Home

Lajme

Albin Kurti në mes të Turqisë dhe Izraelit

No Comments Aktualitet Lajme

Biden ka thënë se nuk do ta tërheqë ambasadën tashmë të vendosur në Jeruzalem.

Ndonëse e kundërshtoi me gjithë çfarë pati në dorë, marrëveshja mes Vuçiçit dhe Avdulla Hotit, do të jetë një patate e nxehtë për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Sidomos pika ku Kosova njihet nga Izraeli me kushtin që selinë e saj diplomatike ta zhvendosë në Jeruzalem, të cilin e njohin si kryeqytet të shtetit hebre, vetëm SHBA dhe Guatemala.

Kjo lëvizje, e cila u kërkua nga ish presidenti Trump për qëllimet e tij të pastra elektorale në tentativë për të joshur lobet çifute të amerikës, është pritur shumë keq nga vendet arabe, që rrefuzojnë ta njohin tokën e tyre të shenjtë, si kryeqendrën e një shteti jo musliman si dhe nga BE e cila konsideron se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet, minon zgjIdhjen izraelito palestineze me dy shtete.

I gjendur sanduiç mes këtyre dy dilemave, Albin Kurti duhet të zgjedhë. Dhe kjo dilemë është shfaqur ende pa marrë detyrën përmes dy letrave të urimit që ai ka marrë.

Në këto mesazhe për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë qëndrime diametralisht të kundërta nga kryeministri izraelit dhe presidenti turk lidhur me çështjen e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Në fillim të shkurtit Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, bazuar në marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Washington. Sipas kësaj marrëveshje, Kosova do të hapë ambasadën e vet në Izrael në qytetin e Jerusalemit.

E në letrën e urimit për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka ftuar Kurtin në Jerusalem në inaugurimin e ambasadës së Kosovës.

E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar ndër të tjera Netanyahu, në letrën që ia kishte dërguar Kurtit më 17 shkurt.

Në anën tjetër, në një letër urimi nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i është kërkuar që të shmangë marrëveshjen për hapjen e ambasadës në qytetin të cilin për kryeqytet e kërkojnë Izraeli dhe palestinezët.

“Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Për më tepër, jam gëzuar gjithashtu kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij.

Deri më tani BE është kundër këtij bapi, ndërsa administrata Biden ndonëse e konsideron një gabim nismën e Trump ka thënë se nuk do ta tërheqë ambasadën tashmë të vendosur në Jeruzalem.

Burimi/Lapsi.al