- PЁR JETЁN
Mos i numëro ditët e jetës!
Do të të mungojnë
ato të vërtetat…
Jetoni bashkë!
Një dru, fiket në furrë.
Dy, ndizen dhe jashtë…
Jeto pa stres!
Çdo gjë që lind normale,
normalisht, vdes…
- PЁR RRUGЁN
Ndiq udhën tënde!
Nëse mendon të rikthehesh,
mos harro, të lësh shenja…
Mos ki frikë!
Rrugën, macja e zezë, mund të ta presë.
Bëj pak durim, sa të ikë…
Bëj kujdes!
Ndoshta, të takon të hapësh rrugë të re.
Bëje të mire, të të ndjekin njerëz…
- PЁR DASHURINЁ
Mos i mungo puthjet!
Janë tela korenti,
në lidhje të shkurtër…
Duaje shtratin e përnatëshëm!
Eshtë e vetmja shtrojë,
ku t´bien brinjtë rehatshëm…
Mos e harro dritaren hapur!
Në mos dalësh ti,
dikush futet natën…
Burimi/Facebook