Home

Lajme

Qibrije Hoxha – 32 vite më parë në Kosovë me 2 janar 1990 nisi iniciativa e pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën .

No Comments Argëtim Histori

Pajtimi i gjaqeve nismë kombëtare dhe humanitare, që iu parapriu proceve demokratike në këtë pjesë të Europës komuniste.
Pajtimi i shqiptarëve nxorri në pah veprimet e pavullnetshme të imponuara të përcarjes dhe iu hapi udhë kthimit të vlerave demokratike të shqiptarëve historikisht të përcaktuar kah perëndimi.
Zgjatja e dorës së pajtimit, lotët në sy, përqafimet e të hasmuarve, ishin tejkalim i vehtes për hir të Kosovës, për hir të lirisë, për hir të lumturisë së munguar ndër breza.
Puna e madhe e veprimtarëve në krye me Anton Çettën, të prirë nga iniciativa e një grupi studentësh, u shëndrua në lëvizje gjithpopullore dhe trasoi rrugëtimin e gjatë por të pakthyeshëm të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Pajtimi i gjaqeve krijoi vullkanin e pandalshëm të dëshirës të secilit shqiptar, për të dhënë gjithcka për Lirinë e Kosovës, me orjentim kah bota perëndimore demokratike.
Qoftë përherë në kujtimet e brezave të ardhshëm PAJTIMI I GJAQEVE në krye me plakun e urtë Anton Çetta!

Burimi/Facebook/Lidhja Demokratike e Kosovës Dega Suedi