Home

Lajme

Labi e ‘kallë’ atmosferën në Durrës, argëton mjekët dhe infermierët nga Kosova

No Comments Aktualitet Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, meqë ka heq dorë nga pasaporta e tij diplomatike, si shenjë proteste për mos liberalizimin e vizave për Kosovë, ai ka planin ‘B’ që të fitoj lekë edhe pa udhëtuar në Evropë.

Kështu sot, Labi duket se ka qenë i zënë me përgaditjet për udhëtimin e tij për Shqipëri meqë nuk ishte në seancën e sotme të Kuvendit. Ai, ka marrë valixhen dhe shpejt e pa telashe e pa vizë, ik në Durrës, jo për pushime, por për të kënduar dhe argëtuar puntorët shëndetsorë nga Kosova.

Kosova Post mëson se Sindikata e Shëndetësisë ka organizuar ekskursion për puntorët shëndetësor, ndërsa është kujtuar që pas ditës së lodhshme nga shetitjet, mbrëmja të jetë për mantelbardhët relaksuese e hareshme nën tingujt e mzikës dhe zërit të këndshëm të këngëtarit të preferuar Labinot Tahiri.

Kosova Post ka siguruar një video nga Durrësi nga atmosfera e mbrëmjes ku mjekët dhe infermierët po i argëton Labi.
Ndërsa ne vetëm urojmë që stafi shëndetësor të argëtohen e ti kthehen punës me energji të reja për ti ndihmuar pacientët, kurse Labit, mbetet ti urojmë që kjo natë t’ia sjell trefishin e rrogës si deputet. /KosovaPost.