Home

Lajme

Kristaq F. Shabani – THIRRRORE E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

No Comments Argëtim Letersi

Poetët, poetet, shkrimtarët, shkrimtaret, artistët, artistet, anëtarë të Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, të cilët janë nga 130 vende të Botës, dënojnë ashpër AGRESIONIN e padrejtë të RUSISË ndaj UKRAINËS, një padrejtësi, e cila cënon integritetin tokësor, barbarëzon me krime të paskrumbullta popullsinë e një vendi heroik, i cili po përballon me dinjitet dhe heroizëm, i vetëm, këtë agresion krejtësisht të padrejtë, i udhëhequr e nxitur nga ekspasioni dhe turbulenca mendore e një diktatori, i cili ka ndërmarrë një akt të pashëmbullt hitlerian, në fillim të këtij mijëvjeçari. Një barbari e pashpirt, një kasapanë e menduar, një kryegjenocid, një eliminim i popullsisë me përdorimin e armatimit, teknikës tokësore, ajrore e duke kërcënuar Botën për përdorim të armëve bërthamore… një çmenduri, e cila do të mbetet e kurrë nuk do të tretet nga kujtesa. Populli rus, përfaqësuesit e denjë të tij gjenialë në çdo fushë, një popull me tradita , me kulturë, me një pasuri të madhe shpirtërore me kontribut të madh në pasurinë e krijuar në botë, duhet t’i thotë “NDAL, këtij agresioni e këtij vandalizmi të shfrenuar. LIDHJA JONË EDHE SI PJESËMARRËSE, BASHKËVEPRUESE DHE NJË NDËR INICIUESET E PARA TË LËVIZJES NË MANIFESTIMIN GJITHËBO0TËROR ” POETËT E BOTËS PËR NDRYSHIM”, U KËRKON POETËVE, SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE, ELITËS RUSE TË NDËRHYJNË TA NDALOJNË KËTË AGRESION, TË TREGOJNË FORCËN E TYRE QË ÇEMENDURISË 11 DITËSHE T’I JEPET FUND…U bëjmë thirrje SHBA, ANGLISË,GJERMANISË, FRANCËS, GJITHË BE, NATOS të përdorin autoritetin, kundërveprimin e tyre për të mos lejuar kryeaventura të tilla të diktatorit rus, t’i tregojnë vendin, sa nuk është vonë, ku, kjo luftë do të marri përpjestime të gjera shkatërruese për gjithë Botën…Kështu do të tregohet edhe aftësia reale e shteteve dhe organizmave .U bëjmë thirrje gjithë popujve të Botës të demostrojnë rreptë ndaj kësaj KRYEAVENTURE, se, paçka se luftimet , apo agresioni është në UKRAINË, duhet ta konsiderojnë se lufta është duke u afruar afër vendeve të tyre. MBROJTJA DHE NDIHMA NDAJ UKRAINËS, NË KËTË KOHË, ËSHTË MBROJTJE NDAJ ÇDO VENDI nga ky kryeagresor… Përkrahim popullin e Ukrahinës, presidentit Zelensky, për qëndrimin heroik e sublim. Tashmë, ka përfunduar faza e këshillimit dhe duhet të fillojë faza e kërcënimit konkret për të ndalur agresionin dhe për të mos lejuar barbarizmin putinian.PRESIDENCA E LNPSHA “PEGASI”AKADEMIA ALTERNATIVE NDËRKOMBËTARE PEGASIANE TIRANË, 06.03.2022

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Burimi/Facebook