku shkoi ne pune te tija
Ish i ngopur nga kjo jete
Se mbrapa kishte lene djemt

Por sa u mbulua plaku
Djemt i griu per barku
Sherr i madh per te ndar pjesen
Per pes leke ne treg ta shesin

Pastaj u hipi manija
Pse me mire eshte ai tjetri
Kembet muar per nga greqia
Si nga mali dhe nga deti

Per te fituar paran
Mohuan nene e baban
Nderruan emer dhe fen
Nga shqiptar u bene helen

Si punuan disa vjet
Katandisur bere skelet
Kush kishte bere pak kulet
Mendoi se u be mbret

Tundu tundu neper fshat
Me kostum e me gravat
Po me shume tundeshin grate
Te tjeret te kene inat

Su pelqeu dhe kjo jete
S’duam fshat duam qytet
Sjemi bujq jemi sojllinj
Ne qytet do ngrem shtepine

E lane vatanin te shkret
Edhe vatren e te parve
Babait qe mburrej me djemte
I ka humbur varri fare

Shiten mall e shiten gjene
Me gomar shiten dhe lope
Ulerin per mort nje qen
Sikur qante per te zot

Qyteti bukur pa balte
Mjalt na paska qene per grate
Kafe dhe telenovela
Rrofshin burrat teveqela

Por parate shpejt mbarojn
E kerrcet sherri per nate
Pune ska qe te fitojn
Paskemi qene mire ne fshat

Qe te punojm argat
Hajt po shesim edhe krahet
Por keta pronare manjak
Nuk na japin as parat

Na zuri mallkimi thon
Edhe amaneti plakut
Kthehemi sa seshte von
Te vellezerit e nje gjaku

Dite e nate te stresuar
Ceshte keshtu ,o dreq o pune
Dhe vatani i harruar
Si ze u behet ne gjume

Po kthehuni o te uruar
Kthehuni ku keni ler
Sa kohe malli ste eshte shuar
Aty ku ke vler e nder

Kthehuni te mos humbisni
Te dihesh kujt je or burr
Aty ku ke rrenj lisi
Emri nuk te shuhet kurr

Burimi/Facebook