Home

Lajme

A shkaktojnë kancer buka e djegur dhe patatet e skuqura?

No Comments Argëtim Kuriozitet

Vazhdimisht është thënë se buka e djegur dhe patatet e skuqura shkaktojnë kancer dhe duhet të shmangen. Në serinë e katërt të emisionit të gatimit në BBC, u testuan disa prej këtyre ushqimeve.

U zbulua se disa përmbajnë nivele të larta akrilamide. Por për të pasur efekt negativ në trupin e njeriut, duhet që të konsumoni 160 feta të djegura në ditë. Një sfidë e pamundur. Akrilamida është përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si “ndoshta kancerogjene”.

Megjithëse nuk është gjetur provë përfundimtare nëse është kancerogjene, duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Nga analizat u zbulua se niveli i akrilamidës rritet në mënyrë dramatike sa më shumë që ushqimi gatuhet apo qëndron në zjarr, veçanërisht në ushqimet që përmbajnë niseshte, sikurse janë buka dhe patatet.

Shkencëtari Jonathan Griffin tha se niveli i akrilamidës nuk është shumë i lartë dhe nuk përbën rrezik në një bukë të thekur mesatarisht. Edhe për patatet e skuqura mesatarisht nuk ka problem, por niveli i akrilamidës rritet shumë shpejt sa më shumë që të skuqen.