Home

Lajme

Perparim Rama, nga Gollaku i Prishtinës!

No Comments Aktualitet Lajme

CV-ja e arkitektit Përparim Rama
𝗘𝗺𝗿𝗶: Përparim Rama BA (Hons) DipArch, MSc (Distinction)
𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢: Master në Arkitekturë
𝐏𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚: Drejtor – 4M GROUP
𝐃𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬: 20/01/1976
𝐍𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢: Kosovar / Britanez
𝐆𝐣𝐮𝐡𝐞𝐭: Shqipe, Angleze, Serbo/Kroate
𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞
𝐑𝐈𝐁𝐀 – Associate Member (Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik ) 2003
𝐒𝐌𝐀𝐑𝐓𝐥𝐚𝐛 – Mbikëqyrës – Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007
𝐂𝐄𝐂𝐀- Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003
MSc Master i dalluar
Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë
(University of East London) 2003
DipArch (University of East London)
Shkolla e Arkitekturës
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03
BA (Hons) SBU London South Bank University
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98
Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama eshte përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.
Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai poashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit per zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi”në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.
Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ.

Burimi/Facebook