Home

Lajme

Skender Lazaj – ATDHEU

No Comments Argëtim Letersi

Atdheu nuk është veç ai dheu i rrethuar
ku thjeshtë shtrihen dimesionet gjeografike
Atdheu, është dora e nënës ku t’ka ledhatuar
është Babai, me përqafimet idilike .

Atdheu është cicërima që zgjojnë mëgjeset
janë zogjtë që tejmbushin kurorën e plepit
vendi që të pranon prapësitë dhe veset
dhe ninulla e parë, kënduar djepit .

Atdheu, është ëndërra ime e kahershme
të rikthehem dhe njëher tjetër fëmijë
Pastaj, krejt ta mbuloj me buzëqeshje
dhe Ai, Atdheu im, porsi diell të ndrijë .

Burimi/Facebook/Djeåi poetik/ Skender Lazaj