Home

Lajme

Pjanistja Laura Lila

No Comments Aktualitet Lajme

Nga ALUMNI – Liceu Artistik

Kam lindur në Tiranë më 17.07.1997. Nga fëmijëria, jeta ime biologjike është bërë njësh me atë artistike dhe konkretisht me instrumentin e pianos.
Kam filluar studimet për piano që në moshën 6 vjeçare në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë, nën drejtimin e mësueses Adelina Mula për 4 vite dhe mësueses Etleva Kolnika për 8 vite.
Në periudhën 2015-2020, kam studiuar në Universitetin e Arteve Tiranë, nën drejtimin e Prof. asc. Merita Rexha Tërshana.
Ndër vite kam fituar çmime të para dhe speciale në konkurset: Epta, Tirana Talent, Konkursi i 2-të kombëtar “Frederik Shopen” për pianistët e rinj, etj
Kam realizuar koncerte brenda dhe jashtë vendit, ndër të cilët:
• Pianodrom në edicionin e 5-të e të 6-të, me recital Pianoduo, dhe në edicionin e 7-të me dy koncerte, me studentët më të mirë të Uart dhe me recitalin e saj.
• Koncert në vitet 2019 dhe 2020 në Tetovë në festivalin “Meridans”.
• Koncerte në sheshin kryesor të qytetit të Tiranës në 2017 dhe 2019.
• Koncerte në Spanjë, të realizuara në vitet 2018 dhe 2020.
• Koncerte në Trieste të Italisë, në kuadër të Pianodrom në 2019, duke sjellë risinë e luajtjes me dy piano, virtuale dhe reale, që të dyja nga unë.
• Koncert dedikuar kompozitorit Limoz Dizdari në 2020.
• Koncert vokal në kushtet e vështira të vitit pandemik 2021 në Berat.
• Shumë mbrëmje muzikore të realizuara në periudhën 2015-2020.
Përveç koncerteve të shumtë, kam marrë pjesë gjithashtu në shumë Masterclasse ndër vite:

  • në vitin 2020, Kleioeda Piano masterclasses Online edition- Gintaras Januševičius;
  • në vitin 2017, The 40th International Piano Master Course in Duszniki-Zdroj, Poloni;
    në vitin 2018 me Fausto di Cesare etj.
    Kam marrë pjesë në shkëmbimet Erasmus + për dy semestra (shtator – shkurt 2017-2018 dhe shtator – shkurt 2019-2020) në Real Conservatorio de Musica “Victoria Eugenia” në Granada të Spanjës.
    Në vitin 2015 u përzgjodha nga Bashkia e Tiranës si një nga nxënëset më të mira të qytetit.
    Në vitin 2019, në kuadër të trajtimit të ekselencës, u punësova në Ministrinë e Kulturës.
    Në korrik 2020 përfundova studimet e masterit për Piano dhe mësuesi në Universitetin e Arteve, Tiranë.
    Aktualisht punoj në katedrën e Kantos të Universitetit të Arteve si pianiste.

BurimiFacebook