Home

Lajme

Kozeta Zylo – Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit në ditën e parë për vitin akademik 2021-2022 në Queens

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Keze Kozeta Zylo

Ndonëse shtatori ka qenë traditë për ditën e parë të shkollave shqiptare në viten e ri mësimor, pandemia botërore vuri shumë kushte dhe pengesa në këtë drejtim. Sidoqoftë Shkolla Shqipe “Alba Life” e sfidoi me kulturë dhe profesionalizëm pandeminë duke qenë e para në Diasporë për të filluar programin në platformën mësimore në Online. Shkolla Shqipe “Alba Life” pasi filloi vitin akademik 2021-2022 në lagjet e Nju Jorkut si në Staten Island, Bronx, Brooklyn, Online, e rihapi dhe në Queens në mjediset e shkollës publike amerikane PS:88 në Ridgewood.
Bordi i shkollës në bashkëpunim me mësueset Enriketa Bilali, Vjosa Elezaj Morina si dhe asistenten Eriola Shahaj, punuan fort për të filluar mësimin shqip për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në Diasporë. Më duhet të vecoj dhe të falënderoj mësuese Enriketën që së bashku me z.Zylo punuan me dokumentacionin për të marrë me qira mjediset në shkollën publike amerikane, ndonëse me një qira të shtrenjtë. Dita e shtunë ishte një dite e dielltë që të lëbyrte sytë, të ngrohte shpirtin dhe zemrën saqë dukej sikur Perëndia e kishte sjellë këtë te ditë të magjishme në ditën e parë të mësimit shqip. Edhe mundet, i besoj shpeshherë mistikes. Oborri i shkollës cicërrinte nga zërat gazmorë të fëmijëve dhe ata mezi prisnin të ngjiteshin në klasat e tyre. Mësueset i kishin marrë të vendosur në rresht dhe ashtu të bukur dhe të lumtur u shfaqën para klasës. Në dërrasë ishte shkruajtur urimi: “Mire së erdhët nxënes te dashur për të mësuar Shqip!”
Drejtori dhe themeluesi i Shkollës Shqipe z.Qemal Zylo i përshëndeti prindërit, nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të mësimit për vitin akademik 2021-2022 dhe iu ka uruar vit të mbarë. Ai iu tha prindërve për sigurimin e kushteve organizative për mësimdhënie dhe fazave të mësimit si dhe përzgjedhja e formave mësimore didaktike, te punës, lojës, ushtrimit ose përsëritjes. Z.Zylo falënderoi me plot mirënjohje dhe respekt mësueset e reja si Enriketën, Vjosën dhe Eriolën qe i janë afruar programit serioz të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila ka si qëllim mësimin shqip, si një mision kombëtar.
Z.Zylo iu shperndau librat e abetares dhe fletoret e punës për këtë vit, libra që i kemi sjellë vetë me valixhe nga Atdheu ose me postë, pasi librat nga Shtëpia botuese e Diasporës me drejtore znj.Mimoza Hysa nuk kanë ardhur akoma në Amerikë, edhe pse kërkesa e z.Zylo ka qenë konstante e vazhdueshme dhe në kohën e duhur. Kritikën ia ka përcjellë direkt gjatë intervistës zonjës Hysa në RTSH e cila ishte jashtë loje duke thënë me eufori se kemi shpërndarë libra në gjithë diasporën, ndërkohë asnjë libër s’kemi marrë për këtë vit në Amerikë. Burokracia dhe vonesa e librave na pengon në mbarëvajtjen e mësimit dhe e bën më të lodhshme punën e mësueseve patriote, si dhe largon prindër të ndryshëm.
Të tria mësueset me plot emocion përshëndetën nxënësit e tyre të dashur dhe premtuan se do të punojnë me plot përkushtim dhe dashuri për t’ju mësuar atyre gjuhën mjaltë të shqipes. Mësuese Enriketa kishte përgatitur skeda në shqip për nxënësit dhe ajo më kryesorja ishte me Flamurin dhe shqiponjën për t’ju mësuar atyre simbolet kombëtare.
Prindërit thanë fjalë miradie për Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe ishin shumë të kënaqur që do t’i sillnin fëmijet e tyre pranë kësaj shkolle. Ajo që më bën gjithmonë përshtypje është se të gjithë prindërit kur flasin kanë një emërues të përbashkët: t’ju mësojmë shqip dhe i shpëtojmë femijët nga qëndrimi i gjatë ulur mbi Ipade…
Gjate intervistës me disa nxënës që dinin të flisnin relativisht shqip më thanë se e kishin ëndërr të mësonin të flisnin shqip pasi shumë gjyshër të tyre nuk dinin anglisht dhe ndiheshin shumë keq që nuk kuptonin përkëdhelitë e tyre. I dëgjoja dhe i pyesja me shumë vëmendje, fjalët e tyre kanë një jetë që më magjepsin.
Alba Life me një përvojë të suksesshme në mësimdhënie ka arritur t’i përdorë me efikasitet strukturimin e mësimit si fillimin e një ore mësimore, zhvillimin, mbështetjen, përdorimin e mjeteve dhe burimeve në media mësimore.
Jam e sigurtë se këto mësuese shumica të licensuara nga shteti amë do të punojnë me profesionalizëm ashtu si deri tani me teknikat mësimore, metodat didaktike që do t’i pasqyrojnë me metodat të mësimdhënies që çojnë domosdoshmërisht në zhvillimin mendor për t’i bërë ata më konfident për të folur gjuhën e nënës, Gjuhën tonë Shqipe.
Dita e parë e shkollës për vitin akademik 2021 2022 do të ngelet e paharruar në kujtesën e nxënësve vecanërisht për të tria mësueset e reja si dhe nxënësit e rinj që u ulën për herë të pare në bangat e shkollës shqipe.
Pas mësimit u ulëm me me mesuese Vjollcën e cila ushtron mësimin në Online dhe me të tria koleget e punës për të pirë një kafe dhe për të biseduar rreth programit, punëve të ndryshme që do të kemi për vitin akademik 2021-2022.
Dita e parë ishte e bukur, dhe siç thonë të moçmit fillimi i mbare është gjysma e punës.
16 tetor, 2021
Queens, New York

Mund të jetë një imazh i 15 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i fëmijë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Keze Kozeta Zylo – Ne dhe Greva e Vdekjes

No Comments Argëtim Histori

Kur veteflijoheshin dhe digjeshin ne flake Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca dy te burgosur politike F/B me kujton fotot, protestat tona para OKB-se dhe Konsullates Shqiptare ne New York
14 TETOR, 2012
Shqiptarë: S’duhet të vemë gjumë në sy për “Grevën e Vdekjes”
Është tepër ngjethëse, tronditëse të shikosh se si njerëzit digjen në flakë dhe së fundi grevistët shpallin grevën e vdekjes, ndërsa qeveritarët me shqiptarët heshtin, tek tuk dëgjon ndonjë krismë, por thjesht pa zë!…
O Perëndi, frika u ka dhënë çeren e veremit!…
Eshtë e tmerrshme kur sheh krime, por më e tmerrshme është të heshtësh, ta fshehësh dhe të mos e denoncosh atë! Nuk ju besoj politikanëve të të gjitha ngjyrave që dhjamosen me rrugët më të pështira duke shpallur qindra parti për të fituar elektorat.
Ju bëj thirrje Kryeministrit shqiptar z.Sali Berisha, Kryetares së Parlamentit, znj.Jozefina Topalli dhe gjithë deputetëve të Parlamentit Shqiptar të gjejnë gjuhën e dialogut dhe të zgjidhin urgjentisht kërkesat e ish të përndjekurve politikë, të cilët vuajtën dhe hoqën të zitë e ullirit në diktaturë, dhe po ashtu pretendojnë se po vuajnë dhe në postdiktaturë.
Si një bijë dhe nënë shqiptare që u largova e detyruar, më 27 shkurt të vitit të mbrapshtë të 97-ës, kur po digjej vendi, kur po vriteshin shqiptari me shqiptarin, nuk kishja fuqi të ndaloja gjakun që derdhej edhe pse nuk heshta…
Nuk kishja fuqi, kur sapo erdha për herë të parë në Amerikë në 97 ën të ndaloja mediat greke me lobin grek që villnin e villnin për Shqipërinë, për shqiptarët se si vriteshin me njeri-tjetrin në 97-ën duke pretenduar se nuk dinin se c’është demokracia!…
Fuqinë që kam, një pjesë e kam dhënë nëpër demonstrata për KOSOVËN MARTIRE, atë ende e ruaj vetëm kur Atdheu të rrezikohet dhe coptohet nga pushtimet e huaja, atëhere bëhem ushtare deri në vdekje për Të.
Ju bëj thirrje të mos ketë më tragjedi me këta njerez që e donin aq shumë demokracinë, por me zgjidhjen më të shpejtë mund të shpetohet ndalja e tragjedisë.
Kurrë kokëfortësia dhe uni nuk kanë çuar në Paqe, por përkundarzi ato kanë provokuar kasaphanën…
Dëgjojini të urtët, dëgjojini njerëzit që ju duan të mirën, dëgjojini miqtë tanë të përbashkët, dëgjojini miqtë amerikanë, dëgjojeni zërin e Diasporës dhe të aktivistëve të saj, por pa harruar dhe kundërshtarët tuaj, ata nuk janë armiq siç e konsideroni ju politikanë njeri-tjetrin, mbi të gjitha ne jemi shqiptarë të një gjaku ndaj dhe duhet të merremi vesh më shumë me njeri tjetrin. Unë dhe shumë të tjerë që s’kanë pretendime për kolltuqe kështu ju konsiderojmë. Ndërsa ju e quani njeri-tjetrin kriminelë, armiq, tradhtarë, dallkaukë, batakçinj, fjalor që në anën ligjore duhet të ishit të gjithë brenda…, ngase dalin nga goja vetë e ligjvënësve duke akuzuar njeri-tjetrin per krime…
Por ky përbën një kapitull më vehte për të cilën nuk kemi heshtur, sonte që po shkruaj nga tmerri i vdekjes që lexova nga grevistët dhe më ka shprishur gjumin, ju bëj thirrje me gjithë forcën e shpirtit tim: Zoti kryeminister, qeveritarë dhe ligjvënës!
Zgjidhini sa më parë të jetë e mundur kërkesat e ish të burgosurve, tragjedia e tyre do të jetë e gjithë popullit shqiptar që i do dhe i respekton si pjesë e krenarisë së Kombit tonë!
Betimi i tyre për vetëflijim ka dhënë prova të pakundërshtueshme, atë ne e pamë mjerisht në flakët e djegjes së trupit të tyre, ku gjej rastin t’ju uroj shërim sa më të shpejtë zotërinjve të nderuar Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko duke ardhur shëndoshë pranë familjeve të tyre të shtrenjta.
Shpresoj se do ta dëgjoni me qetësi zërin e një emigranteje, një mikeje që ju do të mirën të gjithëve pa ngjyrat partiake, por thjesht si bashkatdhetarë që flasim gjuhen tonë hyjnore, SHQIP!
Keze Kozeta Zylo
12 tetor, 2012
Staten Island, New York
Ps: Fotot jane marre ne daten 13 tetor, 2012 ku Forumi per Demokraci organizoi manifestimin solidariteti ne mbeshtetje te Greves se Urise te Ish te perndjekurve politike nen diktature para OKB-se. Ish te pendjekurit politike kishin 22 dite te ngujuar per te kerkuar te drejtat e tyre te mohuara, ku dy prej tyre zoterinjte Ndreca dhe Bejko i vune flaken vehtes ne shenje proteste.
Manifestimi u moderua nga z.Grid Rroji nje nga bashkethemeluesit e Forumit per Demokraci. Z.Rroji e hapi manifestimin e solidaritetit me letren e Prof.Sami Repishtit, ish i burgosur politik, aktivist i shquar ne Bote per te drejtat e njeriut.
Ne kete manifestim pershendeten Keshilltari i Bashkise se Nju Jorkut z.Steven Kaufman, z.Pellumb Lamaj, Dr.Ilir Hysa, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj, Kozeta Zylo…
TV Alba Life mori disa intervista si me: Prof.Shenasi Rama, Dr.Ilir Hysa, z.Pellumb Lamaj, z.Grid Rroji, z.Muhamet Omari, znj.Mimoza Ferraj etj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Kozeta Zylo, Place de la Bastille dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook